Përmbajtja e ushqimeve të fast-food-eve

Ushqimet si hamburgerat, sanduiçet, patatet e skuqura, krahë pule të skuqura, sufllaqe, patatina, pizza dhe ushqime të tjera të amballazhuara bëjnë pjesë në vaktet e përditshme të një pjese të mirë të njerëzve, të cilët pa e ditur janë duke mbajtur një dietë të varfër dhe të çekuilibruar, që sjell probleme dhe rreziqe për mirëqenien në përgjithësi dhe shëndetin në veçanti.

Kur ky lloj ushqimi konsumohet në mënyrë sporadike, nuk përfaqëson asnjë lloj rreziku për shëndetin tonë.Problem eshte kur këto ushqime konsumohen shpesh ose përditë, pasi kjo lloj ushqyerje jo e ekuilibruar sjell mungesë të lëndëve ushqyese me efekte të padëshirueshme për shëndetin e organizmit tonë.

Çfarë përmban ky lloj ushqimi?
– Sasi të madhe proteinash me origjinë shtazore.
-Lëndë konservuese, ngjyruese dhe fuqizuese të shijesh, që nxisin krijimin e zakonit për të konsumuar këtë lloj ushqimi.
-Sasi të mëdha sheqernash, yndyrnash të ngopura, kolesterol dhe natrium.
-Sasi të vogël fibrash dhe vitaminash.
-Sasi të lartë kalorish
Shembuj të ushqimeve që përmbajnë këto lëndë:
-Hamburgera, sanduiçë, sufllaqe: përmbajtje të lartë në yndyrna (mish, majonezë, disa lloje djathi), si dhe sasi të mëdha kripe.
-Patatet e skuqura: sasi të lartë yndyrnash (patatja përmban rreth 70{c3af6db50394bb7815632c8d21ba9fc2ee35f52c96ccebb30af15a704597ef6f} ujë, gjatë skuqjes ky ujë zëvendësohet me vaj) dhe kripe.
-Ëmbëlsirat dhe brumërat me prodhim industrial: sasi të lartë karbohidratesh (miell dhe sheqerna) dhe yndyrna (vaj).