Cikli Rrëfime rrënqethëse – Rrefimi i Alesias

Cikli Rrëfime rrënqethëse( shkrimet janë të paredaktuara, pasi preferova të ruaja origjinalitetin)
Këto rrëfime rrënqethëse janë shkëputur nga letrat që vijnë në inbox-in tim ku persona të ndryshëm rrëfejnë historitë e tyre personale. Kam vendosur t’i bëj publike pasi mendoj se mesazhi i tyre është mjaft i dhimbshëm dhe domethënës dhe në shumë moment shfaqet hapur gjendja e tyre psikologjike. Uroj që natyrisht ky fenomen të jetë jo nje trend, por një fenomen në zhdukje.
Rrefimi i Alesias
Përshëndetje Znj. Anila! Une jam një vajzë 19 vjece nga qyteti i Skraparit dhe quhem Alesia T. Dje dëgjova për ju në emisionin “Jo vetëm Modë” dhe menjëherë ndjeva te me ndriconte nje rreze dielli. Jam nje vajze shume ne nevoje dhe shpresoj shume qe te keni mundesi te njiheni me historine time dhe nese eshte e mundur te me pergjigjeni me ndihmen tuaj! Une jam ne vitin e pare ne fakultet dhe jam shume prane provimeve dhe duhet te perpiqem te ruaj perqendirmin dhe ekuilibrin e duhur per te perballuar mesimet qe te mund te arrij rezultatet e larta ne provime e keshtu te realizoj endrren time, por kjo sa vjen dhe me duket edhe me e pamundur. Gjithcka filloi me nje koment te nje kusherire pas nje periudhe dy javore qe kishim marre pushimet verore. Ajo menjehere sa me pa te dilja jashte deres se shtepise me tha se isha shendoshur shume. Komenti i saj me lendoi shume dhe menjehere vendosa te filloja nje diete dhe te ushtrohesha me nje piste qe ia mora hua kushuririt tim. Stervitesha rende dhe haja pak. Hoqa dore nga gjithcka qe nuk ishte e shendetshme dhe rezultatet ishin te shkelqyera sepse ne me pak se nje muaj une rrashe shume ne peshe dhe krijova nje imazh shume te mire fizik. Ndejesha mire me rrobat e mia te banjes apo gjithe fustanet dhe veshjet e mia. Dukej se gjithcka i ishte kthyer normalitetit, por ky ishte vetem hapi i pare per ne kete bote te ferrit qe po jetoj sot. Ne momentin qe filloi viti i dyte shkollor une e lashe pasdore stervitjen dhe keshtu iu riktheva serish ushqimit. Duhet te them se ecja edhe me mendimin se asnjehere nuk e kam patur problem me pare qe te haja shume dhe te mos shtoja ne peshe, por nuk e kisha kuptuar tashme se qe prej asaj diete te are gjithcka ndryshoi. Ne muajin tetor te atij fillim viti shkollor une rifitova te gjithe peshen qe humba me aq shume mund dhe njerezit filluan serish me komentet e tyre, por une i mora me sportivitet sepse kujtoja se ishte dicka qe mund te rregullohej serish me pak diete dhe stervitje. Edhe ky mendim ndryshoi shpejt. Ate vit kalova situata te dhimbshme… Tezja ime shume e dashur per mua u nda nga jeta dhe une u mbylla ne vetvete teper e stresuar. Pa kuptuar, ne njefare menyre u izolova nga gjithcka me rrethonte dhe e vetmja gje qe beja ishte te haja dhe madje pa e vene re se sa shume konsumoja. Arrita ne nje fare peshe qe edhe vete vura re se imazhi im i elegances natyrale per te cilen gjithmone lavderohesha ishte zhdukur. Isha rrumbullakosur se tepermi dhe ne pjesen e vitheve dhe te kofsheve m’u shfaq celuliti. Ndjehesha shume keq per kete, por dukej se ishte nje situate e pakthyeshme, derisa nje dite teksa ngjisja shkallet per ne klase, degjova nje koment midis dy djemsh te vitit te pare theksualisht te tille: “Sa eshte bere kjo!” dhe pashe shprehje shume te renduar ne fytyrat e tyre dhe madje ishin te neveritur, teksa ktheva koken instinktivisht prej lendimit qe mora. Qe pas atij momenti kufizova ushqimin. U futa ne palester dhe punoja shume fort dhe u duk se kjo dha rezultate te menjehershme