Ushqimet dimerore


Tashmë dimri duket se ka trokitur në shtëpitë tona. Me ardhjen e tij një pjesë e madhe llojnë të struken në shtëpi, diku pranë një vatre me zjarr bubulak, pranë televizionit duke shikuar me shumë lma e emisione e duke braktisur aktivitetet zike, shëtitjet në ajër të pastër. Tani trupit tonë i nevojitet pak më shumë energji për të përballuar këto ditë të ftohta. Ndryshimi duket që tek sasia e rrobave që veshim. Por për të përballuar ditët e zymta gri, hapi i parë që do të duhej të bënim do të ishte kthimi drejt një përzgjedhje të mirë ushqimore, e cila do të na bënte të ndiheshim të sigurtë ndaj virozave të stinëve, gjendjeve gripale, të ftohtit dhe pse jo të për tonim bene tet e mrekullueshme të ushqimeve dimërore. Po cilat jane ushqimet e preferuara që do të duhej ti kishim prezent në këto ditë të ftohta ku termometri do të tregojë shifrat nën 0 ° Celcius. Ligji i natyres na çon drejt përzgjedhjes të frutave e perimeve të stinës, ato që na japin sasinë e duhur të vitaminave, mineraleve, kripërave, proteinave, yndyrave dhe karbohidrateve të nevojshme për të përballuar më së miri këto temperatura të ftohta. E ndër perimet jemi me fat që në këtë stinë kemi pafund shumë lloje lakrash (jeshile, të kuqe, lakra brukseli), rrepat, brokoli, lulelakër, patatet e ëmbla, të gjitha llojet e fasuleve (të zakonshmet, kafe, të zeza, të kuqe,të medha), bizelet, mashurkat e bishtajat, qepët e hudhrat. Mjafton të hash vetëm një masë të mjaftueshme lakre dhe me të ke marrë rreth 22 kalori. Lakra përmban përbërës të cilët stimulojnë prodhimin e enzimave në organizëm, të cilat realizojnë prodhimin e radikaleve të lira dhe reduktojnë rrezikun e kancerit. Rrepat janë shumë ushqyese dhe vitaminoze, pothuajse më tepër se çdo perime tjetër. Veçanërisht e shijshme është pjesa afër me lëkurën mbuluese të rrepës. Efektet e rrepës janë të ngjashme me ato të spinaqit dhe të dyja këto bimë janë të nevojshme e të dobishme për organizmin. Rrepat përmbajnë folat dhe batainë, dy lëndë ushqyese të cilat ndihmojnë në ruajtjen e nivelit të gjakut, rindërtojnë arteriet e dëmtuara, zvogëlojnë rrezikun për sëmundjet e zemrës etj. Vetitë e qepës, hudhrës, qepëve të njoma dhe preshit, njiheshin që në kohën e Hipokratit, për efektet kundër sëmundjeve të kancerit të stomakut, të kancerit të zorrës së trashë, sëmundjet e zemrës etj. Në mjekësinë popullore përdoret qepa e shtypur ose për kollën, e zier me sheqer etj. Hudhra ka veti antibakteriele dhe ndihmon në qarkullimin e pastrimin gjakut. Ekziston një legjendë urbane mbi qepën ku në vitin 1919 kur gripi i kushtoi jeten 40 milion personave në mbarë boten. Një mjek vizitonte çdo ditë fshatrat dhe fermat në përpjekje për të ndihmuar njerëzit të luftonin sëmundjen. Shumë fermerë dhe familjet e tyre ishin prekur nga gripi dhe kishin vdekur. Një ditë mjeku vizitoi një familje dhe për çudinë e tij, të gjithë familjarët ishin të shëndetshëm. Kur doktori pyeti se cfarë bente ndryshe kjo familje, gruaja e fermerit u pergjigj se kishte vënë nga një gjysëm qepë të qëruar në pjatë në secilën dhomë të shtëpise (zakonisht dy dhoma në atë kohë). Doktori nuk mund ta besonte këtë dhe i kërkoi gruas nëse mund ta merrte njërën nga qepët për ta parë në mikroskop. Ajo i dha njërën nga qepët dhe pas vëzhgimeve në