Legjenda e Guava-s

Legjenda e Guava-s, nga folklori Filipinas
Shume kohe me pare, jetonte nje mbret i cili drejtonte nje ishull te pasur e te begate. Ai kishte gjithcka qe nje mbret do te donte: fuqine, shendetin dhe gjithe ushqimet e shijshme qe s’mund te imagjinoheshin. Mbreti quhej Barabas.
Mbreti Barabas ishte i vrazhde e mbipeshe dhe mbante per vete te gjithe ushqimin duke hezituar qe ta ndante ate… Keshtjella e tij po behej gjithmone e me e piset nderkohe qe ai gjithmone e me shume e kalonte kohen i ulur duke ngrene me duart e tij te medha. Nderkohe qe hante, ai e hidhte pertoke ushqimin dhe buzeqeshte me tallje ndaj njerezve perreth tij, vecanerisht ndaj sherbyesve.
Njerezit ne mbreteri mund te shkonin per ndihme te ai por ai gjithmone i refuzonte. E duke qene se ai e neglizhonte mbreterimin e tij, njerezit filluan te ankoheshin se po vdisnin urie…
Pas disa kohesh, nje grua e vjeter, me kurriz te kerrusur u duk ne keshtjelle duke lypur ushqim nderkohe qe mbreti ishte duke ngrene. Zonja e moshuar kerkoi per te ngrene pasi po vdiste urie.
“Largohu! Nuk kam gje per te te dhene! Nuk e sheh qe jam duke ngrene?” i tha mbreti
“Ju lutem, mbreti im”-tha gruaja e moshuar, -“ju kerkoj cfaredolloj gjeje, cfaredolloj gjeje qe mund te me jepni pasi jam shume e uritur. Edhe nje cope fare te vogel buke apo fruti…”
“Largohu menjehere! Ti me ndjell neveri”- i bertiti mbreti lypeses se moshuar.
Gruaja e moshuar u ngrit ne kembe duke lene menjane posturen e saj te kerrusur…
“Kam degjuar shume per ty dhe per mbreterine tende e cila po vuan.” Toni i zerit te saj ndryshoi. Nuk ishte me zeri i nje gruaje te dobet e te moshuar. ” Une te kerkova ndihme dhe ti me flake tutje. Ti ke plot per vete, por kur une te kerkova nje cope te vogel ushqimi ti me percmove. Ti je egoist. Askush nuk te do dhe askush nuk do te te kujtoje kur ti te largohesh!”
Dhe lypesja u zhduk…
Disa dite me vone, mbreti filloi te dobesohej e u semur. Askush nuk e gjente se cfare nuk shkonte me shendetin e tij. Ai u dobesua duke humbur shume peshe trupore e dukej shume me i plakur se sa mosha qe kishte… Shume shpejt, pas kesaj ai vdiq. Sado e pafat e e papritur ishte kjo, askush nuk qau dhe askush nuk u duk ne varrimin e tij. Ai vdiq i vetem…
Atje ku mbreti u varros, njerezit e tij vune re nje bime te cuditshme qe po rritej, nje bime qe ata kurre me pare nuk e kishin pare. Bima shpejt u rrit e u be peme e cila me pas lidhi fruta te rrumbullakte qe kur i qeroje kishin tul te verdhe.
Njerezit vune re se fruti dukej se kish nje kurore me zhvillimin e tij, gje qe u kujtonte mbretin e tyre arrogant e egoist. Tuli i frutit kishte shije pak te athet si shpirti i mbretit te tyre.
Njerezit mesuan ta hanin frutin gje e cila i ndihmoi ata me zine e bukes. Dhe duke qene se ajo peme u rrit prej varrit te mbretit te tyre Barabas dhe kishte nje kurore si ajo e mbretit, ata e quajten pemen prej tij: barabas, e cila me kohen u quajt bayabas…
Edhe sot e kesaj dite ne gjuhen vendase fruti quhet bayabas.
Edhe pse guava ka ardhur prej vendit ku u preh mbreti egoist e i vrazhde Barabas, ajo ofron shume perfitime shendetesore kur konsumohet si : te qenurit nje burim i mire i vitamines C. Gjethet e saj perdoren per caj dhe trajtojne shume semundje duke filluar nga nje dhimbje dhembi e thjeshte, te trajtimi i diarrese, ulja e nivelit te sheqerit ne gjak dhe shume te tjera. Caji gjithashtu perdoret te djemte e rinj pas synetit te tyre ne Filipine.
Mos ndoshta kjo eshte menyra ne te cilen mbreti i hershem kerkon te shlyeje gabimet e tij?…