Sëmundja celiake: një laborator i humbjes së peshës

Crregullimi i vetëm shkencërisht i bindshëm e aksionit të grurit është sëmundja celiake. Celiakët duhet që të eleminojnë grurin nga regjimi i tyre ushqimor, përveç nëse duan që përjetojnë të gjitha efektet e këqija të kësaj sëmundjeje. Çfarë mund të na mësojë eksperienca e tyre në lidhje me pasojat e eleminimit të grurit nga tavolina? Efektivisht, studimet klinike e kryera mbi celiakët që kanë qënë detyruar për të eleminuar të gjitha produktet që përmbajnë glutinë, kanë informacione shumë të mira në lidhje me humbjen e peshës. Fakti që mjekët e diagnostikojnë shumë rrallë celiakinë, është e lidhur me faktin që ky çrregullim shfaqet shpesh me simptoma të pazakonshme (përshembull, lodhje ose migrenë, pa shenja të simptomave të zorrëve), duke sjellë që mesatarisht kjo sëmundje të diagnostikohet njëmbëdhjetë vite pas zhdukjes së simptomave të para. Celiakët munden të zhvillojnë një sërë simptomash të kequshqyerit, që kanë ardhur nga fakti që në momentin e diagnozës, absorbimi i ushqyesve mund të jetë seriozisht në kompromis. Kjo vlen kryesisht për fëmijët që vuajnë nga sëmundja celiake, shpesh nën peshë dhe më pak të zhvilluar për moshën e tyre. Disa celiakë bëhen më të dobët më përpara sesa sëmundja të diagnostikohet. Një studim i Universitetit të Kolumbisë mbi 369 persona me probleme të sëmundjes celiake, zbuloi që 64 pacientë (17,3 përqind ose një përqindje më e lartë) kishin një indeks të masës trupore shumë të ulët: 18,5 ose më pak. (Një BMI 18.5 ose më pak. (një BMI prej 18.5, në një grua të gjatë nje metër e 65 është e barabartë me një peshë prej 48 kile, ndërkohë që në një mashkull që është 1 metër e 80 është e barabartë me një peshë 60 kile). Pas disa viteve me probleme të lidhura me absorbimin e ushqyesve dhe të kalorive, kohët e fundit e përkeqësuar nga diarre të herë pas hershme, celiakët janë shpesh në peshë dhe të kequshqyer, dhe përpiqen shumë që të mos marrin peshë tjetër. Zhdukja e glutinës së grurit eleminon nga organizmi i tyre agjentët që shkatërrojnë muret e zorrës. Dhe në momentin që muret e zorrëve janë rigjeneruar, absorbimi i vitaminave, mineraleve dhe kalorive fillon që të përmirësohet dhe pesha, fal një ushqimi më të mirë fillon që të rritet. Këto studime dokumentojnë, që, vihet re një rritje e peshës në momentin që gruri është hequr nga ushqimi i celiakëve nënpeshë dhe të kequshqyer. Për këtë motiv, sëmundja celiake është parë tradicionalisht si një problem që godet fëmijët dhe të rriturit. Gjithsesi, disa ekspert të sektorit kanë observuar që, në tridhjetë – dyzetë vitet e fundit, pacientëve të rinj, që ju është diagnostikuar kjo sëmundje, ishin shpesh mbipeshë, për të mos thënë obez. Një investigim i fundit tek pacienët tek të cilët është diagnostikuar kjo sëmundje në dhjetë vitet e fundit tregon që 39 përqind e tyre ishin mbipeshë (duke përfshirë BMI ndërmjet 25 dhe 29.9), ndërkohë që 13 përqind ishte zëvendësuar nga persona obez (BMI e barabartë ose më e madhe se 30). Nga kjo u zbulua që gjysma e pacientëve që u diagnostikuar me sëmundjen celiake ishin mbipeshë ose obez. Nëse përqëndrohemi vetëm tek personat që janë mbipeshë, që nuk shfaqin, probleme serioze të kequshqyerjes në momentin e diganozës, celiakët në të vërtetë humbasin shumë peshë kur ndalojnë konsumimin e grurit. Një studim i kryer nga Klinika Mayo ka ndjekur 215 pacient celiakë që kishin ndaluar së konsumuari ushqime që përmbajnë glutinë dhe që kanë të regjistruar ndërmjet obezëve një rënie mesatare prej 12.5 kile, vetëm për gjashtë muaj. Në studimin e Universitetit të Kolumbisë, të cituar më sipër, eleminimi i grurit në rreth një vit kishte përgjysmuar numrin e obezëve, ndërkohë që gjysma tjetër e pacientëve ishin mbipeshë (BMI ndërmjet 25 dhe 29.9) dhe kishte humbur rreth 12 kile. Doktor Peter Green, gastroenterology dhe professor I klinikës mjekësore që koordinonte studimin, konfirmoi që ky fenomen “nuk ishte i qartë nëse i detyrohej reduktimit të kalorive ose ndryshimeve të tjera në dietë”. Pas së gjithave, ajo që kemi thënë deri tani, juve ju duket e qartë apo jo, që ajo humbje e çuditshme e peshës vinte prej faktit që nuk duheshin konsumuar më produkte që përmbajnë grurë. Observime klinike analoge kanë qënë kryer tek fëmijët. Fëmijët celiakë që eleminojnë glutinën e grurit fitojnë një masë muskulare dhe marrin një zhvillim normal, por kanë edhe një masë yndyrore më të vogël në krahasim me fëmijët jo celiakë (duhet marrë në konsideratë edhe nga fakti që është më e vështirë për të monitoruar peshën e fëmijëve, në momentin që ato janë në rritje). Një studim tjetër