Kura natyrale për sinusitin

Edhe nëse është akute (zgjat më pak se 4 javë) ose kronike (zgjat më shumë se 4 javë), sinusiti do të thotë inflamacion i rreshtimit të sinuseve. Sistemi skeletor ka xhepa ajri në shumë pjesë të trupit, ndërsa në kockat e fytyrës kanë 3 palë sinuse. Kur këto sinuse janë të thara, ato janë plotësisht të padukshme. Nëse për ndonjë arsye ato mbushen me lëngje dhe bakterie, viruse apo kërpudha, rezultati është një sulm i dhimbshëm i sinozitit. Ky është një infeksion i dhimbshëm dhe i parehatshëm që cdokush do të ndihej i kënaqur nëse do ta hiqte qafe sa më shpejt të jetë e mundur. Shumë doktorë e trajtojnë infeksionin e sinusitit me antihistaminë, qetësues dhimbjesh, dhe anti-pyretic (për temperaturë). Ato gjithashtu përshkruajnë të merrni avull dhe te pushoni sa me shume në shtrat. Në disa raste të rralla, kur sinouziti bëhet ekstrem, merren masa më serioze.
Cfarë e shkakton një infeksion sinusi?
Sinuziti ose infeksioni i sinusit mund të shkaktohet nga disa arsye:
Kur qimet e vogla që rreshtohen në sinuse nuk eliminojnë mukus të mjaftueshëm nga këto hapësira, duke krijuar bllokime.
-Në sajë të infeksioneve bakteriale, kërpudhore ose virale
-I ftohti
-Alergjitë
-Astma
Kura natyrale për dhimbjet e sinusit, presionin dhe infeksionet
Megjithëse doktorët përshkruajnë mjekime OTC për infeksionin e sinusitit, ju mund të merrni dhe kura natyrale në kushte shtëpie për të luftuar këtë infeksion. Duhet të konsultoheni me një doktor nëse simptomat përkeqësohen edhe pas disa javëve trajtim në kushte shtëpie.
Hiqni qafe sinusitin me këto kura:
-Vajëra esenciale
-Uthull molle
-Caj
-Peroksid hidrogjeni
-Ekstrakt i farave të rrushit
-Mjaltë
-Rrepa e bardhë
-Banjë detox
-Avull
-Vaji i kokosit (pulling)
1. Vajëra esencialë
-Ju duhen
3-4 pika vaj eucalyptus
3-4 pika vaj levandër
3-4 pika vaj limoni esencial
-Cfarë duhet të bëni
Përzieni të gjithë vajërat dhe hidhni një pikë ose dy pika të kësaj përzierjeje në gishta.
Masazhojeni në qafë dhe mbrapa qafës me gishtat e juaja.
Merrni frymë thellë për të marrë përfitimet e këtyre vajërave.
Sa shpesh duhet ta bëni?
Riaplikojeni cdo disa orë për benefitet maksimale.
Pse kjo funksionon?
Vajërat esencialë të eukalyptus, levandrës dhe limonit ndihmojne në reduktimin e dhimbjes së kokës dhe sillen si agjentë natyralë dekongjestioni. Vaji i eukaliptusit është antiinflamator dhe antimikrobal, ndërkohë vaji i levandrës është qetësues për trupin dhe mendjen. Limoni është agjent antikerpudhor dhe gjithashtu analgjezik.
2. Uthull molle për sinusitin
-Ju duhet:
2 lugë caji uthull molle
-6 luge gjelle ujë të vakët
Cfarë duhet të bëni?
-Përziejeni uthullën me ujë të ngrohtë dhe pijeni. Ju dhe mund të bëni gargarë me këtë përzierje për benefite të shtuara.
Sa shpesh duhet ta bëni?
Pijeni dy herë në ditë.
Pse funksionon?
Vitaminat dhe mineralet e pranishme në uthullën e mollës minimizojnë simptomat e alergjisë. Balancon ph në sinuset nasale dhe heq qafe mukusin e tepërt që është ndërtuar. Ka veti anti-bakteriale dhe anti-ugale për të trajtuar infeksionin që shkakton sinusitin.
3. Cajëra për infeksionin e sinusit
Ju duhen:
1/2 lugë caji piper të kuq (cayenne pepper)
2 lugë caji mjaltë
1 fetë limoni
1 kupë me ujë te ngrohte
Cfarë duhet të bëni?
Shtoni të gjithë përbërësit në ujë të nxehtë dhe përziejeni mirë.
Pijeni këtë caj ndërkohë që është i ngrohtë për lehtësim të menjëhershëm nga simptomat e sinusit.
Sa shpesh duhet ta bëni këtë?
