Përfitimet që ka organizmi ynë nga konsumimi i lëngut të lakrës

Toniku i ri i shëndetit

Shtresat e shumëfishta dhe fuqitë e vitaminave e mineraleve që përmban, e kanë bërë tepër të njohur lakrën për benefitet e mrekullueshme që sjell. Përmbajtja e saj e lartë me vitamina A, B1, B2, B6, E, C, K, kalcium, hekur, jod, kalium, squfur, fosfor dhe foliat e bën atë një “super-ushqim” në mesin e kategorive të perimeve me gjethe. Mund të konsumohet në mënyra të ndryshme, qofshin të ziera, të gatuara, të avulluara, të skuqura, apo edhe në trajtë lëngu. Ajo ka veti kaq të shumta saqë konsiderohet si dhuratë e natyrës.

Kur vjen puna te lëngu, shprehja “sa më e hidhur aq më e mirë”, është vërtet e duhura. Jo vetëm që është e mirë për shëndetin por dhe ka efekte të mrekullueshme te lëkura apo flokët. Ndihmon në fuqizimin e sistemit tonë imunitar, ka një sasi të mirë të kaliumit që redukton presionin e gjakut, vonon plakjen dhe i bën flokët më të fortë, duke ulur rënien e flokëve.

 

Benefitet e lëngut të lakrës

– Përmban sasi të larta të vitaminave dhe mineraleve Lëngu i lakrës përmban sasi të larta të mineraleve, duke rigjeneruar lëkurën dhe doza e vitaminës C ndihmon në fuqizimin e imunitetit. —

-Lufton radikalet e lira Lëngu i lakës është një burim i shkëlqyer i vitaminës K dhe C, të cilat ndihmojnë në luftimin e radikalëve të lirë. Radikalët e lirë janë shkaku kryesor i sëmundjeve të tilla si kanceri apo problemet e zemrës. Këto vitamina janë gjithashtu thelbësore për të mbajtur folikulat e flokëve të shëndetshëm dhe qarkullimin e vajit të skalpit.

-Detoksikon lëkurën Të dyja si lakra ngjyrë vjollcë dhe ajo jeshile janë të pasura me silikon dhe squfur, mineralet e bukurisë. Sulfuri është veçanërisht i pranishëm në çdo qelizë pasi është përgjegjës për tërheqjen e të ushqyerit dhe largimin e mbetjeve nga qelizat tuaja. Kjo është ajo që quhet osmozë. Për lëkurë të pastër, ju duhet të keni osmozë të mirë. Lëngu i lakrës ndihmon në largimin e toksinave nga trupi.

-Ju ndihmon të humbni peshë Nëse po përpiqeni të humbni peshë, lëngu i lakrës padyshim duhet të përfshihet në dietën tuaj. Jo vetëm që do t’ju bëjë të ndiheni të rifreskuar por dhe të qëndroni një hap larg obezitetit. Lëngu i lakrës mund të jetë tepër efektiv në rrëzimin e kilogramëve të tepërt nëse e pini rregullisht. Ndihmon në pastrimin e pjesës së sipërme të zorrëve, gjë që e bën të lehtë eleminimin e mbetjeve nga trupi, duke ndihmuar kështu edhe me tretjen.

-Ndërton imunitetin Imuniteti i trupit fuqizohet me lëng lakre gjithashtu ndihmon në largimin e patogjenëve nga trupi.

– Ndihmon në funksionin e mëlcisë Lëngu i lakrës përmban antioksidantë ‘Indole-3 carbonile’ që luajnë një rol të rëndësishëm në detoksifikimin e mëlçisë. Mëlçia luan një rol vendimtar në funksionet e ndryshme metabolike të trupit – sinteza e proteinave, prodhimi i hormoneve, rregullimi i magazinimit të glikogjenit etj. Lëngu i lakrës ndihmon në përmirësimin e lëvizjeve të zorrëve.

Parandalon rreziqet e kancerit Sulforaphane, që gjendet në lakër, ndihmon në parandalimin e shfaqjen e qelizave kancerogjene. Lëngu i lakrës përmban isocijanat, i cili ndihmon në parandalimin e rreziqeve të kancerit të gjirit, mushkërive, stomakut, prostatës dhe kancerit të zorrës së trashë.

-Si të përgatisni lëngun e lakrës Është shumë e thjeshtë për të përgatitur lëng të freskët lakre në shtëpi. Merrni një lakër të fortë dhe hiqni gjethet butësisht. Lajeni mirë me ujë të ftohtë dhe pastaj thajeni. Nëse ka ndonjë njollë ngjyrë kafe, prisni zonën e dëmtuar. Vendosni gjethet në një blender dhe përzieni mirë. Ju gjithashtu mund të shtoni gjethe nenexhik, mjaltë dhe limon për shije ekstra. Ju bëftë mirë!