Konsumi i mineraleve gjatë shtatëzanisë

Mineralet janë substancat pasive në ushqimin tonë, shumë të nevojshme për rritje dhe zhvillim të organizmit: për rritjen e qelizave, zhvillimin e skeletit dhe prodhimin e energjisë. Gjatë shtatzënisë dhe dhënies me gji femijes, nena duhet te rrise konsumimin e mineraleve.

Hekuri -në mënyrë që të mundësohet rritja e indeve gjatë shtatzënisë, duhet të rritet numri i rruazave të kuqe të gjakut, të cilat i ushqejnë këto inde. Shtatezënat prodhojnë 45 % më shumë gjak, i cili pompohet përmes placentës gjer tek embrioni. Gjaku mbart lendet ushqyese dhe oksigjenin tek foshnja juaj, ndërsa hekuri mbart oksigjenin përmes gjakut. Nga burimet tuaja të hekurit, një e treta do të mbartet në foshnjën tuaj, në mënyrë që ti formohet gjaku dhe të akumulojë burime hekuri, të cilat do të përdoren në periudhën e parë të jetës.
Prisni me konsumin e hekurit deri në tremujorin e dytë, sepse në tremujorin e parë nevojat për hekur janë më të vogla, kurse ai mund të forcojë ndjenjën e neverisë në mëngjes. Në tremujorin e dytë dhe të tretë do të keni nevojë për dozë të dyfishtë të hekurit sesa para shtatzënisë. Gjatë shtatezanisë dhe dhënies me gji doza e nevojshme ditore është 3.0 – 3.5 mg, dhe merret aq sa ju rekomandon mjeku, përndryshe mund të ketë efekte negative – pengesa në tretje, neveri dhe kapsllëk. Pas dy javësh aplikim terapie është e nevojshme të bëni pauzë prej dy javësh në mënyrë që enzima transferon edhe më tej të ketë rol mbrojtës imuniteti dhe antibakterial. Për shkak të neverisë, shmangni konsumimin e hekurit para fjetjes. Mungesa e hekurit në shtatezani shkakton anemi sideropedike, e cila vërtetohet me analizën laboratorike të numrit të eritrociteve (rruazave të kuqe të gjakut) dhe nivelit të hekurit në gjak. Lodhja është shenjë e anemisë së lehtë. Anemia e formës së rëndë ka simptome tjera siç janë: lodhja, dobësia, tendenca për infeksione, zbehtësia dhe marrje mendsh.
Hekuri në ushqim gjendet në perimet me gjethe jeshile (spinaq), mish të kuq, fruta të thata dhe arra, që fatkeqësisht nuk sigurojnë sasi të nevojshme të hekurit në shtatezani. Zvogëloni konsumin e kafesë dhe çajit (zvogëlojnë aftësinë e organizmit që të përdorë hekurin), shmangni dozat e mëdha të vitaminave A dhe gjatë vakteve të pasura me hekur, konsumoni lëng portokalli për shkak të vitaminës C e cili e ndihmon organizmin të absorbojë më mirë hekurin.

Magnezi

Mundëson funksionimin normal të zemrës dhe enëve të gjakut, rrit rezistencën ndaj infeksioneve dhe ndihmon në mbrojtjen nga stresi. Është i nevojshëm për funksionimin e nervave dhe muskujve.Doza ditore qe duhet te marre nje grua shtatezene është rreth 450 mg. Magnezin është mire që ta konsumoni se bashku me vitaminën C, A dhe kalcium, sepse atëherë perthithet më së miri, por shmangni konsumimin gjatë ushqimit sepse shkakton thartirë në lukth dhe pengon tretjen. Duhet shmangur konsumimin afatgjatë të magnezit në formë tabletash, sidomos shtatzënat te cilat kane probleme të zemrës dhe veshkave.
Magnezi mund të gjendet mjaftueshëm në fasule, bizele, thjerrëza, soja, arra dhe kakao.

Kalciumi

Kalciumi është mineral, i cili në organizëm ka rol të shumëfishtë: i nevojshëm për formimin normal të eshtrave dhe dhëmbëve të foshnjave si dhe për prodhimin e qumështit. Për absorbimin dhe rregullimin e kalciumit është e nevojshme vitamina D.
Doza ditore e preferuar gjatë shtatzënisë dhe dhënies me gji është 1,2 mg. Sasinë e mjaftueshme të kalciumit në organizëm mund ta merrni duke konsumuar katër herë në ditë gjëra nga qumeshti dhe nenproduktet e tij, salmon, sardele, bukë, arra dhe perime jeshile, brokoli, lulelakër, lëng portokalli të pasur me kalcium, djathë. Kalciumi stabilizon funksionet nervore dhe psikike: zvogëlon nervozizmin dhe ndihmon për pagjumësinë, problem ky i shpeshtë tek shtatezënat. Si pasoje e mungesës së konsumimit të kalciumit mund të vij deri tek osteoporoza kalimtare . Shmangni konsumin e tabletave të hekurit dhe kalciumit njëkohësisht, sepse absorbohen më mirë në organizëm kur merren veçmas.

Zinku

Zinku ndihmon në sintezën e proteinave. Doza ditore e preferuar është 15 mg.
Zink ka në mish, vezë, mëlçi, fruta deti, guaca deti, fara gruri dhe në drithëra.

Bakri

Bakri e ndihmon organizmin të absorbojë hekurin dhe të përmirësojë punën e metabolizmit.

Natriumi

Natriumi është elektrolit – një nga mineralet që janë të nevojshme për rregullimin e lëngjeve në organizëm. Ka rol të rëndësishëm në mirëmbajtjen e baraspeshës acid-bazë në gjak, ndërsa pa të, materiet ushqyese nuk do të mund të kalonin përmes qelizave të membranave.
Gjatë shtatzënisë dhe periudhës së dhënies me gji nevoja për natrium rritet, por këtë nevojë mund ta kënaqni me ushqim normal. Doza e preferuar ditore e natriumit është rreth 2,4 mg.

Natriumi gjendet në sasi shumë të vogla. Kripa është burimi më i madh i natriumit. Një lugë kripë përmban 2,4 mg natrium. Në mënyrë që të kontrolloni konsumin e natriumit në organizëm gjithmonë lexoni përmbajtjen në etiketën e prodhimeve, sasia e përgjithshme e natriumit në prodhim është e theksuar në miligram. Nëse e kriposni shumë ushqimin, duhet të zvogëloni konsumin e natriumit, dhe të ndryshoni mënyrën e ushqyerjes në rast se konsumoni prodhime të cilat kanë më pak se 400 mg natrium në një vakt. Zvogëlimi i konsumit të natriumit nuk është gjithmonë i rekomandueshëm, sepse mungesa e tij në shtatzëni mund të çojë në çrregullime delikate të ujit tek nëna dhe foshnja. Ënjtja apo edema, është paraqitje e shpeshtë në shtatzëni dhe lajmërohet për shkak të prodhimit të rritur të estrogjenit. Estrogjeni rrit mundësinë e indit që të absorbojë ujin në indin lidhës, dhe me këtë sa më shumë të mbajë krijimin e edemave.