3 mite për humbjen në peshë

Miti nr.1 : Hani më pak +Aktivitet fizik=Humbje peshe
Kemi dëgjuar pafund udhëzime që njerëzit duhet të ndjekin për të humbur peshë: “Thjesht hani më pak dhe stërvituni më shumë”, “Mos hani kaq shumë”, “ Ka të bëjë vullneti”. Të gjithë e dinë që njerëzit që janë mbi-peshë zakonisht janë dembelë kur vjen puna te aktiviteti fizik. Por një formulë e thjeshtë mund të jetë tejet efektive: Hani më pak +Aktivitet fizik=Humbje peshe . Shumë prej nesh mendojnë që njerëzit nuk humbin dot peshë për shkak se:
-Janë përtacë dhe nuk ushtrohen mjaftueshëm.
-Hanë shumë dhe sërish nuk ushtrohen mjaftueshëm.Ka vetëm një problem me këtë pikëpamje: Nuk është e vërtetë.
Askush nuk dëshiron të jetë i shëndoshë. Nuk është faji juaj që keni probleme me peshën. Nuk zgjodhët ju të përballeshit me këtë sfidë. Edhe pse keni vullnetin që të mos konsumoni shumë ushqim, prapë nuk po mundeni dot të humbni peshë. Por ka dicka që mund të bëni për peshën tuaj. Celësi qëndroni te metabolizmi dhe të përdorni kapacitetin e trupit për të djegur kalori në mënyrë të shëndetshme. Por duhet të kuptoni që trupi i njeriut është dicka më shumë komplekse se kaq. Fakti që shëndosheni apo dobësoheni më së shumti ka të bëjë me atë cfarë hani apo me ushtrimet fizike. Në fakt nuk ka asnjë arsye të thjeshtë pse një individ mund të ketë probleme me peshën e tij/saj. Përgjatë 10 viteve të fundit, kërkimet mjekësore kanë dalë në përfundimin që humbja e peshës është më shumë e sofistikuar sesa nocionet e mëparshme mbi të konsumuarit më pak dhe të ushtruarit më shumë. Mund të jenë 7 parime bazike të përfshirë në metabolizëm që ndikojnë në rregullimin e peshës në ndonjë gradë apo tjetër. Ultra Metabolizmi është i themeluar në këto 7 parime bazë. Kjo shkencë e rë e metabolizmit dhe humbjes së peshës na con përtej idesë së vjetër që humbja e peshës është thjesht të konsumuarit më pak e të stërviturit më shumë.Kjo analogji na bën më të qartë: “T’i thoni dikujt që është mbipeshë që ai ose ajo, duhet të hajë më pak dhe të ketë më shumë aktivitet fizik, është sikur t’i thoni dikujt që është i varfër që duhet të punojë më shumë e të harxhojë më pak.” Këto ekuacione të thjeshta injorojnë shumë faktorë. Një nga faktorët që kanë mbetur nga ky ekuacion i thjeshtë është ajo që quhet sindroma e urisë. Kur ju keni atë idenë që duhet të hani më pak për të humbur peshë, ju bindni veten tuaj që të limitoni kaloritë në dietë. Në fakt disa nga dietat më popullore në treg rekomandojnë pikërisht këtë. Por problemi me limitimin e kalorive është që përsëri rikthehen. Arsyeja? Trupi juaj “ka uri” dhe vendos procese kimike që ju nxisin të hani më shumë. Kjo quhet sindroma e urisë dhe le të shohim më tej si funksionon në mënyrë të detajuar.
