Përfitimet e konsumimit të çajit. Efektet anesore te konsumimit te tepert te tij.

Çaji është një pije e rëndësishme mijëra-vjeçare dhe ka qenë një pjesë e rëndësishme kulturore në shumë shtete të botës, si pjesë e ceremonive madhështore por edhe për të filluar revolucione. Por çaji nuk është vlerësuar vetëm për shijen e mirë dhe për paraqitjen botërore por edhe për shkak të një sërë benefiteve të tjera. Ja ku janë disa arsye pse duhet të shtoni një filxhan çaj në rutinën tuaj ditore.
Përfitimet e konsumimit tê tij në tërësi
Çaji mund të jetë beneficial për të gjithë trupin siç mund të shihni nga efektet e mrekullueshme.
Çaji përmban antioksidantë.
Antioksidantët mund të ndihmojnë të parandaloni plakjen e parakohshme dhe të ndihmoni qelizat tuaja të rigjenerohen dhe të riparohen. Çajëra të të gjitha varieteteve përmbajnë nivele të polifenolëve të anti-oksidantëve që mund të ndihmojnë trupin tuaj të jetë më i shëndetshëm dhe disa studime tregojnë që mbajnë larg disa lloje kanceresh.
Çaji përmban më pak kafeinë se kafeja. Ndërkohë që janë disa benefite potenciale shëndetësore duke konsumuar sasi të moderuara të kafeinës, të pini në sasi të larta është keq për zemrën dhe organe të tjera.
Çaji ju mban të hidratuar. Dituria konvecionale tregoi që pijet me kafeinë më shumë ju dehidratojnë sesa ju hidratojnë. Studimet kanë treguar që kafeina nuk bën dallim nëse ju konsumoni 5-6 gota në një kohë. Çaji në fakt ka treguar që mund të jetë më i shëndetshëm se uji në disa raste sepse ju mban të hidratuar duke ju siguruar antioksidantë.
Shëndeti mendor
Fuqizoni trurin dhe gjendjen mendore me këto benefite të cajit.
Çaji mund të krijojë një gjendje të qetë mendore. Studimet kanë treguar që që aminoacidet L-teaninë që gjenden në bimë alternojnë lidhjen e vëmendjes në tru dhe mund të demostrojnë efektë në valët e trurit. Më qartë e thjeshtë, caji mund të ndihmojë të relaksoheni dhe të përqëndroheni më shumë në përfundimin e detyrave.
Çaji ul shancet e të prekurit nga dëmtimet njohëse. Studimet në të rriturit japonezë të cilët kanë konsumuar të paktën 2 gota caj jeshil cdo ditë, tregoi që këto individë kanë përgjysmuar shanset e të prekurit nga dëmtimet njohëse.
Çaji ul nivelet e hormoneve të stresit. Caji i zi ka treguar që redukton efektet e një ngjarjeje stresuese. Pjesëmarrësit në një studim përjetuan të paktën 20{c3af6db50394bb7815632c8d21ba9fc2ee35f52c96ccebb30af15a704597ef6f} ulje të kortisolit, një hormone stresi, pasi pinë 4 gota caj cdo ditë për një muaj.
Çaji lehtëson irritimet, dhimbjet e kokës, tensionin dhe pagjumësinë. Çaji i kuq, gjithashtu i njohur si rooibos, origjinën e ka nga Afrika. Ka treguar që ka efekte qetësuese që ndihmojnë në reduktimin e irritimeve dhe inflamacioneve në trup.
Çaji shkakton një rritje të përkohshme në kujtesën e shkurtër. Nuk po ndiheni në formë sot? Provoni të pini pak caj. Kafeina që përmban mund të përmirësojë memorien tuaj, për të paktën disa orë.
Zemra dhe organe të tjera
Ndihmoni në mbrojtjen e zemrës dhe organeve me këto benefite që caji sjell.
Çaji mund të ndihmojë në reduktimin e një sulmi në zemër apo goditjeje. Çaji ndihmon në parandalimin e formimit të mpiksjeve të gjakut që shpesh shkaktojnë goditje në zemër apo sulme. Disa studime kanë treguar që njerëzit që pinë caj të zi ulnin në 70{c3af6db50394bb7815632c8d21ba9fc2ee35f52c96ccebb30af15a704597ef6f} rriskun e të pësuarit në sulm fatal në zemër.