mikroskop, doktori gjeti virusin e gripit në qepë. Qepa i tërhiqte bakteret, duke ruajtur në këtë mënyrë shëndetin e familjes. Qepa është e pasur me kripëra minerale dhe oligo-elemente. Duke u kombinuar edhe me substancat që ndodhen ne organizëm ajo stimulon një mbrojtje natyrale. Kundër rrufës: kokrrat e qepës se njome Allium cepa përdoret për infeksionet e ndryshme të rrugëve të frymëmarrjes. Fasulet – Duke ngrënë 4 herë në javë nga një 1 kupe fasule ulet rreziku I sëmundjeve të zemës me 22%. I njëjti zakon mund të uli rrezikun e kancerit te gjirit.Sa më e errët ngjyra e fasuleve aq më shumë antioksidantë përmban. Lëvoret e fasuleve të kuqe dhe të zeza përmbajnë 40 herë më shumë antioksidante se lëvoret e fasuleve të bardha. Fasulet ofrojnë 1⁄4 e nevojave ditore me proteina në një kupë. Tek frutat kemi mundësi të zgjedhim ndërmjet
shegëve, hurmave, mollëve, agrumeve (në veçanti ato në ngjyrë të kuqe), gështenjave, arrave dhe frutave të thata. Shega, një nga frutat më të shijshme këshillohet që të jetë pjesë e dietës sonë gjatë stinës së dimrit . Fakti që ky frut maturohet plotësisht në llim të vjeshtës dhe vazhdon të korret deri në llim të janarit, na bind edhe më tepër se përmban vlera ushqyese dhe kuruese të jashtëzakonshme. Që nga koha e Hipokratit, terapeutistë përdornin lëkurën, gjethet dhe farat e saj për diarrenë, dizanterinë kronike dhe plagët. Farat e pabëra përdoren për temperaturën, ndërsa të pjekurat për kollën. Kleopatra përdorte lëngun e saj në fytyrë, në okë dhe në thonj. Lëngu i shegës rrit prodhimin e rruazave të kuqe të gjakut, lehtëson nga temperatura dhe zvogëlon ngarkesën kardiake që vëzhgohet kur dikush është i sëmurë me grip. Ajo është ideale të përdoret kur fëmijët e vegjël shfaqin kollë dhe temperaturë. Përmban një sasi të madhe toestrogjenesh (estrogjene bimore) dhe avonoide, që kanë ndikim mbrojtës në lëkurë, okë dhe thonj. Shega parandalon infarktin dhe sëmundje të tjera në zemër, pasi është i pasur me antioksidues të shumtë. Lëngu i saj mund të mbrojë nga infeksionet bakteriale, tumoret e lëkurës, bënë parandalimin dhe ngadalësimin e përhapjes së kancerit në mushkri, kancerit në prostatë, kancerit në gji, diabeti, osteoporoza, etj. Përmban lëndë antioksiduese që kontrollojnë tensionin arterial dhe ulin nivelet e kolesterolit. Shega e pjekur është e nxehtë dhe e lagësht, i ndihmon fytit, mushkërive dhe bronkeve, vepron si lehtësues dhe qetësues i kollës dhe është i mirë për vrerin. Si laksativ i lehtë, pengon kalbëzimin në lukth dhe është më e fuqishmja në mesin e kategorive të ngjashme të ushqimit si burim me vlera të shumta të substancave për tërë trupin. Shega tretet në lukth dhe thithet shpejt për shkak të temperamentit të saj të jashtë zakonshëm dhe të lehtë, e nxeh lukthin ngadalë, i nxjerr jashtë gazrat , megjithatë shega nuk duhet të konsumohet kur njeriu ka temperaturë. Lëngu i shegës shuan etjen, rrit oreksin dhe i jep freski mendimit të njeriut për shkak të efektit pozitiv në sistemin nervor. Gjithashtu përdoret me sukses për heqjen e njollave dhe rrudhave të fytyrës. Lëngu i shegës ka tre herë nivelin më të lartë të antioksidantëve se të rrushit të zi, çajit jeshil dhe se vena e kuqe. Përmban një sasi të lartë të përbërësve bioaktivë, avonoide; anthocyane, thartirën phenol; polyphenole; të