ka treguar që 50 përqind e fëmijëve obezë celiakë kanë një BMI normale në momentin që largojnë konsumimin e glutinës. Fakti i çuditshëm i kësaj historie është që, përtej eleminimit të glutinës, dieta e celiakëve nuk vuan kufizime të tjera. Pacientët nuk i nënshtrohen programeve specifike për humbjen e peshës por kufizohen në konsumimin e grurit dhe glutinës. Ata nuk e kontrollojnë raportin kalorik, por kufizojnë porcionet, nuk praktikojnë aktivitet fizik dhe nuk bëjnë asgjë tjetër për të humbur peshë: vetëm kufizim të grurit. Nuk janë të parashikuara as edhe kufizime në lidhje me konsumimin e karbohidrateve ose të yndyrnave. Kjo nënkupton që celiakët konsumojnë edhe ushqime – bukë, ëmbëlsira, biskota pa glutinë – që normalisht provokojnë një rritje të peshës, ndonjëherë edhe të vazhdueshme. (Ashtu sikundër do të shohim edhe më tej, nëse duhet humbur peshë, është shumë e rëndësishme që të mos zëvendësohet një ushqim që të sjell fitim në peshë, përshembull gruri, me një sërë ushqimesh të tjera pa glutinë që të bëjnë që të shtosh peshë.) Në shumë dieta pa glutinë, inkurajohet që të mos konsumohen këto ushqime pa glutinë. Edhe pse këto përshkrime mund të mos jenë korrekte nga ana e këndvështrimit dietologjik, fakti qëndron: celiakët mbipeshë humbasin kile duke eleminuar glutinën e grurit. Kërkuesit që kanë kryer këto studime, edhe pse dyshojnë influencën e faktorëve të tjera, nuk kanë marrë kurrë në konsideratë eventualitetin që humbja e peshës mund të vijë nga fakti që pacientët kishin eleminuar një ushqim që shkakton një rritje të cuditshme të peshës: gruri. Është interesantë për të vënë re që këto pacient, në respekt ndaj personave që ndjekin një dietë pa kufizime ndaj glutinës, kanë një raport kalorik thelbësisht të ulët, edhe pse nuk ndjekin një regjim ushqimor hipokalorik: kaloritë totale të një ushqimi pa glutinë janë rreth 14 përqind në inferioritet në krahasim me një regjim ushqimor standart. Një studim tjetër ka zbuluar që celiakët e nënshtruar ndaj një diete plotësisht të kufizuar nga glutinë konsumojnë çdo ditë 418 kalori më pak në krahasim me celiakët që nuk i shikojnë rreptësisht. Për një person që konsumon 2500 kalori në ditë, nënkupton reduktimin e raportit kalorik në 16,7 përqind. Po ju lë që të gjeni efektin e këtij reduktimi kalorik që mund të ketë mbi peshën. Në konfirmim të këtyre zakoneve ushqimore, kërkuesit nga studimet e para i klasifikonin ushqimin e pacientëve celiakë si të “ç’ekuilibruar”. Meqënëse eleminimi i glutinës sillte kufizimin e ngrënies së makaronave, bukës ose picës, por lejonte për të ngrënë “ushqime natyrale të gabuara” (po, thuhej pikërisht kështu) siç është mishi, vezët dhe djathi. Në fjalë të tjera, kërkuesit kishin provuar efikasitetin e një ushqimi pa grurë, që redukton urinë dhe që bën për të konsumuar ushqime të tjera natyrale, pa dashur dhe madje edhe pa i vënë re. përshembull, në një sintezë të kohëve të fundit mbi sëmundjen celiake, shkruar nga dy autor ekspertë të lëndës, nuk gjëndet asnjë aluzion ndaj faktit që eleminimi i grurit sjell një humbje të peshës. Madje, edhe të dhënat e shprehin shumë qartë, aq të qartë sa edhe dita: nëse eleminohet gruri, humbet peshë. Kërkuesit që kanë kryer këto studime kanë si tendencë që, përveç, shikimit në humbjen e peshës që vjen nga një ushqim pa glutinë dhe pa grurë, një pasojë nga mungesat e ndryshme e ushqimeve të dietës së celiakëve përveç se të eleminimit të grurit. (ashtu sikundër do shohim edhe më tej, një ushqim pa grurë mund të jetë shumë e shumëllojshme: ekzistojnë shumë ushqime të mrekullueshme, përtej grurit). Nëse është për shkak të mungesës së esorfinës, të reduktimi të ciklit glukoz insulina që rrit urinë ose e ndonjë faktori tjetër, qëndron fakti që eleminimi i grurit shoqërohet me një reduktim kompleks të raportit kalorik ditor qëështë rreth 350 dhe 400 kalori (pa qënë e detyruar një kufizim kalorik, ose të yndyrnave ose të karbohidrateve ose të porcioneve). Nuk është e nevojshme për të ngrënë pjata më të vogla, nuk duhet ta përtypim më ngadalë, as nuk duhet të hamë shumë gjatë ditës. Mjafton që të ndalojmë grurin. Nuk ka asnjë motiv për të menduar që humbja e peshës e lidhur me eleminimin e grurit është një fenomen që ka të bëjë vetëm me celiakët. Është një fenomen që lidhet shumë me individët që kanë një ndjeshmëri specifike ndaj glutinës sesa për ato që nuk e kanë. Faktikisht, kur ndiqet një dietë pa grurë ndaj personave jo celiakë, observohet i njëjti rezultat: një humbje e vazhdueshme dhe e menjëhershme e peshës,e ngjashme me atë të observuar ndaj celiakëve obezë.
“Te jetosh pa grure” Anila Kalleshi