Çaji mbron kockat tuaja. Ju nuk keni nevojë të vendosni qumësht në cajin tuaj për të ndihmuar kockat tuaja. Studimet kanë treguar që konsumues të rregullt të cajit kanë forcuar kockat e tyre më shumë se ata që nuk e pinë çajin. Shkencëtarët kanë teorizuar që mund të jetë një benefit ifitokimikateve në çaj.
Çaji mund të ndihmojë në parandalimin e sëmundjeve në zemër. Ndërkohë që shumë studime duhen për prova përfundimtar, është sugjeruar që konsumimi rregullisht i cajit jeshil dhe të zi çon në një reduktim të konsiderueshëm të sëmundjeve të zemrës të lidhura me sulmet në zemër.
Çaji mund të ndihmojë në uljen e kolesterolit. Një studim në Kinë tregoi që kombinimi i një diete të ulët në yndyrna dhe cajëra prodhonte një mesatare të 16{c3af6db50394bb7815632c8d21ba9fc2ee35f52c96ccebb30af15a704597ef6f} të rënies së kolesterolit të keq përgjatë 12 javëve në krahasim me një grup tjetër që thjesht përdorte një dietë të ulët në yndyrna. Nëse po mundoheni të merrni kolesterolin nën kontroll, provoni të shtoni pak çaj në dietën tuaj për të parë nëse ndihmon.
Çaji ndihmon në uljen e presionit të gjakut. Të pini vetëm një filxhan caj jeshil ose oolong në ditë, mund të reduktojë riskun e presionit të lartë të gjakut në 50{c3af6db50394bb7815632c8d21ba9fc2ee35f52c96ccebb30af15a704597ef6f} dhe ata që pinë më shumë mund ta reduktojnë akoma dhe më shumë, edhe nëse kanë faktorë rrisku.
Çaji ndihmon në tretje. Çaji është përdorur në Kinë për mijëra vite si një tretës pas-vaktit që mund t’ju ndihmojë në sajë të niveleve të lartë të tanineve që përmban.
Çaji ndihmon në pengimin e inflamacionit të zorrëve. Polifenolet në çajin jeshil kanë treguar se kanë një efekt në inflamimin e zorrëve të shkaktuara nga kushtet si Sindroma e Zorrëve të Irritueshme, duke u lejuar personave që vuajnë më shumë rehati nga një ilaç natyral.
Çaji mund të reduktojë ngërcet e stomakut. Vetitë e çajit të kuq shkaktojnë që të sillet si një agjent anti-spasmadik dhe duke lejuar që të ndihmojë në lehtësimin e ngërceve të stomakut apo dhe dhimbjeve të barkut te foshnjat.
Fitnesi dhe paraqitja
Çaji jo vetëm që mund t’ju ndihmojë të ndiheni mirë por dhe të dukeni mirë.
Çaji ndihmon në mbrojtjen e buzëqeshjes suaj. Ai përmban fluoride dhe tanina, të dyja që ndihmojnë në reduktimin pllakëzave që formohen dhe prishjes së dhëmbëve. Kombinur me një regjim të higjenës së mirë dentare, kjo mund të ndihmojë të mbani dhëmbët tuaj të shëndetshëm për një kohë të gjatë.
Çaji nuk përmban kalori. Në vetvete nuk përmban kalori, vetëm nëse vendosni të shtoni ëmbëlsues ose qumësht në të, duke e bërë më të ëmbël, por mënyra me pak kalori mund të bëjë që të zgjoheni madje të humbni disa kile.
Çaji rrit metabolizmin tuaj. Një metabolizëm i ngadalshëm po ju mban larg e të humburit peshën që doni? Disa studime kanë sugjeruar që caji jeshil mund të jetë i aftë të rrisë punën e metabolizmit, duke ju lejuar të digjni të paktën 70-80 kalori në ditë. Ndoshta kjo shifër nuk ju duket e mjaftueshme, por me kalimin e kohës mund të rritet.
Çaji mund të ndihmojë lëkurën tuaj t’u thotë më në fund lamtumirë akneve. Antioksidantët në cajin jeshil mund të kenë një efekt te aknet, dhe në disa raste kanë treguar që janpin një zgjidhje me efektive dhe punojnë po aq mirë sa 4{c3af6db50394bb7815632c8d21ba9fc2ee35f52c96ccebb30af15a704597ef6f} e zgjidhjes së peroksidit benzoil.