cilat kanë shumë rëndësi në rregullimin, ripërtrirjen dhe zhvillimin e qelizave. Është edhe shumë e pasur me kalium, potas,hekur dhe Vitaminat A,C dhe E. Hurmat përmbajnë sheqer, yndyrë dhe proteina, gjithashtu edhe vitamina të rëndësishme. Hurmat janë mbrojtës nga kanceri abdominal. Ato përmbajnë yndyrë, kalcium, sulfur, hekur, kalium, fosfor, mangan, bakër dhe magnezium. Një hurmë është minimumi i një dietë të shëndoshë. Arësyeja kryesore pse njerëzit kanë uri është mungesa e sheqerit në gjak e jo barku i zbrazët, sic mendohet. Kur trupi merr ushqim esencial prej disa hurmave, ndjenja e urisë bëhet e pandjeshme. Hurmat përmbajnë stimulues që fuqizojne muskujt e uterusit në muajin e fundit të shtatëzanisë. Kjo ndihmon në zgjerimin e uteruesit. Ato janë ushqimi më i mirë për lehonat dhe ato që janë duke u dhënë gji fëmijëve. Hurmat përmbajnë elemente që asistojnë në lehtësimin e depresionit te nënat dhe pasurojnë qumështin e nënës me të gjitha elementet e nevojshme për t’a bërë fëmijën të shëndoshë dhe rezistent ndaj sëmundjeve. Hurmat janë ushqim ideal që tretet lehtë, dhe brenda gjysmë ore pas ngrënies së tyre trupi i lodhur rigjenerohet dhe rimerr fuqinë. Hurmat janë të pasura me kalcium dhe për këtë ndihmojnë në formimin e eshtrave. Hurmat janë gjithashtu të rëndësishme në mbajtjen e shëndetit të syve. Hurmat janë stimulimi më i mirë për muskuj.Ngrënia e hurmave në mëngjes, me stomak bosh, mbyt parazitet e zorrëve, sepse hurmat kane veti antidotë (kundërhelmuese) dhe nëse perdoren rregullisht, ato ku zojnë dhe dobësojnë mundësinë e zhvillimit të larvave të parazitëve në aparatin tretës. Nga drithërat me patjetër duhet të këmbëngulim
gjithmonë në përzgjedhjen e drithërave integrale ( grurë integral, thekër, elb, tërshërë, misër). Gruri integral rrit imunitetin, përshpejton rritjen dhe zhvillimin e organizmit, është e kas kundër lodhjes, rregullon tretjen, shëron alergjinë, si dhe është i dobishëm te sëmundjet e zemrës. Ai përmban 70% proteina kurse sasia e yndyrave dhe karbohidrateve është simbolike. Tretet lehtë dhe asimilohet shpejt. ekra me shekuj ka garuar me grurin në prodhimin e bukës edhe pse sot gruri është dominues. ekra përmban 74% karbohidrate, 9,3% proteina dhe 1,8% yndyrë. Përmban edhe vitaminë B. Buka e thekrës preferohet të përdoret kundër diabetit, anemisë, te kapsllëku, si dhe për përmirësimin e sistemit nervor. Elbi shpesh eshte konsideruar si ushqimi i të varfërve. Elbi është më i shëndetshëm se gruri, sepse ka veti të mëdha shëruese. Elbi përmban 73,4% karbohidrate, 11% proteina dhe 1,8% yndyrë, por është i pasur edhe me minerale dhe vitamina. Elbi ulë kolesterolin, forcon organizmin, është e kas kundër plakjes, kundër sëmundjeve të enëve të gjakut, reumatizmes, kolles. Tërshëra për shkak të përmbajtjes së pasur me minerale dhe vitamina, tërshëra më shumë mund të konsiderohet ilaç, sesa ushqim. Përmban më shumë se 20 aminoacide esenciale. Tërshëra pastron gjakun, është i dobishëm kundër sëmundjes së sheqerit, i bën mirë mëlçisë, vezorëve, mitrës. Është e kas kundër kariesit. Misri ka prejardhjen nga Meksika. Kokrra e misrit është e pasur me karbohidrate, amidon, sheqer dhe proteina. Misri përmban shumë vitamina dhe minerale. Misri ul tensionin e lartë të gjakut, është i dobishëm te sëmundjet