Si te shmangni të vjellat gjatë shtatëzanisë

A jeni një grua shtatzënë që ka ndjesi të parehatshme përzierjesh? Shqetësimet e mengjesit gjatë shtatzanisë janë shumë të shpeshta?

Shtatzania është e bukur por gjjthashtu dhe një fazë e rëndësishme në jetën e femrës. Dhe shqetësimet e mëngjesit është një fenomen mëse i zakonshëm që prek të gjitha femrat shtatzënë në javët e para të shtatzanisë. Por janë dhe disa trajtime natyrale të thjeshta që mund t’ju ndihmojnë.

Por cfarë i shkakton shqetësimet e mëngjesit?
Zakonisht vijnë si rezultat i mosbalancës së hormoneve. Të tjera arsye specifike përfshijnë:
– Sheqeri i ulët në gjak
– Rritje në nivelet e progesteronit; progesteroni ndihmon në parandalimin e lindjes së parakohshme.Gjithsesi, progesteroni gjithashtu tkurr stomakun dhe muskujt intestinale, gjë që con në acide të tepërta stomaku dhe acid refluks.
– Zakonisht bëheni më të ndjeshëm ndaj erërave gjatë shtatzanisë, gjë që mund të shkaktojë të përziera.
– Një rritje në nivelet e bilirubinës.

Trajtime natyrale për të ndaluar të vjellat gjatë shatzanisë.

1.Xhinxheri
Shumë studime kanë dalë në përfundimin që xhinxher është një nga trajtimet më të mira natyrale për të vjellat gjatë shtatzanisë. Studime specifike kanë menduar gjithashtu mundesinë për ti dhënë pacientëve tabletat me xhinxher. Si masë kujdesi, mbani mend që të përdorni xhinxher natyral për shkak se nuk ka rregullore për sasinë e xhinxherit të gjendur në kaspulë. Gjithmonë flisni fillimisht me doktorin përpara se të konsideroni mundësinë e marrjes së një produkti me bazë xhinxheri.


2.Ujë
Pini sa më shumë ujë. Mendohet që shqetësimet e mëngjesit mund të cojnë në dehidratim. Dehidratimi mund të nxisë të përziera. Mos pini shumë ujë përnjëherësh. Në mënyrë ideale pini 2 litra ujë në ditë. Pini vetem ujë pasi pijet e ftohta dhe të gazuara mund të përkeqësojnë simptomat tuaja.


3.Qëndroni larg stresit
Ndonjëherë, nxitësit emocionalë si stresi mund të rezultojnë në shqetësime mëngjesi. Ruani qetësinë dhe mundohuni të kuptoni nxitësit që ju shkaktojnë të tilla situata dhe shmangni gjërat që përkeqësojnë gjendjen tuaj.

4.Akupresura:
Shumë studime kanë provuar që P6 ose akupresura është tejet efektive në reduktimin e lehtësimin e simptomave të të përzierave dhe të vjellave në gratë shtatzëna. Akupresura lidhet me aplikimin e presionit dhe jo gjilpërave.

5.Pushimi
Një nga shenjat më të mëdha të shqetesimeve të mengjesit është që trupi juaj po mundohet tju thotë që ju duhet pak pushim. Sigurohuni që të mos e mbingarkoni veten, në këtë kohë delikate për ju. Ju duhet të pushoni mjaftueshëm dhe të flini mirë. Lodhja mund të përkeqësojë simptomat.

6.Hani vakte të vogla por të rregullta
Të hani pa pushim nuk është gjëja më e mirë qe mund të bëni. Ushqimet që kanë sasi të larta karbohidratesh si buka dhe krakers janë të mira për ju. Ndonjëherë sëmundja përkeqësohet nëse shmangni vaktet. Të hani rregullisht ushqim në dozën e caktuar ndihmon të lehtësoni simptomat. Ju mund të merrni parasysh një vakt të ftohtë, pasi të përzierat mund të nxiten dhe nga era e ushqimit gjithashtu.

7.Menteja
Një nga kurat më të mira për të vjellat gjatë fazës së hershme së shtatzanisë është menteja. Kjo barnë qetëson mendjen dhe shtyp nevojën për të pirë dicka të ftohtë. Ju ose mund të përtypni disa gjethe menteje ose disa cumcakizë me mente, ose të pini pak caj menteje.Ose mund të përdorni vajin esencial të mentes. Kini kujdes pasi era e fortë mund të përkeqësojë simptomat.

8.Trajtime herbale
Ju gjithashtu mund të provoni disa trajtime herbale për të lehtësuar simptomat e shqetësimeve mëngjesore. Shumë barna si kamomili, limoni dhe të tjera mund t’ju ndihmojnë të kontrolloni të përzierat. Megjithëse këto efekte mund të jenë afatshkurtra, duhet të gjeni kombinimin e duhur të tyre.

9.Aromaterapi
Në shumë raste, aromaterapia ju ndihmon të relaksoheni. Megjithatë për shkak se shqetësimet e mengjesit karakterizohen nga një hundë e ndjeshme, disa vajëra mund ta përkeqësojnë situaten. Disa vajëra esencialë që mund tju ndihmojnë të lehtësoni të përzierat janë:
-Vaji esencial i limonit
-Vaji esencial i lime-së
-Vaji esencial i xhinxherit

10.Kanella
Kanella ndihmon në reduktimin e ndjenjës së përzierjeve dhe parandalon shqetësimet e mëngjesit.