Çaji mund të Ju ndihmojë të mbani larg erën e keqe të gojës.Një studim në “University of Chicago” ka sugjeruar që polifenolet në caj mund të ndihmojnë në mbajtjen larg të bakterieve që shkaktojnë erën e keqe.
Sëmundje
Hidhini një sy benefiteve të cajit të cilat mund të ndihmojnë në paradalimin e të sëmururit.
Çaji forcon mbrotjen e sistemit tuaj imunitar. Ju mund të pini një filxhan caj herës tjetër që i ftohti do të mbulojë zyrën tuaj. Një studim që krahasoi aktivitetin imunitar në konsumuesit e kafesë dhe ato të cajit, u pa që ishte më i lartë (deri në 5 herë) në ato që zgjidhnin cajin. Ndonëse nuk është garanci kundër të ftohtit, është e sigurt që nuk dëmton.
Çaji ju mbron kundër kancerit. Ndërkohë që debatohet për llojet e cajit që ndihmojnë, studimet e fundit kanë sugjeruar që mushkëritë, prostate dhe kanceri i gjirit kanë ulje të madhe kur konsumohet caj jeshil rregullisht. Përsëri, nuk ka asnjë mënyrë të sigurt për të ndihmuar në parandalimin e kancerit, por të pini një filxhan caj në ditë mund të ketë patjetër benefite parandaluese.
Çaji ndihmon në parandalimin e artritit. Kërkimet kanë sugjeruar që femrat në moshë të plakur që pinë caj kanë rreth 60{c3af6db50394bb7815632c8d21ba9fc2ee35f52c96ccebb30af15a704597ef6f} më pak gjasa për të zhvilluar artrit reumatoid se ato që nuk pinë caj. Efekti i njëjtë nuk është matur në meshkujt në moshë, gjithsesi studimet shtesë mund të provojnë ndryshe.
Çaji mund të luftojë gripin. Çaji i zi mund të ndihmojë përpjekjet tuaja për të luftuar gripin si pjesëmarrësit në një studim të cilët morën ekstraktin e cajit të zi si gargarë dy herë në ditë dhe ishin më imunë nga virusi i gripi krahasuar me ato që nuk e bënë.
Çaji ndihmon në luftimin e infeksionit. Çaji përmban përbërje kimike të quajtura antigjene alkylamine të cilët sillen njësoj me disa qeliza tumoriale dhe bakterie, duke fuqizuar përgjigjen imunitare të trupit tuaj. Gjithashtu ka treguar që ka efekt në disa infeksione të rënda si sepsis.
Çaji mund të reduktojë rrezikun e sëmundjes Parkinson. Studime të reja kanë sugjeruar që konsumimi i rregullt i cajit mund të ndihmojë në mbrojtjen e trupit për të mos zhvilluar një crregullim neurologjik.
Çaji mund të parandalojë helmimin nga ushqimi. Catechin, një nga përbërësit e gjendur te caji jeshil ka treguar që në mënyrë efektive vret bakteriet që shkaktojnë helmimin nga ushqimi dhe minimizojnë efektet e toksinave që janë prodhuar nga këto bakterie.
Çaji mund të ndihmojë në parandalimin e diabetit. Janë disa prova që sugjerojnë që caji jeshil mund të ndihmojë në uljen e rrezikut për marrjen e tipit 2 të diabetit, megjithëse duhen akoma shumë studime për ta vërtetuar tërësisht.
Çaji mund të ulë sheqerin në gjak. Çaji përmban catechin dhe polisakaride që kanë demostruar të kenë një efekt të dukshëm në uljen e nivelit të sheqerit në gjak.
Çaji mund të parandalojë dëmtimin nga hekuri. Ata që vuajnë nga crregullime të hekurit si haemokromatosis mund të marrin ndihmë duke pirë caj, i cili përmban tanine që limitojnë sasinë e hekurit që trupi mund të absorbojë.
Nëse keni pak ftohtë, të pini caj të zi me limoni mund të ndihmojë të pastroheni nga dyndja e shumtë që po ju bezdis. Thjesht sigurohuni që trupi juaj të mos bëhet i varur nga trajtimi.
Efektet anësore të çajit jeshil
A ka ndonjë efekt anësor çaji jeshil? Ndoshta me siguri jeni duke menduar pse çaji jeshil është i keq për ju, por për më shumë siguri lexoni informacionin e mëposhtëm. Në të përmenden disa efekte “surpriza” që caji jeshil ka dhe që ndikojnë në shëndetin tuaj.