e enëve të gjakut, kundër diabetit, largon gurin në veshkë, është i dobishëm kundër rakitit, dhembjes së shpinës, sëmundjeve të mushkërive etj. Kësaj stine të ftohtë i mungojnë shumë dhe ditët me diell. Nga rrezet e diellit kockave tona u nevojitet vitamina D, ndaj për ata që kanë një de cencë të kësaj vitamine këshillojmë të gjithë burimet ushqimore që përmbajne këtë vitamine. Salmoni, sardelet, peshku ton apo qumeshti dhe nënproduktet e tij janë një burim i shkelqyer i kësaj vitamine. Po alkoli?! A është e vërtetë që me pije alkolike mund të luftojmë të ftohtin?! Kur temperaturat bien nën zero, më mirë se pijet alkolike si vodka ,ferneti, uiski, konjaku apo rumi preferohet vera brulë e cila perftohet nga zierja e verës të kuqe me rrënjë kara li , pak kanellë, lekure protokalli dhe një majë luge sheqer . Alkoli ka kalori të tepërta por boshe( vlerat ushqimore janë zero). Perpiquni sa më shumë të shmangni lëngjet e frutave të konservuara pasi ato përmbajnë sheqer të shtuar,aromatizues dhe konservante. Preferoni lëngjet e frutave sidomos ato të agrumeve. Një tjetër pije e mrekullueshme është çaji jeshil i cili ka efekte mjaft pozitive në zemër, kocka, lëkurë apo në shëndet në përgjithësi. I servirur me pak mjaltë e limon shton edhe më shumë fuqitë antioksiduese,qetëson kollen dhe zbut sekrecionet. Falë polifenoleve çaji jeshil është një thesar për shëndetin dhe gjithë organizmin. Nga “fuqitë” kundër plakjes deri te funksioni mbrojtës kundër stresit, deri tek efektet antidepresive dhe antidemencës, arrin të reduktojë nivelet e kolesterolit të pranishëm në gjak. Falë pranisë së një polifenoli të veçantë me fuqi të lartë antioksiduese, ngadalëson shtimin në peshë me 45%. Efektet pozitive të çajit jeshil dy shohen: nga njëra anë, ai është në gjendje të reduktojë përthithjen e yndyrave, nga ana tjetër përmirëson kapacitetin e organizmit të përdorë rezervat e grumbulluara. Falë veprimit për të shkatërruar radikalet e lira, katekina, një klasë e veçantë polifenolesh e pranishme te çaji jeshil, i mbron sytë nga stresi i qelizave dhe nga rreziku për të zhvilluar patologji edhe shumë të rënda si glaukoma.Këta antioksidantë natyralë përthithen nga retina dhe inde të tjera të syrit, duke i mbrojtur për më shumë se 20 orë nga stresi oksidues. Mjaftojnë 3 lxhanë në ditë per te funksionuar efektit antidepresiv tek personat me moshë të madhe. Merita është e teninës, një aminoacid që favorizon efektin qetësues. Çaji jeshil favorizon rritjen kockore deri në 80%, duke parandaluar osteoporozën dhe frakturat. Merita edhe këtu i takon epigalokatekinës (ECG), një nga polifenolet e pranishme në të. Çaji jeshil është në gjendje të përmirësojë elasticitetin e mureve të artereve, duke kontribuuar në një mirëfunksionim më të madh të aparatit kardioqarkullues. Konsumi i çajit pengon akumulimin e kolagjenit në mëlçi, duke ndaluar zhvillim e kësaj patologjie. Dy substanca të nxjerra nga çaji jeshil janë në gjendje të shkatërrojnë në tru akumulimet e proteinës amiloide, përgjegjëse për ngushtimin e enëve të gjakut dhe degradimin cerebral tipik për sëmundje të tilla si Alzheimer apo Parkinson. Kur çaji jeshil shoqerohet me mjalte e limon , vitamina C dhe sakarozi rrisin tre sh kapacitetin organizmit për të thithur polifenolet. Çaji i sherebelës është