Dieta kunder mykut Candida Albicans

 

Candida Albicans është një lloj myku i pranishëm tek të gjithë. Nëse gjendet në sasira të vogla ky lloj myku është i parrezikshëm, por kur shtohet shumë kjo mund të ketë pasoja te renda për shëndetin. Në një trup të shëndetshëm Candida Albicans mund te mbahet nën kontroll nepermjet baktereve të mira. Përdorimi i shpeshte dhe pa karar i antibiotikëve mund të jetë një nga shkaqet që asgjësojnë bakteriet e mira ne organizmin tone , duke bere te mundur shtimin e mykut. Po keshtu shtimi i candida mund te ndodhe kur ne konsumojmë shumë sheqerera, karbohidrate, ushqime që përmbajnë maja, uthull, birre, buke etj. Kur sistemi ynë imunitar eshte i fuqishem dhe ne gjendje shume te miresasia e Candida në trup mbahet e ekuilibruar. Kur sistemi ynë imunitar nuk funksionon si duhet, ose ekzistojnë faktorë të tjerë si konsumimi i lartë i sheqerit dhe karbohidrateve, Candida mund të shtohet . Simptomat e shtimit te Candida-s ne trupin tone jane: – Dhimbjet e shpeshta te stomakut si dhe problemet me tretjen – Ndjenjë e vazhdueshme lodhjeje – Problemet me lëkurën: infeksione lëkure, ekzemë, psorasis, akne – Zemërim dhe Nervozizëm – Dhimbje koke – Dhimbje mesi – Vështirësi në përqendrim dhe konfuzion – Ankth – Candida mund të jetë si pasojë e një problemi më serioz në trup si diabeti, infeksione të tjera si ato seksualisht të transmetueshme ose dhe faktorët klimatikë, higjena personale etj. – Luhatje humori – Shtim i dëshirës për të konsumuar sheqerna, ëmbëlsira ose bukë
Infeksioni Candida është i vështirë për t’u diagnostikuar pasi kërpudhat janë të pranishme tek të gjithë ne. Testet laboratorike dhe vizitat tek mjeku jane ato që diagnostikojnë këtë problem. Megjithatë Candida është një infeksion që po të trajtohet si duhet mund të kurohet plotësisht. Një ndihmesë e madhe në eleminimin e Candida-s në trup, përvec medikamenteve dhe suplementeve është edhe dieta. Dieta më e mirë për të luftuar mykun është ajo që nuk përmban sheqer dhe ka nivel të ulët të karbohidrateve, si dhe nga shmagia e ushqimeve që përmbajnë maja. Mënyra më e shpejte për luftimin e Candida-s është futja në dietën e përditshme e përbërësve më potencialë që luftojnë qelizat e saj. Zakonisht kjo dietë është shumë strikte dhe kërkon shumë vullnet dhe vendosmëri. Dieta kunder mykut eshte nje dietë detoksifikuese, e cila konsiston në konsumimim e ushqimeve që nuk përmbajnë sheqer, maja, alkool etj. Ushqimet që konsumohen më shpesh gjatë kësaj diete janë proteinat, yndyrnat e shëndetshme, perimet, drithërat dhe disa lloje arrash. Personat që vuajnë nga Candida do t’u duhet ta vazhdojnë këtë dietë për rreth 3 muaj përpara se t’i kthehen dietës së tyre normale. Këshillohet dhe konsumimi i probiotikëve si bifidus dhe acidophilus, të cilët shërbejnë për shtimin e bakterieve të mira në zorrë. Normalisht një dietë pa sheqer ndihmon në kurimin e Candida-s si dhe rregullon sistemin tretës. Faza kur candida albicans del jashtë kontrollit në traktin digjestiv mund të jetë toksike. Shtimi i saj mund të vijë si pasojë e një diete të varfër, përdorimi i shpeshtë i antibiotikëve etj. Një rritje e tepërt e këtij myku në trup mund të shkaktojë probleme gastrike si përzierje dhe diarre ose sëmundje të tjera si depresioni etj. Kjo faze konsiston në eleminimin e të gjitha ushqimeve që nxisin shtimin e mykut në trup dhe zgjat për mbi 3 javë. Dieta ndihmon në eleminimin e plotë të sheqernave dhe karbohidrateve, si sheqeri, gruri, produktet e qumështit (përveç kosit), ushqimet e përpunuara, ushqimet e konservuara, alkooli, uthulla, salca e sojës, kikirikët etj. Konsumimi i frutave duhet të pakësohet në maksimum pasi shumë fruta përmbajnë fruktozë, një formë e sheqerit. Kujdes!!! Sheqeri fshihet në shumë ushqime si psh. në ato të konservuarat, ushqimet e gatshme, cerealët e mëngjesit etj. Etiketat mund ta përshkruajnë sheqerin ne emërtime të ndryshme si maltose, lactose, fructose, dextrose etj. Këshillohet që të gjitha këto produkte të mënjanohen për të penguar rritjen e mëtejshme të mykut.