Kur abuzohet me sasine e konsumimit te tij ndodhin te gjitha keto problematike.
Probleme me stomakun
Kafeina mund të jetë shkaku më i zakonshëm. Edhe pse në të ka sasi të vogla të kafeinës sesa në tipet e tjera të cajit, prap mund të shkaktojë probleme. Kjo sepse kafeina rrit sasinë e acidit të përfshirë në sistemin tretës. Kjo mund të shkaktojë dhimbje ose përzierje. Ndonëse mendohet që çaji jeshil parandalon kancerin, sidomos kancerin gastrik, studimet janë akoma të pamjaftueshme në këtë drejtim. Sipas një raporti të publikuar nga “University of Rochester Medical Center”, nëse përjetoni dhimbje stomaku pasi pini çaj jeshil, vizitoni doktorin menjëherë.
Mungesë hekuri dhe anemi
Sipas një studimi konsumimi i shumtë i çajit jeshil mund të çojë në mungesë hekuri dhe anemie. Më e rëndësishmja, nëse merrni çajin jeshil pas një vakti të pasur me hekur mund të bëjë që shumë përbërës të çajit të lidhen me hekurin. Nëse kjo ndodh, çaji jeshil do të humbasë potencialin e tij si anti-oksidant. EGCG është përbërja kryesore në çaj. Kjo përbërje është e njohur për parandalimin e një enzime të quajtur myeloperoxidase, e cila shkakton inflamacion. Por kur çaji konsumohet bashë me ushqime të pasura në hekur, EGCG humbet aftësinë për të ndaluar aktivitetin inflamues të myeloperoxidase, duke çuar më pas në inflamacion. Me fjalë të tjera, nuk është vetëm ajo çka hani, por dhe me çfarë e hani, që tregon benefitet. Çaji jeshil përmban taninet që bllokojnë absorbimin e hekurit nga ushqimi dhe suplementet e ushqimit. Burime të caktuara thonë që duke shtuar limon në çajin jeshil ose ta pini ndërmjet vakteve mund ta evitojë këtë ndodhi. Studime të mëtejshme shtojnë që konsumimi i çajit mund të ulë absorbimin e hekurit nga burime me bazë bimore (rreth 64{c3af6db50394bb7815632c8d21ba9fc2ee35f52c96ccebb30af15a704597ef6f}). Për lehtësimin e efektit, mund të pini çaj të patën një orë përpara vakteve dhe sigurisht të përfshini më shumë ushqime të pasura në vitaminë C
Dhimbjet e kokës
Përsëri për shkak të kafeinës, çaji jeshil mund të shkaktojë nga dhimbje të buta në dhimbje të rënda të kokës. Dhe dhimbjet e kokës mund të shkaktohen gjithashtu dhe nga mungesa e hekurit.
Krahas dhimbjeve të kokës, caji jeshil mund të shkaktojë dhe marrje mendsh. Sa për studimet, doza maksimale e toleruar e çajit jeshil te njerëëzit është 9.9 gr në ditë, e cila është ekuivalente me 24 filxhanë në ditë. Një pikë e rëndësishme për të thënë është që ekstrakti i çajit jeshil është i listuar në 100 suplementet herbalë, trajtimi i tij për shumë sëmundjeve nuk rregullohet rreptësisht nga FDA. Gjithashtu përdorimi afatgjatë i ekstraktit të tij nuk është i përcaktuar qartë.
Mund të shkaktojë pagjumesi
Një efekt tjetër negative është padyshim problem me gjumin. Kjo mund të rregullohet duke limituar konsumimin e çajit jeshil, pasi doza fatale e kafeinës në çajin jeshil supozohet të jetë 10-14 gr në ditë.
Të konsumoni çaj jeshil shumë vonë gjatë ditës, mund ta shkaktojë këtë efekt. Një arsye mëse e qartë është kafeina e cila stimulon sistemin nervor dhe mund të ndërhyjë në gjumin e individit. Më e rëndësishmja, femrat shtatzënë duhet të limitojë konsumimin e çajit jeshil.