-Sindroma e urisë
Organizata Botërore e Shëndetit e klasifikon një dietë që përmban më pak se 2100 kalori në ditë për një mashkull mesatar dhe 1800 kalori për një femër mesatare, si pjesë të një dietë “të ngordhjes urie”. Një femër mesatare që po përpiqet të mbajë dietë, mundohet të konsumojë rreth 1500 kalori në ditë. Kjo do të thotë që është pak a shumë në gjendjen “ngordhjes urie”. Ne jetojmë cdo ditë me këtë sindromë. Modelet në ditët e sotme janë 25% më të dobëta se 40 vjet më parë. Për ta arritur këtë, ato vjellin shumë, përdorin laksativë, pinë duhan, soda dietike dhe ushtrohen më shumë sec duhet. Këto aktivitete nxisin shumë molekula në gjak të dizenjuara për të ndikuar në dietat e rënda dhe ushqyerja pa limit. Këto molekula janë mënyra se si trupi shpëton vetveten nga uria. Njerëzit kanë aftesi gjenetike për ta arritur këtë. Pjesa më rrënjësore është që ne si qënie biologjike jemi dizenjuar për këtë funksion. Eshtë një mekanizëm i thjeshtë mbijetese. Këto modele marrin komanda nga trupat e tyre të hanë më shumë dhe të fitojnë sërish peshë. Më pas trupi mendon se është në rrezik dhe con sinjale për të ngrënë. Injorimi i këtyre sinjaleve mund të ketë efekte negative. Ju mund të keni qenë në këtë situatë ndonjëherë. Nëse keni provuar të mbani dietë dhe të limitoni kaloritë, ju keni ndërtuar të njëjtën kaskadë molekulare brenda vetes. Si pasojë ju po merrni sinjale urie që janë shumë të forta për t’u injoruar. Në shumë raste, ju fitoni peshë më shumë sesa keni humbur. Më pas përfundoni në dietën klasike!

Miti nr.2 :Miti i kalorive
Pse të gjitha kaloritë nuk janë krijuar të barabarta?
Ju tashmë e dini që në shumë raste kufizimi strikt i kalorive nuk funksionon. Kjo është arsyeja pse shumë prej dietave nuk funksionojnë. Të hiqni kilet e tepërta nuk do të thotë që thjesht të hani më pak. Nëse hani shumë pak, ju nxisni molekulat brenda trupit që të shtoni akoma dhe më shumë peshë. Mundohen të na bindin që nëse konsumoni më pak kalori, do të humbni peshë. Por kjo nuk e tregon historinë e plotë. Kaloritë janë të rëndësishme. Por nuk është sasia e kalorive por lloji i kalorive që konsumoni, ajo cka e bën diferencën.
-Cfarë janë kaloritë dhe nga vijnë?
Pra cfarë janë kaloritë? Kaloritë janë njësi të thjeshta energjie. Ne i marrim kaloritë nga ushqimi që hamë. Ne konsumojmë ushqim, dhe proceset kimike e thyejnë këtë ushqim për ta kthyer në energji. Eshtë taman si karburanti me makinën. Që makina të lëvizë ka nevojë për karburant. Kështu ndodh dhe me njerzit dhe ushqimin. Ushqimi është “karburanti ynë”. Në konsumojmë kalori kështu që kemi dicka për të djegur. Ne kemi nevojë për sasi kalorike që funksionet e trupit tonë të operojnë. Qindra vjet më parë Isak Njuton provoi që e gjithë energjia në univers ruhet-kjo njihet si ligji i parë i termodinamikës. Në momentin që aplikohet në peshën tuaj, ky ligj sugjeron që nëse konsumoni të njëjtin numër kalorish që digjni, ju do të qëndroni në të njëjtën peshë. Nëse konsumoni më shumë kalori sesa digjni, ju do të shtoni peshë, dhe nëse konsumoni më pak, do të humbni peshë. Problemi? Nuk është e vërtetë.