Pini deri në dy filxhanë nga ky caj herbal në një ditë.
Pse funksionon?
Piperi i kuq (Cayenne) pastron sinuset tuaja shumë shpejt. Limoni dhe mjalti balancon efektin djegës që piperi i kuq ka në caj.
Xhinxher
-Ju duhen
1-2 lugë caji xhinxher të grirë
Një kupë me ujë të valuar
-Cfarë duhet të bëni?
Shtoni xhinxher në ujë të ngrohtë dhe lëjeni të ftohet për 10 minuta.
Mund të shtoni pak mjaltë për shije.
-Sa shpesh duhet ta bëni këtë?
Pini 3 filxhanë caj me xhinxher në ditë.
-Pse funksionon?
Niveli i lartë i aktivitetit të antioksidantëve të demostruar nga xhinxheri e bën një kurë natyrale efektive për të trajtuar infeksionin e sinusit. Ka veti antiinflamatore që reduktojnë ënjtjen dhe irritimet. Gjithashtu është antimikrobal kështu që ndihmon në pastrimin e shpejtë të infeksionit të sinusit.
Caj jeshil
-Ju duhet:
2 lugë caji gjetheje caji jeshil ose qese me caj jeshil
Një kupë me ujë të ngrohtë
Cfarë duhet të bëni:
Ziejeni cajin jeshil me ujë të nxehtë për disa minuta.
Më pas pijeni ndërkohë që është i ngrohtë.
Mund t’i shtoni limon dhe mjaltë për shije.
Sa shpesh duhet ta bëni këtë?
Pini tre deri në katër gota çaj jeshil në një ditë.
Pse funksionon?
Çaji jeshil është një nga çajërat më të mira bimore. Përmbajtja e tij e lartë antioksiduese dhe fuqitë shëruese e bëjnë atë një ilaç për të shëruar shumë sëmundje. Është gjithashtu efektiv kur është fjala për trajtimin e sinusitit.
4. Peroksid hidrogjeni për sinusin
-Ju duhen:
3{c3af6db50394bb7815632c8d21ba9fc2ee35f52c96ccebb30af15a704597ef6f} peroksid hidrogjeni
Shishe spray e vogël
-Cfarë duhet të bëni?
Hidhni peroksidin e hidrogjenit në shishe.
Përkuluni në një mënyrë sikur po shihni dyshemenë dhe në këtë pozicion spërkateni peroksidin e hidrogjenit në hundë disa herë.
Merrni frymë thellë që metoda e peroksidit të shkojë deri në sinuset e hundëve.
-Sa shpesh duhet ta bëni këtë?
Përsëriteni pas disa orësh nëse duhet.
-A funksionon kjo?
Peroksidi i hidrogjenit është një astringjent dhe vret mikrobet që po rriten në kanalet e hundës dhe i bllokon ato.
5. Ekstrakti i qitros për sinusin
Ju duhen:
Disa pika ekstrakt farash qitroje
½ e kupës ujë të nxehtë
-Cfarë duhet të bëni?
Shtoni ekstraktin e farave të qitros dhe thitheni atë.
-Sa shpesh duhet ta bëni këtë?
Përsëriteni dy herë në ditë.
-A funksionon kjo?
Ky ekstrakt i pazakontë ka veti antibakteriale dhe anti-fugale që trajtojnë infeksionin e brendshëm që shkakton sinusitin.
6. Mjaltë për sinusin
-Ju duhen:
1 lugë gjelle mjaltë
1-2 lugë caji lëng limoni të freskët
Cfarë duhet të bëni?
Të përzieni të gjithë përbërësit dhe ngroheni përbërjen për disa sekonda.
Konsumojeni përbërjen.
-Sa shpesh duhet ta bëni këtë?
Konsumojeni dy herë në ditë për parandalim.
-A funksionon?
Mjalti është agjent anti-mikrobal kundër shumë bakterieve, kërpudhave dhe viruseve. Qetëson fytin që është i inflamuar gjatë infeksionit të sinusit.
7. Rrepë të bardhë për lehtësim të infeksionit
-Ju duhen
½ – 1 lugë caji rrepë të bardhë të grirë
Cfarë duhet të bëni?
Grini në rende rrepën e bardhë dhe konsumojeni sasinë e sipërme.
-Sa shpesh duhet ta bëni?
Merreni këtë 3 herë në ditë.
-A funksionon?
Rrepa e bardhë është një agjent anti-mikrobal që eliminon bakteriet dhe kërpudhat që shkaktojnë infeksionin e sinusit.
Kujdes: Mos konsumoni më shumë se sasia e lart-përmendur.