duke qene se djersisja se tepermi, por nuk ishte e mjaftueshme. E kufizova ushqimin edhe me shume dhe ne nje periudhe 3 mujore stervitore qe prinderit e mi vendosen t’i shkeputesha e ti perqendrohesha me shume mesimeve, une e kufizova ushqimin edhe me teper sa arrija te haja ne dite vetem 1 biskote gjate pushimit te gjate qe te mos behesha teme e shoqjeve te mia per dobesimin tim te shpejte, ndersa ne dreke konsumoja nje gjysme flete buke te vogel, nje gjysme domateje te vogel, nje gjysme trangulli te vogel dhe nje flete shume te holle djathi dhe kjo ishte e gjitha. Te gjithe kete e konsumoja shume ngadale duke numeruar deri ne 30-40 per çdo pertypje. konsumoja edhe nje sasi te konsiderueshme uthulle gjithashtu. Te gjithe me lavderonin per peshen time te re -10 kg dhe u pelqente shume qe tani e kisha “rimarre veten”, por une ndjehesha si ne faj sa here qe ma thonin kete. Shume shpejt situata ne shtepi u be dramatike.. Prinderit filluan te me qortonin ashper, me te bertitura te medha per shkak te kequshqyerjes sime, saqe une kalova ne nje tip depresioni shpirteror. E moren vesh te gjitha shoqjet e mia ne klase per kequshqyerjen time dhe madje edhe te gjithe familjaret dhe kjo me cekuilibroi ne gjendjen time shendetesore psikike duke me ushtruar nje presion te forte psikologjik. Une kalova ne situata edhe me drastike duke mos konsumuar me asnje grimce ushqimi e keshtu kalova dy jave te plota, derisa prinderit me cuan ne spital per te marre serum. Pas kesaj vendosa qe te rregulloja situaten familjare sepse me dhimbte shume grindja midis meje dhe prinderve te mi! Me shume perpjekje iu ktheva serish ushqimit, por njehere t’u kthyer nuk po ndalesha dot me se ngreni. Shume shpejt mora pushimet verore dhe e kaloja gjithe diten duke ngrene aq sa fitova te gjithe peshen qe humba brenda 2 javeve. Kjo me solli probleme te tjera dhe sebashku me mamin vendosem t’i drejtoheshim mjekut. I tregova per situaten time dhe me tha se me pare kisha kaluar ne anoreksi, por kete e kisha kuptuar tashme, e dija qe para se te dobesohesha ne menyre drastike, por atehere me dukej se nuk kisha zgjidhje tjeter dhe edhe pse i dija pasojat, mendoja se tek une do te ishin ndryshe. Mjeku me keshilloi te haja shendetshem dhe te merresha me aktivitet fizik, por kjo u be edhe me e veshtire. Gjate gjithe veres ndjenja e izoluar ne shtepi sepse isha teper e shendoshe per te dale jashte e keshtu ne cdo moment isha duke u perballur cdo dite me torturen e te ushqyerit. Haja pa mase, pastaj disa dite rrija pa ngrene e disa dite te tjera haja edhe me shume se heret e kaluara. Nuk po mundesha dot me, kjo situate po me cmendte dhe i kishte kthyer pushimet e mia ne nje ferr te vertete, por jo me shume nga ai qe erdhi me pas. Nje dite prej atyre teksa isha duke ngrene serish pa kriter me kaloi nepermend ideja qe mund te villja gjithcka qe sapo kisha ngrene dhe keshtu bera. U ndjeva e liruar nga ajo peshe e rende, por menjehere pasi kisha vjelle tentoja te haja serish e keshtu te villja serish derisa arrija te villja deri ne 6-7 here ne dite. Serish rrashe ne peshe dhe kur shkova ne plazh dukesha mire me rrobat e mia te banjes. Gjithcka i ishte kthyer “normalitetit”. kjo nuk zgjati shume dhe menjehere pas pushimeve une iu riktheva bulimise qe e kisha nderprere ato 10 dite, sepse e kisha fituar shume shpejt gjithe peshen e humbur qe nuk ishte dhe aq drastike sa ajo e heres se pare me anoreksine, por dicka ishte. Isha e tmerruar prej situates ne te cilen po jetoja.. Kur shtrihesha te flija, lotet me mbysnin dhe gjithmona mendoja per