Ritme zemre të parregullta
Eshtë kafeina sërish. Kafeina njihet që stimulon zemrën gjithashtu. Shkakton që zemra juaj të rrahë shpejt, duke shkaktuar ritme jo-të rregullta-një gjendje e quajtur takikardi. Kjo gjendje mund t’ju bëjë të ndiheni sikur zemra po ju del nga kraharori. Ju jeni më të vetëdijshëm se kur rrahjet e zemrës suaj shpeshtohen në mënyrë të pazakontë. E quajtur palpitations, kjo gjendje mund të rezultojë në dhimbje kraharori dhe anginë (një tjetër dhimbje e lokalizuar). Një ndryshim në rrahjet e juaja të zemrës mund të përbëjë një kërcënim serioz.
Të Vjellja
Sipas një studimi Indian, polifenolet e çajit jeshil mund të shkaktojnë stress oksidativ. Marrja e tepërt e kafeinës, duke përfshirë marrja nga çaji jeshil, mund të shkaktojë përzierje ose të vjella. Sasi të moderuara të kafeinës janë diku rreth 300-400 mg në ditë. Nëse kjo sasi tejkalohet, mund të rezultojë në efekte anësore.
Diarre
Diarrea mund të ndodhë nëse jeni përdorues fillestarë të çajit jeshil. Feçe në trajtë uji mund të jetë një ngaa efektet e buta (në sajë të përmbajtjes së kafeinës), e cila eventualisht ndodh ndërkohë që mësoheni me pijen. Diarrea mund të ndodhë gjithashtu nëse merrni sasi të shumta të çajit jeshil. Një hap për ta ndaluar është të reduktoni konsumimin. Një mënyrë tjetër është të siguroheni mos ta pini me stomak bosh. Në vend të kësaj pijeni çajin, me një vakt të plotë. Kjo sepse të keni ushqim në stomak mund të reduktojë efektet e kafeinës, duke përfshirë këtu dhe diarrenë.
Ju mund ta konsumoni dhe çajin jeshil mbasdite. Kjo ka më pak gjasa të shkaktojë efekte anësorë të sistemit tretës. Në rastin e një diarreje të rëndë, ndaloni marrjen e çajit jeshil dhe konsultohuni me doktorin menjëherë. Diarrea e butë mund të jetë e zakonshme por e rënda jo.
Kontraktime muskujsh
Konsumimi i tepërt i kafeinës është i lidhur gjithashtu me spazmat e muskujve dhe shtrëngimet. Individët me ritëm sinus anormal duhet të limitojnë marrjen e sasisë së kafeinës. Kafeina është e lidhur gjithashtu me sindromën e këmbëve të shqetësuara. Nëse je një individ i prekur nga kjo gjendje, është mirë të shikoni marrjen e sasisë së çajit jeshil. Një karakteristikë e zakonshme është që simptomat ndodhin kur individi është jo-aktiv. Kjo mund të ndodhë gjatë natë kur shkon në shtrat, dhimbje e rënduar në darkë, os shtrëngime në këmbë. Kafeina mund të përkeqësojë simptomat tuaja.
Djegie zemre
Caji jeshil është acidic dhe kështu mund të irritojë rreshtimin ekzofageal, duke shkaktuar acid refluks ose djegie zemre. Gjendja mund të përkeqësohet nëse një individ po vuan tashmë nga acidi refluks. Caji jeshil që gjeni në shishe nëpër dyqane mund të jetë një kërcënim real për gjendjen tuaj shëndetsore. Kjo sepse çaji jeshil në shishe është i fortifikuar me ruajtës acidikë si acidi ascorbic. Shpesh përmbajnë aroma të ndryshme (agrumesh), duke i bërë ato më acidikë. Nëse vendosni për kapsulash çajërash jeshil, fillimisht diskutojeni me doktorin.
Marrje mendsh
Eshtë zbuluar që dozat e kafeinës afatgjata sipër 1.5 gr për ditë mund të çojnë në disa simptoma jo-specifike, të cilat përfshijnë marrje mendsh.
Tingëllima në vesh
Sipas “American Tinnitus Association”, pijet që përmbajnë kafeinë përkeqësojnë “tinnitus” (tingëllimë te veshët). Caji jeshil, si një burim i kafeinës, mund të çojë në këtë gjendje.
Konvulsione
Sipas një studimi, ekstrakti i i çajit jeshil ka treguar që përshpejton ndjeshëm konvulsionet te minjtë, sipas testimeve. Çaji gjithmonë e kishte rritur kohëzgjatjen e konvulsioneve. Gjithashtu mund ta mbajë acidin folik larg së punuari si duhet. Kjo mund të çojë në një gjendje të ngjashme me mungesën e acidit folik. Ndërsa sasi të tepërta të acidit folik janë të lidhura me krizat. Megjithëse kjo mund të duket si mënyrë që çaji jeshil ndihmon në parandalimin e krizave-nuk ka asnjë provë që e bën.