8. Banjë detox për infeksionin e sinusit
-Ju duhen:
1 filxhan kripë Epsom
1/2 filxhan sodë
6-8 pika vaj i
Ujë të ngrohtë
Një vaskë
-Çfarë duhet të bëni:
Shtoni të gjithë përbërësit në ujë të ngrohtë në vaskë .Përziejeni.
Zhytuni në këtë banjë relaksuese për 15 deri në 20 minuta.
-Sa shpesh duhet ta bëni këtë?
Zhytuni një herë në ditë për një përvojë qetësuese dhe detoksifikuese.
-A funksionon?
Kripa Epsom nxjerr të gjitha toksinat nga trupi juaj dhe relakson muskujt. Soda e bukës, duke qenë një agjent antibakterial, vret të gjitha mikrobet që shkaktojnë infeksion në trupin tuaj Vaji i pemës së cajit është gjithashtu një agjent efektiv antimikrobial që do të pastrojë infeksionin në sinuset tuaja.
9. Avulli për presionin e sinusit
-Ju duhen:
Një tas / enë e madhe
Ujë i nxehtë
Disa pika vaj esencial (opsionale)
Një peshqir i madh
Cfarë duhet të bëni:
Mbushni enën me ujë të ngrohtë dhe shtoni vajin tuaj esencial të preferuar në të. Eukaliptus, limoni, vaji i pemës së cajit dhe levandra punojnë shumë mirë për sinusin.
Mbuloni kokën dhe mbustin me peshqir që të bëhen një tip lloji “tende”.
Thithni dhe nxirreni nga hunda ( kjo mund të jetë e vështirë me hundë të bllokuar, por do të bëhet më mirë pasi avulli i zhbllokon hundët).
Bëjeni këtë për rreth 5-8 minuta, kujdes mos i fshini hundët fort me një pecetë ( më butësisht). Përkundrazi fshijeni vazhdimisht për të shmangur përkeqësimin e sinusit të infektuar.
Kur të mbaroni mos e hiqni direkt peshqirin nga fytyra dhe kraharori. Shtrihuni per 10 minuta duke u mbështjellë me të njëjtin peshqir.
-Sa shpesh duhet ta bëni këtë?
Përsëriteni këtë dy herë për një sinus të pastër.
-A funksionon?
Për infeksionet e buta të sinusit, asgjë nuk funksionon më mirë se disa minuta qetësi dhe avull të mrekullueshëm. Ju do të ndiheni si një person i ri sa herë që bëni këtë metodë. Kjo është kura ideale për të ftohtin e sinusit, dhimbjen e kokës dhe cdo simptomë tjetër sinusitis.
10. Vaj kokosi për sinusin
-Ju duhen:
1 lugë gjelle vaj kokosi
-Cfarë duhet të bëni?
Shkrini vajin e kokosit derdheni rreth gojës suaj sikur po lani gojën.
Vazhdoni me këtë procedurë për rreth 5 minuta.
Nxirreni vajin dhe lajeni gojën me ujë të vakët.
-Sa shpesh duhet ta bëni këtë?
Bëjeni këtë çdo ditë derisa sinusi juaj të pastrohet.
-A funksionon?
Kjo është përdorur në Ayurveda për të hequr qafe toksinat nga zgavrat. Ky process gjithashtu rrit rrjedhjen e limfave në sinuse dhe pastron mukusin.
Simptomat kryesore janë:
-Dhimbje në fytyrë (përreth syve, ballit)
-Tështima të shpeshta
-Rrjedhje hundësh
-Humbje të ndjesisë së të nuhaturit (dhe të shijes)
-I ftohti
-Temperaturë e ulët
-Skuqje dhe lotim të syve
-Ndjeshmëri ndaj dritës
-Dhimbje dentare (ndonjëherë)
Cfarë ushqimesh janë të mira për të trajtuar infeksionin e sinusit?
Disa ushqime që mund t’i përfshini në dietën tuaj janë: ananasi, manaferrat, qershi, brokoli, domate, salmon, tuna etj.
Ushqime anti-bakteriale si hudhra, xhinxher, qepe dhe lima.
Përfshihen dhe supërat, cajërat herbalë.
Cfarë ushqimesh mund të irritojnë sinusin?
Nëse jeni alergjikë ndaj ushqimeve të caktuara, ato mund të ndikojnë dhe në infeksionin e sinusit gjithashtu. Jini të kujdeshëm ndaj ushqimeve alergjikë.
Eshtë mirë të shmangni bulmetin, dhe produkte si vezë, vajërat vegjetalë të rafinuar dhe ushqimet me sheqerna pasi mund të rrisin prodhimin e mukusit në trup.