shkakun qe me beri te ndermerrja kete rruge qe tashme ishte pa kthim. Nuk dija cfare te beja, si te sillesha, te ushqehesha apo te mos ushqehesha.. U futa ne palester duke hequr dore prej bulimise, por viti i ri shkollor erdhi shume shpejte dhe gjithe ajo qetesi ne te cilen kisha rene dhe gjithe ajo lumturi u zhduk menjehere pasi nderpreva stervitjen. Serish u shendosha shume, madje me shume se me pare, por kjo nuk duhej te ndodhte dhe jo vetem sepse mua me bente te ndjehesha tmerresisht keq aq sa behesha agresive me veten sa here qe shikoja reflektimin tim ne pasqyre, por edhe sepse une isha nje person teper aktiv ne shkolle dhe kete fillim viti une do te kendoja ne koncertin e hapjes, por isha shume e frikesuar sepse gjithmone kam qene vemendja e mesueseve dhe nxenesve ne shkolle pa u dashur t’ju krijoj idene e mburrjes ne kete pjese. Kurrsesi, ne keto raste une do te doja te zhdukesha nga faqja e dheut.. Askush nuk e dinte cfare po kaloja dhe nese do t’a dinin do te me tallnin.. keshtu iu riktheva serish bulimise, por kesaj here ishte edhe me e veshtire te jetoje nen petkun e saj. Me ushqimin villja jo vetem vrerin e kesaj semundjeje prej se ciles nuk kisha me shpetim, por villja edhe gjak.. ndonjehere te vjellit e shpeshte me merrte edhe frymen dhe pasi isha pastruar menjehere bija pafuqi ne shtratin tim.. Nuk po mundesha dot me, duke ditur qe evente te tjera me sfida te tjera shume te shpeshta me prisnin. Nuk mund t’i lija ne balte sepse isha shpresa e tyre dhe ishte edhe detyra ime si studente ku studioj, por pervec pjeses se aktiviteteve qe ishin te shpeshta une kisha edhe detyrat e mia si nxenese e kurrikulave te ndryshme dhe me barren e anoreksise dhe bulimise qe tashme m’u bene te nderthurura, mbi shpatulla me duhej te studioja shume per te mbajtur rezulatet e larta te mesimeve. Gjithcka eshte kaq e veshtire.. Pamundesia per t’u perqendruar, gjithcka.. Per kete m’u desh te kaloja ne zgjidhje alternative ku pas cdo eventi publik filloja te ushqehesha rregullisht dhe nese vinte eventi i rradhes i nenshtrohesha serish bulimise dhe anoreksise per humbje te shpejte te peshes (1 javore dhe arrija te humbisja deri ne -12 kg) sepse nuk bente asnje nga veshjet e mia dhe per me teper dukesha kaq qesharake sa te gjithe ne periudhat kur shendoshesha krejt pa pritur pas kthimit nga fundjava, me therrisnin me pseudonime si “bufi” apo “faqepllocke” ,por pa e ditur qe keto me lendonin.. E nga ta dinin.. gjithe kjo situate ishte kaq e pakoncepueshme.. Keshtu festa e fundvitit ishte eventi i fundit dhe pas kthimit te pushimeve dimerore une fitova serish peshen e humbur dhe ja ku jam edhe sot duke shtuar cdo dite edhe me shume ne peshe sepse jam ne periudhen e pushimit prej bulimise.. Ndoshta e gjitha kjo mund t’ju duket shume qesharake, por ju them se per mua eshte nje situate qe me vret cdo dite nga pak… Para nje jave mendova t’i rikthehesha serish bulimise sepse asnje prej xhinseve te mia nuk me bejne me dhe mbeta thuajse nje jave te tere me te njejten pallto te gjate qe te me mbulonte pjeset e shendosha, por kjo nuk ma zbuste ndopak te ftohtin ditet e acarrta qe kaluam pak kohe me pare e sidomos ne kushtet e shkolles. T’i rikthehesha bulimise nuk eshte nje gje e mire, ishte ky mendimi i mbremjes pasi kishin kaluar tre dite qekur e fillova serish procesin e dobesimit qe tashme kryhet kaq shpejte ne trupin tim saqe te gjitha shoqjet e mia e vune re.. por kjo nuk duhet te ndodhe me, sepse une dua shume te kem nje jete normale dhe dua qe edhe problemi me zhvillimin jo ne parametrat e duhura e normale te mitres qe mu shkaktua prej rastit te pare te anoreksise te zbehet sepse une deshiroj me gjithe shpirt qe ne nje te ardhme te mund te behem nene! A do te behem dot valle? A do te mbaroje ndonjehere ky makth ?! Per kete vendosa qe te nderpres te vjellat dhe te ha gjera te shendetshme dhe ne menyre te kufizuar duke iu permbajtur te ushqyerit te ekuilibruar ne te treja vaktet ditore, por nuk di me cfare te bej! sa here qe une ha dicka, sikur edhe gjene me te vogel pasi kam vendosur te shkepus procesin e dobesimit ne saje te bulimise, e ndjej ne trup qe kjo sasi sado e vogel e ushqimit me kthen mbrapsht dhe ne menyre te menjehershme qelizat dhjamore, sikur keto te ishin zhdukur per pak kohe dhe te kishin lene vendin e tyre bosh dhe menjehere pas konsumimit te dickaje ato mbusheshin serish brenda instantit.. Sot jam ne po te njejten situate, por e di qe nese vazhdoj te ushqehem edhe pse tani nuk po ha ne menyre te parreshtur, serish jam duke shtuar ne peshe. Keshtu me ndodh cdo here, qe pasi rifitoj peshen e humbur shtoj edhe 2 kg te tjera me teper. Une jam 1.58cm e gjate dhe tashme besoj se peshoj 58kg. E di qe mund te tingelloje normals, por nuk eshte. Num me bejne asnje nga rrobat e mija dhe me duket se edhe kete jave do ta shtyj nen te njejten pallto qe te me mbuloje zonat problematike. ndjehem shume keq, e fryre nga te gjitha anet, me celulit ne vithe dhe kofshe dhe madje edhe me strije te krijuara nga dobesimi dhe shtimi ne peshe i shpeshte. tashme me duket se nuk do te mund ti vesh dot me kostumin e banjes, madje as xhinset e shkurtra qe po bej kaq shume kohe pa veshur. Nuk ndjehem me si nje vajze normale, nuk e kam me jeten time normale… Gjate veres nuk dola dot njehere per te shkuar per te marre librat emi te preferuar ne biblioteke apo te takohesha me miket e mia per nje pasdite nga pishat sepse veshjet e mia nuk me benin me dhe trupi im ishte deformuar aq shume nga fryrja dhe celuliti saqe mund ti tmerroja te gjithe me pamjen time ose te behesha objekt talljeje per kedo qe do te me shihte te dilja nga dera e shtepise.Prinderit e mi jane perpjekur shume te me ndihmoje qe te superoja edhe kete situate ne jeten time dhe per disa kohe mora medikamente te ndryshme qe te me ndihmonin sepse pas bulimise gjithmone mbetesha me mungese te theksuar hekuri dhe vitaminash, i shtojme edhe anemine aq sa me dilnin edhe njolla te zeza te trup nje vinin duke u zmadhuar si te isha shembur diku. Asgje nuk funksionoi, une i jam rikthyer kush e di se sa here kesaj gjendjeje edhe pse cdo here me deshiren qe te mos e ndermerrja kurre nje hap te tille. “Thoja le te behet c’te behet, nuk i kthehem me!”, por me pas rrethanat me detyronin, perndryshe te gjithe do te qeshnin me pamjen time qe nuk me bente asgje dhe madje djalit qe dikur i pelqeja dhe qe une iu largova per shkak te kesaj arsyeje qe me torturon, do t’i dukesha qesharake sa do te qeshte me mua e do te me shihte si gjithe te tjeret me neveri. Une perpiqem shume ne jeten time qe gjithcka te shkoje mire.. Te jem nje nxenese e shkelqyer ne mesime dhe ne sjellje dhe te jem nje vajze e dashur me miqte, familjen dhe familjaret e mi dhe e respektueshme per te jashtmit dhe deri ketu duket se po shkoj mire, perderisa i shoh te gjithe te buzeqeshur kundrejt meje dhe perderisa prinderit e mi jane te lumtur me arritjet e mia, por do te doja qe edhe une te ndjeja sado pak gezim ne keto perpjekje te miat. Gjithcka qe bej ne jete e bej duke u nisur fillimisht me mendimin e mireqenies se te tjereve dhe ia arrij t’u fal atyre miresi ne cfare kane te nevojshme dhe keshtu me duket se brenda tyre qendron bindshem normaliteti. Me pelqen e gjitha kjo, me pelqen te ndihmoj te tjeret apo t’i bej ata te buzeqeshin e te ndjehen me mire me nje keshille dhe nje dore mbi shpatull, vetem se do te doja qe te kisha edhe une nje ndihme te tille. Dikush qe te mund te me sillte normalitetin ne jeten time, qe te me ndihmonte te rrisja aktivitetin e saj dhe lumturine e brendshme ne te shijuarit te gjerave qe me se tepermi me pelqen te bej. Te jem e lire te jetoj ne boten time ku mund te shkoj te pikturoj ne qendren kulturore pa pasur friken e daljes nga dera e shtepise dhe te pershkimit te rruges deri atje.. te mund te shkoj e qete ne biblioteke apo te takoj miket e mia, apo t’i jap shansin vetes e te lejoj bashkebisedimin me nje djale te cilit ndoshta i pelqej. Ia kam frenuar vetes kete gje me mendimin se askujt nuk mund t’i pelqej… Ndoshta me te vertete qe mund t’ju dukem qesharake juve, por zonje ju nuk e dini se sa e lenduar ndjehem une prej gjithe kesaj, sidomos kur mendoj per jeten normale qe kam pasur dikur. Me mungon ajo paqje dhe ai ekspresivitet energjik qe kam pasur dikur e qe tashme me mungon sepse kam rene ne nje gjendje plogeshtie ku gjithcka me vjen ne sekuenca pamjesh frustruese te gjithckaje qe me ka bere shpirtin te ndjehet i lodhur, shume i lodhur se jetuari ne kete humnere ku jam rrezuar. Me ndihmoni ju lutem! Me ndihmoni te arrij serish normalitetin ne jeten time, me ndihmoni te jem serish e shendetshme qe te mund te bej nje jete ku anoreksia dhe bulimia te mos jene me, te mos me vrasin me, te mos m’i marrin me te gjitha shpresat dhe endrrat e mia dhe te me lene te pajete, sepse ndoshta keshtu do te perfundoj nese kjo situate nuk merr fund..e dike e ditur dhe njohur veten se sa lehte bie pre e fjaleve dhe veprimeve ndoshta disa me dashje ndoshta disa pa dashje ,por qe jane vertete lenduese tek une, per shkak te natyres sime paksa te ndjeshme… Ju kerkoj shume ndjese qe u zgjata kaq shume dhe ndoshta ju kam bezdisur me gjithe cfare ju tregova. me falni nese jam treguar pa takt, por kisha shume kohe qe e mbaja perbrenda gjithe kete dhe nuk e kontrollova dot veten. Sinqerisht dhe perulesisht ju lutem te me falni per kete. Me duhet t’ju them se u mrekullova kur degjova per ju ne televizor dhe do te doja shume te Vija tek ju.Familja ime mbeshtetet vetem ne pensionin e mamit tim dhe rroges se babit, por shumica e ketyre te ardhurave shpenzohen duke paguar ushqimin dhe universitetinb Tim te cilat une aktualisht vazhdoj. Kemi edhe nje dyqan te vogel por prej tij thuajse nuk del as nje mije leke fitim ne dite ,per shkak te krizes ekonomike qe ka zaptuar vendin, por edhe sepse lagjia jone eshte e varfer. Shpresoj te mund t’a lexoni kete mesazh te timin dhe ta keni parasysh kerkesen dhe nevojen time per ndihme. Do t’ju isha mirenjohese perjetesisht nese me jepni mundesine e trajnimit dhe sherimit te plote tek ju duke marre parasysh situaten ekonomike te familjes sime. Do te jem e ngujuar por mbi te gjitha me shpresen tek ju.Kjo eshte e gjithe historia ime dhe kjo jam une Znj. Anila dhe do t’ju pergjerohesha shume te beheshit sheruesja ime dhe njeriu tek e cila une po var gjithe shpresat e mia per nje jete si e te gjithe te tjereve… Ju lutem per cfare keni me te shtrenjte, me ndihmoni! Zoti ju bekofte per gjithe te mirat qe keni bere dhe ju dhente nje jete te qete, ne paqe,shendet, dashuri dhe ne lumturine e arritjeve dhe sukseve tuaja qe uroj te jene te metejshme. Jam ne pritje te pergjigjies suaj. Me perulesi dhe respekt, Alesia Skrapar