“Blue Majik” është trendi më i fundit i Instagramit, por e dini çfarë është saktësisht?

 

“Blue Majik” është trendi më i fundit i Instagramit, por e dini çfarë është saktësisht?
Një ngjyrë blu tërheqëse, trendi më i ri në Instagram dhe benefite të panumërta shëndetësore, Blue Majik është super-ushqimi që do ju çojë në botën e nutrientëve dhe mirëqënies. Por çfarë është në të vërtetë Blue Majik dhe a na udhëzon në mënyrën e duhur drejt jetës së shëndetshme?
Blue Majik është një brand i ri, ekstrakt i bimës “Arthrospira” e njohur gjithashtu dhe si spirulina. Spirulina është një tip bakteri që i referohet një alge mikroskopike jeshile-blu që rritet në ujërat e ëmbla kudo në botë.
A kemi benefite shëndetësor nga Blue Majik?
Si të gjithë algat e tjera jeshile-blu, Blue Majik përmban proteina, vitaminë B përfshirë dhe B12, vitaminë E, zink, kopër, magnëz, hekur, selenik, acid linoleik dhe një tip esencialësh të yndyrnave omega 6.
Sepse Blue Majik është një përzierje e fundit e regjistruar, mungojnë studimet nga ana e shkencëtarëve për ta mbështetur më tej. Sipas “E3 Live”, kompania që krijoi ekstraktin, shton që Blue përmban komponentë si phycocyanin (PC) dhe jo-PC, që nuk gjendet në përbërjen e vjetër të pluhurit të spirulinës.
“Phycocyanin është testuar klinikisht që çliron pa-rehatinë fizike, që do të thotë që klientët ndihen më mirë, mund të bëjnë më shumë aktivitete si dhe të kenë një cilësi më të mirë jete-sipas kompanisë.
Edhe pse testimet klinike te Blue Majik janë inekzistente, studimet e spirulinës janë të shumta. Sipas një studimi në 2016, ka treguar që spirulina përmban anti-oksidantë dhe veti anti-inflamantore.
Specifikisht, kjo algë blu-jeshile është pro aktive ndaj enzimave anti-oksidante të celulës, duke reduktuar stresin oksidativ dhe dëmtimin e materialit gjenetik, duke eliminuar radikalet e lira dhe duke rritur nivelin e enzimës së “superoksidit dismutase” që është një anti-oksidant i fuqishëm.
Universiteti i “Maryland Medical Center” shton që shumica e studimeve të bëra lidhur me efektet që spirulina ka janë bërë më shumë në kafshë, por jo në njerëz. Sipas tyre spirulina mund të rigjallërojë sistemin imunitar, të mbrojë kundër reaksioneve alergjike dhe të ketë veti anti-virale dhe kundra kancerit. Por nuk ka asnjë provë që spirulina mund të japë këto efekte në njerëz.
Përdorimet e Blue Majik
Përveç se bën toste të mrekullueshëm , mund të përdoret dhe në shumë mënyra të tjera. Shtoni pak në lëngjet që do të pini, në ëmblësira, salca, për të ngjyrosur vezë, në jogurt apo akullore.
A ka ndonjë avantazh?
Përpara se të provoni diçka të re, konsultohuni me dietologen tuaj. Kjo vlen sidomos për ata që po marrin ilaçe të tjera apo për femra shtatzënë.
Universiteti i “Maryland Medical Center” gjithashtu thekson që spirulina dhe algat e tjera mund të ndoten lehtësisht me mikrocistina, substanca që mund të përthithin metale të rënda. Shihni për një markë të besueshme ose provoni Blue Majik, që është i çertifikuar, pa gluten, vegjetarian dhe pa konservues.