-Pse kaloritë nuk janë të krijuara në mënyrë të barabartë: Një mësim nga Fizika
Normalisht që nuk ka asnjë gabim në ligjet e Njutonit. Por nëse ato aplikohen në kaloritë që ju hani, nuk është aq e thjeshtë sa ligji i parë i termodinamikës. Kur kaloritë digjen në laborator, ato krijohen të barabarta dhe clirojnë të njëjtën sasi energjie. Nuk ka ndryshim ndërmjet qindra kaloriv të fasuleve dhe qindra kalorive në një kek-deri në momentin që metabolizohen. Kaloritë që ju hani absorbohen në forma të ndryshme, kanë sasi të ndryshme fibrash, karbohidratesh, proteinash, yndyrnash dhe lëndësh ushqyese-të cilat të gjitha përkthehen një sinjale të ndryshme metabolike që kontrollojnë peshën tuaj. Studimet kanë hedhur idenë që kaloritë janë krijuar njësoj. Studimet tregojnë që dietat me karbohidrate të larta ndikojnë në sheqernat e absorbuara që mund të rrisin sheqerin në gjak dhe nivelet e insulinës, duke shkaktuar shtim në peshë, gjithashtu dhe të rrisë nivelet e kolesterolit dhe triglicerideve, duke cuar që të shtoni më shumë peshë. Kështu që absorbimi i shpejtë i glukozës apo i sheqernave dhe yndyrnave në gjak e mëlci, mund të dyfishojë problemet tuaja. Në një studim të kohëve të fundit, studiuesit duke përfshirë Ëalter Ëillet dhe grupi i tij nga “Harvard School of Public Health”, dizenjuan një studim për të përcaktuar nëse dietat me karbohidrate të ulëta apo ato me yndyrë të ulët, ishin më të mira për humbjen e peshës. Studiuesit i ushqenin grupin e tyre me pacientë mbipeshë me 3 dieta të ndryshme, që ishin të kontrolluara me kujdes dhe që ishin të përgatitura për tan ë 12 javë. Grupi i parë konsumoi një dietë me yndyrë të ulët me 1500 kalori (55% karbohidrate, 30% yndyrë, 15% proteina) për femrat dhe 1800 kalorike për meshkujt. Grupi i dytë konsumoi po të njëjtin numër kalorish në një dietë me karbohidrate të ulëta (5% karbohidrate, 30% proteina, 65% yndyrna). Grupi i tretë konsumoi një dietë me karbohidrate të ulëta , por që hanin 300 kalori më shumë në ditë sesa grupi tjetër: 1800 për femrat dhe 2100 për meshkujt. Studiuesit zbuluan që grupi i karbohidrateve të ulëta konsumoi të njëjtën numër kalorish si grupi i dietës me yndyrë të ulët, dhe aktualisht humbën më shumë peshë. Përgjatë 12 javëve, rezultate efektive u vunë re. Pyetja qëndron se cfarë lloji karbohidratesh dhe yndyrnash përdorën. Dieta me karbohidrate të ulëta përmbante ushqime të papërpunuara-si proteina shtazore të buta, perime, drithëra të plota dhe fasule-me fjalë të tjera, një dietë e stilit mesdhetar. Grupi i dietës me yndyrë të ulët konsumuan ushqime që përmbanin karbohidrate të rafinuara. Por e bukura qëndron që në momentin që grupi konsumoi 300 kalori në ditë me një dietë me karbohidrate të ulëta, humbën më shumë peshë sesa ato që konsumonin një dietë me yndyrë të ulët, edhe pse 25000 kaloritë shtesë që ata konsumuan mund të conin në shtim në peshë. Profesori i Harvardit, Dr. David Ludëig studio 3 grupe fëmijësh mbi-peshë, duke i ushqyer secilin grup me një mëngjes me kalori të njëjta. Një grup konsumoi tërshërë të gatshme, një grup tërshërë të fortë (ai lloj që kërkon rreth 45 minuta të ziejë) dhe grupi i tretë një omeletë me perime dhe fruta. U bë matja përpara se të hanin dhe cdo 30 minuta për 5 orët e ardhshme pasi kishin ngrenë. Më pas ata konsumuan një drekë identike si vakti i mëngjesit. Pasi mbaruan drekën, atyre iu tha që mund të hanin kurdoherë që kishin uri. Shumë prej besoj se keni menduar që mëngjesi më i shijshëm është tërshëra, por në fakt ishte omëleta. Grupi që konsumoi tërshërë të gatshme, hëngrën 81% më shumë ushqim mbasdite sesa grupi që konsumoi omeletë. Jo vetëm që ishin më të uritur, por analizat e gjakut dukeshin plotësisht ndryshe. Grupi i tërshërës së gatshme kishte nivele më të larta të insulinës, sheqerit në gjak, yndyrnave në gjak dhe adrenalinës. Fëmijët që konsumuan tërshërë të fortë, konsumuan 51% më shumë ushqim mbasdite sesa grupi që konsumoi omeleten për mëngjes. Konkluzioni është që llojet e kalorive që konsumoni ka një impakt të madh sesa shumë peshë fitoni, pasi llojet e ndryshme të ushqimit metabolizohen në mënyra të ndryshme. Por ajo cfarë është më e rëndësishme është fakti që kaloritë në vetvete kanë një efekt në funksionet metabolike. Lloji i ushqimit që konsumoni ka një impakt të madh në atë cka gjenet i thonë metabolizmit të bëjë. Kjo do të thotë që llojet e kalorive që konsumoni, kanë një impakt të dyfishte në mënyrën se si metabolizoni ushqimin. Ato të dyja sillen si burim energjie dhe një burim informacioni ose udhëzimesh për gjenet tuaja, në mënyrë që të kontrollojnë metabolizmin.