Çrregullime të gjakderdhjes
Kafeina në çajin jeshil mund të rrisë rrezikun e gjakderdhjes. Kjo është arsyeja pse ju duhet të qëndroni larg tij nëse keni ndonjë çrregullim të gjakderdhjes. Sipas “University of Maryland Medical Center” , çaji jeshil, i përzier me aspirinë, mund të parandalojë gjakun nga mpiksja. Përdorimi i të dyve në një kohë mund të rrisë rrezikun e gjakderdhjes .
Diabeti
Megjithëse janë studime që kanë theksuar benefitet e çajit jeshil për diabetikët, ka studime të tjera që theksojnë që jo. Një numër i vogël studimesh që përdorin çajin jeshil, ekstraktin dhe katechins, tregoi rezultate dëshpëruese në trajtimin e tipit 2 të diabetit. Të njëjtat rezultate dolën kur bëhej fjala për të mbrojtur individët e shëndetshëm nga sëmundja.
Glaukoma
Caji i zi përmban kafeinë. Dhe po ashtu çaji jeshil. Por kur dikush i përdor të dyja bashkë, rrisku shumëfishohet. Të pini çaj në mënyrë drastike rrit presionin te sytë. Kjo ndodh brenda 30 minutave e pirjes së çajit dhe zgjat diku te rreth 90 minuta.
Presioni i lartë i gjakut
Flavonoidet në çajin jeshil janë të shëndetshme dhe absorbohen nga trupi me një ritëm të shpejtë. Kjo, së bashku me përmbajtjen e kafeinës në çaj, mund të çojë në një rritje të papritur (por të përkohshme) të niveleve të presionit të gjakut. Studime të shumta kanë gjetur që çaji jeshil rrit nivelet e presionit të gjakut. Megjithëse rritja e niveleve nuk shkakton ndonjë shqetësim shëndetësor, një gjë është e qartë – çaji jeshil nuk mund të jetë mënyra më e sigurt apo më e besueshme për të rregulluar nivelet e presionit të gjakut. Dhe një studim kinez, tregoi që një dozë më e lartë e çajit jeshil përmban më shumë kafeinë, e cila shkakton rritje të niveleve të presionit t gjakut. Kafeina mund të shkaktojë një rritje të shkrurtër por dramatike të niveleve të presionit të gjakut. Ekspertët besojnë që kjo ndodh sepse kafeina bllokon një hormone që përndryshe mban arteriet e zgjeruara. Gjithashtu besohet që kafeina provokon gjendrat e adrenalinës për të prodhuar më shumë adrenalinë, duke rritur nivelet e presionit të gjakut. Eshtë zbuluar që individët që konsumojnë kafeinë rregullisht kanë një presion më të lartë se mesatarja se ato që nuk konsumojnë fare. Efekti i kafeinës është më i fortë te meshkujt mbi peshë ose atom bi 70 vjeç. Një mënyrë e mirë për të kontrolluar kafeinën në çajin tuaj është duke matur presionin e gjakut 30 apo 120 minuta pasi keni konsumuar pijen. Nëse vlerat matëse rriten me 5 deri në 10 pikë, jeni i ndjeshëm ndaj kafeinës. Kjo do të thotë që duhet të mos e konsumoni më. Ose mund ta reduktoni gradualisht për ta shmangur dhimbjet e kokës.
Sëmundja e mëlçisë
Në ditët e sotme, ekstraktet e çajit jeshil tregtohet si metoda për humbjen e peshës. Megjithëse janë pak prova që e mbështesin efikasitetin e çajit jeshil në këtë aspekt, disa efekte anësore serioze, janë raportuar. Sipas një studimi në Neë York, ekstrakti i çajit jeshil është një nga suplementët e shumtë herbalë dhe dietikë që lidhen me dëmtimin e mëlcisë. Katekinet në çajin jeshil janë benefite të mëdha si ulja e kolesterolit dhe reduktimin e rriskut për t’u prekur nga kanceri. Por nëse merren me doza të mëdha, sidomos të ngjashme me dozën që merret për humbje peshe, katekinet mund të shkaktojnë toksicitetin e mëlçisë. Suplementet e çajit jeshil përmbajën sasi të larta polifenolesh, të njohura si EGCG. Sipas raporteve, konsumimi i 700 deri në 2000 mg të EGCG në ditë mund të cojë në probleme serioze të mëlçisë. Limitoni marrjen e çajit jeshil. Dhe hiqni dorë nga suplementet, totalisht.