një bimë, që shërben jo vetëm për qetësim apo për kurimin e disa sëmundjes, por shumë lehtë ajo mund të ulë edhe temperaturën e lartë. Çaji i përgatitur nga bima e sherbelës mund të pihet çdo mëngjes esëll dhe në mbrëmje vonë. Këshillohet të pihet dy gota prej këtij çaji. Ekstrakti i tuar nga gjethet e sherebelës u jep një ndihmesë të madhe të sëmurëve, që vuajnë nga turberkulozi. Në gjethet e bimës ndodhet një toncid aktiv, që lufon këtë sëmundje të rrezikshme. Mjekët rekomandojnë pirjen e tre gotave çaji të sherebelës çdo ditë të ëmbëlsuar me mjaltë, pasi ndihmon në lehtësimin e sëmundjes. Gjithashtu, bima sjell rezultate mjaft të mira edhe në sëmundjet, që mund të prekin mëlçinë e zezë dhe tëmthin. Mëlçia është organi qendror i gjithë metabolizmit dhe gjendra më e madhe e trupit. Detyrat më të rëndësishme të saj janë prodhimi i proteinave të rëndësishme për jetën dhe përpunimin e pjesëve përbërëse të ushqimit. Në mëlçi bëhet prodhimi i lëngut të tëmthit, tretja dhe eliminimi i produkteve të metabolizmit të trupit, si dhe e helmeve. Kjo është dhe arsyeja përse funksionimi sa më mirë i saj është shumë i rëndësishëm. Për parandalimin dhe qetësimin e sëmundjeve të mëlçisë mjekët këshillojnë të pihet 3 herë gota në ditë çaj sherebele Dhe ëmbëlsira për fund.Cokollata e zezë mrekullia që na lejohet ta konsumojmë në sasira të vogla. Sekreti qëndron tek kakao që gjithashtu është burimi i shijës së ëmbël të saj. E mbushur me avonoide dhe theobromine, kjo bimë është armiku i disa sëmundjeve. Gjej çokollatë të shëndetshme me 70% kakao. Ju arrini dobitë shëndetësore vetëm duke ngrënë sasi të vogla por për shkak të sasisë së lartë me yndyrë dhe sheqer, ku zo sasinë e konsumit në vetëm 200 gram apo 4 çokollata të zeza në javë.
DIETA DIMERORE
Përzgjedhjet për mëngjesin 250 ml qumësht ose kos me 2 lugë tërshërë 250 ml qumësht ose kos me corn akes 250 ml qumësht ose kos me muesli (fruta të thata,farëra, susam,rrush i thatë) 1 fetë bukë e zezë me 1 kokërr vezë dhe 30 gr djath të bardhë 250 ml qumësht dhe 1 banane të vogël 250 ml lëng portokalli e karrote Paradite 1 frut i stinës : shege,molle,banane, luleshtrydhe, mango,avokado, ose 1 grusht fruta te thata Përzgjedhjet për drekën 120 gr mish pule, 1 kupë oriz integral ,1 lugë vaj ulliri, 1 brusketë me hudhër e domate, sallatë jeshile. 120 gr mish viçi,1 racion bizele me karrota, sallatë domatesh me 30 gr djathë të bardhë. 150 gr salmon ose sardele, pure patatesh, sallatë jeshile, 1 fetë bukë të zezë 1 racion fasule ose thjerëza,1 fetë bukë e zezë, sallatë me spinaq të zier 1 racion mashurka ose lakër, 60 gr djathë, sallatë me patate të zier, 1 lugë vaj ulliri 150 gr peshk ose sardele, perime te pjekura, sallatë jeshile, 1 fetë bukë të zezë 120 gr pasta me salcë domatesh,sallatë mikse, 1 brusketë Pasditja 250 ml lëng portokalli e karrote 1 frut i stinës Përzgjedhjet për darkën 1 omletë me zarzavate, 200 ml kos,1 fetë bukë e zezë,sallatë mikse 60 gr peshk ton, sallatë me fasule të kuqe,misra,karrota të ziera, pomodorini,1 fetë bukë e zezë Supë perimesh , sallatë jeshile Burani me spinaq ose lakër e bardhë,speca të freskët,ullinj e borzilok, 200 ml kos Sallatë me mashurka të ziera, domate ,ullinj dhe 40 gr gjizë Vezë e zier, sallatë me spinaq të zier dhe karrota 1 spec i mbushur ,200 ml kos