Kura natyrale efektive për të trajtuar problemet lidhur me tretjen

A vuani nga fryrja e stomakut? Ndjeni të turpëruar nga gazrat e padëshirueshëm që shpesh ju turpërojnë kur jeni me miqtë? Epo shumë njerëz vuajnë nga problemet me tretjen. Por lajmi i mirë është që ekzistojnë disa mënyra dhe këshilla të thjeshta për t’i trajtuar. Janë një numër i konsiderueshëm i kurave natyrale për çrregullimet e tretjes. Dhe nëse jeni të interesuar, hidhini një sy!
1. Caji i kamomilit
Një nga kurat natyrale më efektive për fryrjen dhe gazrat është caji i kamomilit. Ky caj herbal është njohur me veti antispasmadike dhe antiinflamatore që qetësojnë stomakun tuaj. Caji i kamomilit gjithashtu njihet për efektet e tij në forma të rënda të gastroenteritit si dhe qëtësues për djegiet e zemrës.
2. Uthulla e mollës
Uthulla e mollës njihet si agjent tretës. Eshtë tepër efektive në problemet me stomakun, dhe siguron lehtësim të menjëhershëm. Ju mund ta zvëndësoni dhe me uthull normale.
3. Xhinxheri
Xhinxheri gëzon sukses të madh si një lehtësues për problemet me gazrat. Vetitë e xhinxherit mund të përdoren për të qetësuar stomakun e acaruar. Xhinxheri gjithashtu qetëson muskujt gastrointestinal, dhe parandalon fryrjen apo gazrat. Rekomandohet përdorimi i xhinxherit për të trajtuar dispepsinë apo kolikun. Xhinxheri gjithashtu njihet si kurë efektive për bakteriet e diarresë apo infeksione të tjera bakteriale të stomakut.
4. Koriandër
Koriandra është e përdorur gjerësisht dhe e pëlqyer nga shumë njerëz . Koriandra ka veti që ndihmon për të kuruar simptomat që lindin të problemeve me tretjen. Ndihmon në qetësimin e stomakut dhe lehtësim nga inflamacioni dhe ndjesitë djegëse të shkaktuara nga gazrat apo të tjera. Konsideroni alternativën e shtimit të farave të pjekura të koriandrës në një gotë dhallë ose një lugë caji gjetheje koriandër të tharë në ujë të nxehtë.
5. Kungulli
Kungulli është një nga ndihmat më të mira për gazrat e brendshëm dhe fryrjen. Përmban shumë antioksidantë që ndihmojnë në lehtësimin e dhimbjes dhe heqin qafe efektet e gazrave. Kungulli është i pasur në shumë nutrient si vitamina A, fibra dhe kalium, të cilët njihen në reduktimin e problemeve me tretjen. Konsiderojeni si alternative të shtoni pak kungull në vaktet gjatë ditës për të pasur një tretje më të qetë e më të lehtë. Ju mund ta zieni ose ta gatuani në cdo recetë tuajën.
6. Hudhra
Konsumimi i hudhrës është një kurë natyrale efektive në problemet me tretjen. Hudhra ka kaq shumë veti. Eshtë një antibiotik natyral dhe ka një sërë vetish antiinflamatore. Era e athët e hudhrave ndihmon në lehtësimin nga gazrat e padëshirueshme të stomakut dhe djegiet e zemrës.
7.Mentja
Mentja është plot me vaj mentol, një anti-spasmodik që ndihmon në qetësimin e muskujve të traktit tretës. Kjo ndihmon në reduktimin e numrit të spazmave nga të cilat vuani në traktin gastrointestinal, fshikëzën e tëmthit dhe kanalet biliare. Mentja përmban kaq shumë përbërje që ndihmon të kaloni ushqimin shpejt dhe me lehtësi. Gjithashtu ju ndihmon dhe në reduktimin e gazrave të padëshirueshëm.
8. Fara kopre
Farat e koprës janë një nga përbërësit më efektivë në trajtimin e problemeve të tretjes. Ato mund të ndihmojnë në lehtësimin e fryrjes dhe dhimbjes spazmodike në stomak. Ato janë analgjezikë natyralë, diuretikë dhe gjithashtu zotërojnë karakteristika antimikrobale dhe karminative.
9. Fara Qimnoni
Farat e qimnonit zakonisht kanë efekte anti-spazmodike. Farat e qimnonit gjithashtu rrisin vetitë karminative dhe antimikrobale. Ato përmbajnë dy përbërje kimike të rëndësishme si karvol dhe karvene, i cili ndihmon në zbutjen e muskujve të traktit tretës dhe cojnë në eliminimin e gazrave të padëshirueshëm.
10. Piper i zi
Piper i zi rrit rrjedhjen e lëngut gastrik dhe ndihmon në tretjen. Ju mund ta kosumoni të freskët me pak dhallë ose të bëni një përzierje të piperit të zi, pluhurit të xhinxherit, farave të koriandrës dhe gjetheve të mentes për të bërë një kurë natyrale efektive në kushte shtëpie.