Osteoporoza
Kafeina ndalon absorbimin e kalciumit. Gjithashtu rrit dhe shkallën e sekretimit në trup. Kjo rezulton në një efekt likuidimi në nivelet e kalciumit në eshtra, edhe pse vetëm përkohësisht. Por me konsum të zgjatur, kjo mund të çojë në sëmundje kockore si osteoporoza. Sipas një studimi nga “University of Connecticut” konsumi i ekstraktit të çajit të gjelbër rezultoi në gjatësi të ulët të femurit. Kjo gjithashtu çoi në volum më të ulët, përmbajtjeve të mineraleve, vëllim kortikal dhe trashësi të kockave. Kjo sugjeron që konsumi i sasive të mëdha të çajit të gjelbër mund të çojë në një shkallë të reduktuar të akumulimit të kockave gjatë viteve formuese të një individi.
Alergji të lëkurës
Alergjitë më të zakonshme të lidhura me konsumimin e çajit jeshil janë ekzema dhe urtikariet. Një individ gjithashtu mund të përjetojë ndjesi pickuese në fytyrë, buzë, gjuhë dhe fyt. Edhe pse ndodh rrallë, një reaksion i fortë alergjik i çajit jeshil, mund të shkaktojë goditje anafilaktike. Kjo është kur fryhet fyt, nivelet e presionit të gjakut papritmas bien, urtikariet shpërthejnë, barku mund të fillojë të dhembë, dhe individi mund të përjetojë marramendje dhe ankth.
Probleme me veshkat
Disa studime kanë treguar që polifenolët që njihen për parandalimin e kancerit dhe sëmundjeve të zemrës, mund të shkaktojnë dëmtim të veshkave nëse merren me sasi të mëdha. Ndërsa për ekspertët, njerëzit që konsumojnë suplemente të çajit duhet të ushtrojnë kujdes.
Probleme me gjëndren tiroide
Studimet kanë sugjeruar që katekinët në çajin jeshil mund të ndikojnë në funksionimin e gjendrës tiroide. Sipas një studimi të publikuar në 2013. Katekinët mund të prishin funksionin e tiroides dhe të bllokojnë prodhimin e hormonevve. Kjo mund të çojë në zgjerimin e gjendrave tiroide. Nëse jeni në një mjekim për tiroide, merrni këshillën e doktorit fillimisht përpara se të konsumoni çaj jeshil. Konsumimi i çajit, në përgjithësi, është i lidhur me prodhimin e hormoneve T3 dhe T4. Kjo çon në një rritje të prodhimit të TSH, i cili mund të shkaktojë probleme të tiroideve.
Urinim i shpeshtë
Kafeina në çajin jeshil gjithashtu sillet si një diuretik natyral. Sipas raporteve, të mbani marrjen ditore të çajit jeshil brenda 5 filxhanëve në ditë (ose 200-300 mg kafeinë në ditë), mund të jetë një zgjidhje. Caji jeshil është një nga pijet që mund të përkeqësojnë fshikëzën. Kjo është veçanërisht e vërtetë për individë që vuajnë nga infeksione urinare. Ata në vend të çajit jeshil mund të zgjedhin si opsion ujin.
Fertiliteti
Një studim thotë se konsumimi i çajit të gjelbër shumë shpesh mund të ulë pjellorinë . Në një studim, embrionet dhe larvat që ju nënshtruan dozave më të vogla të çajit të gjelbër ishin më të ngadalshëm për t’u zhvilluar. Ata gjithashtu treguan një rënie në aftësinë e tyre për të prodhuar pasardhës.
Dhëmbët
Një nga efektet më të këqija e pirjes së çajit jeshil ose në kontekstin e dhëmbëve është që përmban taninë. Dhe dy për shkak të natyrës së tij acidike. Këto dy faktorë shkaktojnë njolla te dhëmbët. Gjithashtu kafeina në çajin jeshil mund të ngadalësojë absorbimin e kalciumit, dobësimin e dhëmbëve ose limitimin e rritjes së tyre.