Dieta 28 ditore

http://waterloomilitaria.com/product/ww1-prussain-garde-picklehaube/?add-to-cart=3068 1'000 L

follow site  

Dieta 28 Ditore
Kjo dietë 28 ditore ju premton rezultat të shpejtë dhe të shkëlqyer. Në lidhje me peshën dhe metabolizmin tuaj fillestar, mund të parashikoni për të humbur nga 4 kilogram e gjysëm deri në 5 kilogram e gjysëm për një periudhë 31 ditore: natyrisht, sa më larg ndaj peshës tuaj ideale që të jeni, aq më shumë e qëndrueshme do të jetë rënia e peshës. Mos t’a mohojmë: kur fillohet një dietë, duam që të shohim menjëherë rezultatet si në lidhje me pamjen ashtu sikundër edhe me shëndetin e përgjithshëm. Kjo ndodh sepse shoqëria jonë është e lidhur me gjërat që arrihen shpejt: kur duam diçka e duam t’a arrijmë menjëherë. E njëjta gjë vlen edhe për humbjen e peshës; bëhemi të paduruar kur kilet nuk largohen aq shpejt sa për të kënaqur pritshmëritë tona, dhe atëherë është më e thjeshtë për të hequr dorë sesa për të vazhduar.
   Kjo dietë është pikërisht e programuar për rezultate të shpejta, jo sepse do të vdisni urie derisa të arrini peshën tuaj, por sepse ekuilibri i saj, i studiuar me kujdes në lidhje me ushqimin dhe ushtrimet fizike modifikon metabolizmin në atë mënyrë që trupi djeg rregullisht yndyrnat, ditë pas dite.
  Një e veçantë tjetër e rëndësishme: reduktimi i peshës verifikohet në ditën e 28, për t’u mos dekurajuar për mbarimin e ditëve të dietës. Gjithsesi nuk do të jeni pa rezultate, ashtu sikundër ndodh me pjesën më të madhe të dietave, sepse dieta 28 ditore mban trupin dhe metabolizmin në gjëndje alarmi. Unë, këtë gjëndje e quaj “konfuzion të trupit”, për çdo cikël 28 ditor, ndryshon llogaritja e kalorive dhe ndryshojnë ushqimet që konsumoni; duke ndryshuar këto element, i impononi trupit që të adaptohet dhe ka më pak mundësi që shigjeta e peshores të qëndrojë e palëvizshme. Me një përfitim të sigurtë: nuk do të mërziteni kurrë, dhe do të jetë shumë e kënaqshme të shihni rënien e kalorive. Kështu që, thojini konfuzionit mirë se erdhët.
   Në përfundim të 28 ditëve të para, do të kaloni në një cikël tjetër 28 ditor, më pas në një cikël të tretë që quhet cikli i mirëmbajtjes, në të cilën do të prezantoheni me llojshmërinë më të madhe të ushqimeve, edhe ato që janë të preferuara për ju por në termat e arsyes (nuk dua që të bëheni përsëri shumë të përfshirë përpara bufeve që “ ju pëlqejnë”).
  E di që tani se çfarë jeni duke menduar: a është e mundur për të humbur peshë menjëherë dhe pa dëme? Nëse bëhet në mënyrën e duhur, pa sakrifikuar të ushqyerit e mirë, përgjigjia është po. Pavarësisht asaj që është predikuar ndër vite, dietat dhe rëniet e menjëhershme të peshës mund të jenë të shëndetshme nëse planifikohen në mënyrën e duhur, dhe funksionojnë në mënyrën e duhur duke reduktuar kilet dhe centimetrat në pak ditë. Kërkimet e reja të fundit mbështesin faktin që sa më shpejt që të humbet pesha, aq më gjatë mbahet larg fitimi i saj: të gjithë ato që ndjekin një dietë kanë në këtë mënyrë një arsye të mirë për tu gëzuar. Nëse nuk ndiheni rehat me peshën tuaj ose keni shtuar 3 kg të bezdisshme gjatë një fundjave pushime ose duke ngrënë akullore, kjo dietë mund të ju vendosi në rrugën e duhur.
   Kështu, që dieta 28 ditore është impulsi juaj fillestar, që do të ju japë edhe një fillim të ri mendor. E gjithë vëmendja ime është e lidhur me ndihmën për të ju bërë më të dobët, dhe nuk do të keni më probleme për të veshur xhinset tuaja të ngushta ose fustanet me përmasa super të mëdha. Dieta do të ju bëjë më të dobët, më të shëndetshëm dhe më të formuar, dhe ju meshkujve më të dobët, të shëndetshëm dhe më muskuloz; nuk do të ju bëjë që të nxirrni gjak përgjatë rrugës që do të ju bëjë më të dobët, por do të ndiqni versione të ushtrimeve fizike. 
Shpesh lind pyetja nëse pjesa më e madhe e peshës që humb, mos ndoshta është e përbërë nga uji?
Po! Por kjo është gjithashtu diçka e mrekullueshme, sepse edhe uji është peshë. Mos i nënvlerësoni asnjëherë atë peshë ekstra që keni, duke menduar që vetëm uji peshon, ky është një veprim mbrojtës. Në vështrimin estetik, pesha e ujit mund të fshehi humbjen e yndyrnave dhe mund të jetë shumë frustuese, ndërkohë që nën vështrimin e shëndetit, mbajtja e lëngjeve mund të shkaktojë tendosje të zemrës. Kur trupi juaj mban ujin, kjo nënkupton që ka më shumë ujë në gjak. Zemra juaj duhet të punojë më shumë për të pompuar të gjithë atë volum ekstra. Në momentin që gjithë ajo peshë ekstra është larguar, në të njëjtën kohë do të largohet edhe fryrja. Ju do të filloni që të dukeni më të hollë, në tre ose katër ditë. Dhe shanset janë që do të ndiheni më të lehtë dhe më të motivuar për të parë se çfarë jeni duke ngrënë.
Por duhet të pranoni që nuk do të jetë një dietë kënaqësie; duhet të eleminoni ushqimet e shpejta dhe duhet të konsumoni rregullisht frutat, zarzavatet dhe mishin. Nuk do të ju bëjë pyetje që të kuptoj se përse jeni mbipeshë, por do të ju kërkojë që të zvogëloni porcionet, të reduktoni konsumimin e yndyrnave, sheqernave; nuk do të vdisni urie dhe as nuk do të shkoni në mes të natës në kuzhinë për të ngrënë kornflekse me çokollatë. Mund të ja dilni sepse çdokush mund të bëjë  çfarëdolloj gjëje për 28 ditë.
  E bukura e këtij programi është që nuk do të dekurajoheni, dhe as nuk do të lodheni me prespektivën e vetme të një diete që zgjat kaq shumë dhe që mund të duket si një dënim jete; mund të provokojë në të kundërt rezultate që i rezistojnë provës së kohës. Do të ju pëlqejë që të zbuloni që në 7, 14 ose 28 ditë do të jeni më elegant dhe ka mundësi edhe më të lehtë, plot me energji.
SHKENCA THOTË: Nuk nënkupton domosdosshmërisht të përmirësoni rezultatet
Sipas një sensi të përbashkët, humbja e shpejtë e peshës sjell një fitim të shpejt të peshës; një gjeneratë të re të mendimit shkencor, gjithashtu tregon se ngadalësia nuk nënkupton domosdosshmërisht që do të përmirësohen rezultatet.
Category: