Anemia Sikle Cell

Anemia Sikle Cell, është pjesë e një grupi të quajtur “hemoglobinopati”. Kjo e fundit zhvillohet kur dikush trashëgon nga një prind, të paktën një gjen “defektiv”beta-globine, bashkë me një lloj tjetër të një gjeni anormal të hemoglobinës që ndikon në mënyrën se si rruazat e kuqe të gjakut punojnë.
Llojet më të zakonshme të sëmundjes sickle cell përfshijnë:
-Anemia Sickle Cell (ose HbSS)
-Sëmundja hemoglobinale SC (ose HbSC)
-Talasemia ose ( HbSβthal)
Simptomat e anemisë sickle Cell zakonisht përfshijnë:
-Lodhje dhe ndiheni të dobët
-Simptoma të një temperature
-Enjtje
-Mungesë frymëmarrje dhe dhimbje në kraharor, gjë që e bën të vështire të ushtroheni fizikisht ose të jeni aktivë
-Dhimbje të kockave, sidomos në kockat e gjata si ato që ndodhen në ekstremitete etj
-Dhimbje barku
-Probleme me shikimin
-Përzierje, vjellje dhe probleme me sistemin tretës
-Qarkullimi i dobët në lëkurë që shkakton plagë
-Simptomat e verdhëzës.
Eshtë e zakonshme për njerëzit me SDC të kenë verdhëz, e cila shkakon simptoma si:
– Zverdhja e lëkurës.
-Zgjerimi i shpretkës (përfshirë dhe gjatë fëmijërisë)
-Rrezik më të lartë për infeksionet dhe sëmundjet, duke përfshirë pneumoninë pneumokale, pjesërisht që vjen nga shpretka që nuk punon si duhet
-Rrezik më të lartë për mpiksjen e gjatë, që vjen si pasojë e ndonjë ene gjaku të bllokuar
-Rrezik më të lartë për dëmtimin e mëlcisë, veshkës, mushkërive etj.
-Mosfunksionim seksual, duke përfshirë ereksione të dhimbshme.
-Te fëmijët, probleme me zhvillimin mund të ndodhin si shkurtimi i pjesës së bustit në propocion me krahët dhe këmbët
-Rrezik më i lartë për zgjerimin e zemrës dhe murmurit të zemrës.
Mënyrat natyrale për të trajtuar simptomat e Anemisë Sickle Cell
1. Dieta dhe suplementet që ju ndihmojnë të menaxhoni aneminë
Të hani një tip të caktuar dietë nuk do t’ju ndihmojë të shëroni aneminë sickle cell as ta parandaloni atë, por mund të ndihmojë të menaxhoni simptomat dhe ndërlikimet e mëtejshme. Njerëzit me anemi sickle cell mund të kenë vështirësi për të tretur proteinat ose mikronutrientë të ndryshëm, ndonjëherë që con në kequshqyerje, humbje në peshë si dhe një sërë efektesh të tjera anësore. Këtu janë disa këshilla ku të fokusoheni në mënyrë që të plotësoni të gjitha nevojat për nutrientë: Sigurohuni të konsumoni kalori të mjaftueshme në përgjithësi. Anemia Sickle Cell ndonjëherë mund të shkaktojë keq-absorbim dhe nevoja të larta kalorike për të parandaluar rënien në peshë. Të konsumoni një dietë të pasur me nutrientë përfshin varietete të shumëllojshme dhe shumë produkte të freskëta (fruta dhe perime). Mundohuni të përfshini fruta dhe perime në cdo vakt për të marrë vitaminat e nevojshme, mineralet dhe anti-oksidantët. Disa nga zgjedhjet më të mira përfshijnë: perime jeshile, lakra, karrota, kërpudha, ashparag, domate etj. Konsumoni proteina dhe yndyrna të shëndetshme. Burimet e mira të proteinave të shëndetshme përfshijnë: vezë, peshk të egër, salmon ose sardele, melci ose organe të mishit, thjerrëza ose protein të kolagjenit. Këto ushqime janë gjithashtu të pasura në hekur. Kjo ndihmon të reduktoni simptomat e anemisë si lodhja dhe dobësia. Yndyrnat e shëndetshme përfshijnë: vaj ose qumësht kokosi, vaj ulliri, avokado, arra, fara etj. Konsumoni ushqime të pasura në folat, i cili ndihmon me prodhimin e rruazave të kuqe të gjakut. Këto përfshijnë: thjerrëza, melci ose organe të mishit, avokado, brokoli dhe ashparag. Doktori juaj mund t’ju rekomandojë edhe të merrni një suplement të acidit folik që t’ju ndihmojë të parandaloni mungesën e folatit. Gjithsesi një dietë e shëndetshme është mënyra më e mirë për të siguruar folat që trupi mund ta përdorë me lehtësi. Pini sa më shumë ujë cdo ditë për të parandaluar mos-balancën e elektroliteve dhe simptomave të dehidratimit. Synoni për 8 gota në ditë, ose më shumë nëse po djersisni nga ushtrimet fizike. Shmangni ushqimet e përpunuara dhe të paketuara dhe kaloritë boshe si ushqimet me sheqer, fast food, dhe pijet e gazuara.
2. Suplementet për të reduktuar mungesat
Për të konsumuar një dietë të shëndetshme dhe të shumëllojshme, ekspertët rekomandojnë që të merrni disa suplemete që mund të trajtojnë mungesat, të mbrojnë kockat si dhe të sigurojnë efekte të tjera mbrojtëse. Megjithatë shumë kërkime duhen akoma për të konfirmuar cilat suplemente mund të jenë më të dobishëm. Por tani për tani, ata që mund të ofrojnë më shumë benefite kur merren me doza të caktuara janë: -Vitamina D -Kalcium -Folat -Acidet yndyrore të Omega 3 -Vitamina B6 dhe B12 Multivitaminat që përfshijnë kopër, zink, magnez gjithashtu kanë treguar që sjellin shumë benefite.
3. Reduktoni stresin dhe flini mjaftueshëm
Në varësi të simptomave të personit, është akoma e mundur që të qëndroni aktivë dhe të ushtroheni edhe me aneminë sickle cell. Gjithsesi ushtrimet fizike duhet të jenë të buta dhe të moderuara. Balanconi ushtrimet me shumë gjumë dhe pushim. Eshtë më mirë të merrni mendimin e doktorit se sa shumë ushtrime janë të nevojshme. Për të ndihmuar trupin të marrë veten nga ushtrimet dhe burime të tjera të stresit, qofshin fizike apo emocionale, flini të paktën 7-9 orë cdo natë. Gjithashtu gjatë ditës lini disa orë për t’u relaksuar. Mënyra të tjera për të eliminuar stresin përfshijnë praktikën e meditimit, joga, ushtrime për frymëmarrje, akupunktura, masazh terapie dhe aromaterapi.
4. Parandaloni presion e tepërt dhe dehidratimin
Një nga gjërat më të rëndësishmë që një njeri me anemi sickle cell mund të bëjë është të parandalojë sasinë e oksigjenit në gjak që të bjerë në nivelet e ulëta duke shmangur ushtrimin e presionit të tepërt dhe situata fizike stresuese. Sëmundja Sickle cell rrallë ndodh të jetë vdekjeprurëse. Por në disa raste kur dikush ndihet shumë i lodhur ose i dehidratuar për shkak të aktivitetit të sforcueshëm fizik, është e mundur që simptomat të rëndohen e të rrezikojnë jetën tuaj. “Krizat Sickle Cell” është termi i përdorur për një reaksion të rënduar për shkak të furnizimit të oksigjenit të reduktuar. Kjo mund të shkaktohet nga cdo gjë që është fizikisht aq kërkuese dhe stresuese për trupin ta përballojë, si sportet në lartësi të mëdha, stërvitja përtej limiteve, ose kur merrni veten nga një sëmundje.
5. Vajërat esencialë për të reduktuar dhimbjen në mënyrë natyrale
Anemia Sickle Cell mund të shkaktojë dhimbje duke përfshirë dobësimin e muskujve, dhimbje te kockat, dhimbje te barku ose kraharori. Për të menaxhuar dhimbjen në mënyrë natyrale, provoni të aplikoni kompresa të ngrohta në zonat ku ndjeni dhimbje për rreth 15 minuta për 2-3 herë në ditë. Të bëni një banjë të ngrohtë ose të uleni në një xhakuzi, terapitë e masazheve, nxemja etj, janë mënyra të mira për të mbajtur nën kontroll simptomat fizike që të bëhen tepër serioze dhe të dëmshme. Vajërat esencialë janë gjithashtu një mënyrë e mirë për të trajtuar dhimbjet, sidomos për lëkurat e irrituara, për të përmirësuar imunitetin dhe promovimin e relaksit. Vaji i mendrës mund të aplikohet në të gjithë lëkurën për të reduktuar plagët e muskujve ose nyjet. Vajëra të tjerë esenciale që mund të ndihmojnë me simptomat, përfshijnë “frankincense” për të reduktuar inflamacionin, livando për të menaxhuar stresin, vajra agrumesh si portokalli ose grejprfrutit për të reduktuar lodhjen.
Disa këshilla lidhur me aneminë sickle cell
Njerëzit me anemi sickle cell kanë rrezik më të lartë për zhvillimin e infeksioneve dhe sëmundjeve, dhe duan një kohë më të gjatë për t’i kaluar, prandaj është e rëndësishme të kërkoni trajtim që në momentin e parë që simptomat fillojnë të shfaqen. Për të parandaluar sëmundjet, praktikoni një higjenë të pastër. Qëndroni larg njerëzve që janë të sëmurë dhe lani duart rregullisht. Gjithashtu shmangni situatat stresuese, temperaturat ekstreme dhe ushtrimet fizike të rënduara. Bëjeni prioritet një gjumë të mirë dhe pirja sa më e shumtë e ujit. Për njerëzit me sëmundje të tjera sickle cell, për të marrë kujdesin e duhur është mirë të punoni me një grup specialistësh. Kjo mund të përfshijë: të merrni në mënyrë primare kujdesin nga një doctor, hematologjist (një doktor i specializuar në sëmundjet e gjakut, ndonjëherë një therapist, një nutriocinist që mund t’ju ndihmojë me nevojat ushqimore që gjendja juaj kërkon. Vizitoni menjëherë një doktor nëse ju shfaqen simptomat e mëposhtme (sidomos te fëmijët)
-Një temperaturë e lartë
-Vështirësi në frymëmarrje ose dhimbje në kraharor dhe bark
-Dhimbje të rënduar të kokës, ndryshime në shikim dhe probleme me përqëndrimin -etj.