Parandalimi është më mirë se kurimi

Pa ushqim te mire nuk ka shëndet të mirë pa ushqim të mirë. Per kete duhet të mbash një dietë të shëndetshme e të ekuilibruar. Kujdes me sasinë e kripës, yndyrës dhe sheqerit dhe me porcionet . Konsumoni fruta e perime dhe ndryshojeni herë pas here menunë. Kur ben pazare si: bukë, drithëra, makarona ose oriz, lexo listën e përbërësve e zgjidh ato me përbërje integrale. Produktet integrale kanë më shumë vlera ushqyese dhe fibra sesa ushqimet me drithëra të përpunuara. Kur flasim per proteinat konsumo racione të vogla mishi pa dhjamë dhe, nëse është e mundur, përpiqu të hash peshk nja dy herë në javë. Nëse jeni vegan zgjidhni ushqime të pasura në proteina me prejardhje bimore.

Përdorimi i tepërt i sheqerit dhe i yndyrave të saturuara, si gjalpi, mund të të çojë në mbipeshë. Për të ulur rrezikun, pi ujë, në vend të pijeve të ëmbla, pijeve energjike dhe ato me Gaz. Konsumoni fruta, në vend të ëmbëlsirave. Pakësoni yndyrat që merr nga sallami, mishi, gjalpi, ëmbëlsirat, djathi dhe biskotat. Gatuaj me vajra të shëndetshëm në vend të yndyrave të ngurta.

Kripa e tepërt, ose natriumi në veçanti, rrit tensionin e gjakut. Nëse ke probleme me tensionin, lexo informacionin në paketimin e ushqimeve që të marrësh sa më pak natrium. Në vend të kripës, përdor erëza dhe spec djegës për t’u dhënë shije gatimeve.

Sasia mund të jetë po aq e rëndësishme sa edhe lloji i ushqimit. Prandaj, gjatë vakteve, në momentin që nuk ndien më uri, mos ha më.

Një problem tjetër është edhe helmimi i ushqimit. Çdo ushqim mund të bëhet helmues nëse nuk përgatitet dhe nuk ruhet si duhet. Sipas OBSH-së, çdo vit miliona veta helmohen nga ushqimi. Shumica e marrin veten shpejt, por disa humbin jetën. Çfarë mund të bësh për të ulur gjasat e helmimit?

Gjatë rritjes, perimeve mund t’u hidhet pleh organik, prandaj laji mirë para se t’i hash ose t’i gatuash.
Para se të gatuash, laji me ujë të nxehtë e sapun duart, dërrasën e gatimit, enët e kuzhinës dhe banakun.
Që një ushqim të mos helmohet nga një tjetër, laje gjithmonë pjatën ose sipërfaqen që më parë ka pasur vezë të pagatuar, mish ose peshk.
Gatuaje ushqimin derisa të arrijë temperaturën e duhur dhe fut menjëherë në frigorifer çdo ushqim që do të konsumosh më vonë.
Hidhi ushqimet që kanë ndenjur për më shumë se një ose dy orë në temperaturë më të lartë se 32 gradë.