 

Miti nr.3: Të konsumoni yndyrë=Shtim në peshë
Paradoksi : Ne hamë më pak yndyrë dhe shëndoshemi më shumë
Nivelet e yndyrës dietike nuk promovojnë shtim në peshë dhe cdo lloj humbje peshe nga një dietë me yndyrë të ulët është zakonisht modeste dhe e përkohshme. Dy studimet e publikuara në “New England Journal of Medicine” zbuluan se dietat me karbohidrate të ulëta conin në humbje peshe më shumë se dieta me yndyrë të ulët. Përgjatë 30 viteve, njerëzit janë munduar që të jenë të shëndetshëm duke kufizuar yndyrën në dietë. Por tashmë obeziteti te fëmijët dhe diabeti po përhapen me ritme shqetësuese. Për shkak të epidemisë së obezitetit, të dhënat vazhdojnë akoma të mbeten shqetësuese. Në përpjekjet tona për të shmangur yndyrën, ne fillojmë të zvëndësojmë “ushqimet me yndyrë” me karbohidrate të lehta (si mielli i bardhë, orizi i bardhë, makaronat, patatet dhe sheqernat janë një shembull). Këto karbohidrate ndihmojnë në zvëndësimin e ndjenjës së urisë së lënë përkohësisht nga mungesa e yndyrës në dietë. Ato janë dhe shumë të thjeshta për t’u prodhuar e për t’u shpërndarë, kështu që industria ushqimore ka investuar shumë para në to. Këto lloje karbohidratesh rrisin nivelet e insulinës, të cilat më pas promovojnë shtim në peshë. Gjithashtu është më e lehtë të hani shumë prej tyre, pasi ndërkohë që yndyra ju ngop, sheqeri ju bën akoma dhe më të uritur.
-Nuk ka prova që yndyra ju bën keq
Ironia e madhe qëndron te fakti se nuk ka asnjë provë shkencore që mbështet idenë që një dietë me yndyrë të ulët kontribuon në humbje peshe apo shëndet më të mirë. Merrni parasysh të dhënat që tregojnë për lidhjen ndërmjet dietave me yndyrë të lartë dhe sëmundjes se zemrës. Ne të gjithë e dimë që dieta me yndyrë të lartë shkakton sëmundje zemre. Ne kemi besuar që konsumimi i yndyrës rrit nivelin e kolesterolit dhe kolesteroli i lartë shkakton sulm në zemër. Nga ky informacion ne dalim në përfundimin që reduktimi i konsumit të yndyrës në dietën tonë do të conte në më pak sulme zemre. Por ndërkohë që numri i vdekjeve nga sëmundjet e zemrës po bie, numri i njerëzve që po preken nga sëmundjet e zemrës nuk po bie. Statistikat e “The American Heart Association” tregojnë që ndërmjet viteve 1979 dhe 1996, procedurat mjekësore për sëmundjet e zemrës janë rritur nga 1.2 milionë në 5.4 milionë në vit. Sëmundjet e zemrës nuk po reduktohen edhe me dietën me yndyrë të ulët që po ndiqet, kështu që më së miri është që ta trajtoni në mënyra të tjera. Një tjetër projekt i famshëm, “Lyon Heart Study” duhej të ndalohej sepse njerëzit që konsumonin një dietë me yndyrë të ulët po vdisnin, ndërsa ata që konsumonin një dietë mesdhetare të pasur me yndyrna përfshirë vajin e ullirit, ullinjtë, arrat, avokadot dhe peshkun, po ja dilnin më së miri. Një studim tjetër zbuloi që përgjatë 10 viteve të praktikës në stilin e shëndetshëm të jetesës në popullsinë e vjetër (70-90 vjec) duke përfshirë yndyra të larta, dietë mesdhetare, aktivitet fizik të moderuar, status jo-duhanpirës dhe alkooli i moderuar; lidhej me rreth 70% të reduktimit të vdekjeve nga cdo shkak.
-Si po ndikojnë te pesha juaj kompanitë farmaceutike dhe industria ushqimore
Mendimi i publikut në mitologjinë që rreth yndyrën dietike, është mbështetur për vite me rradhë nga kompanitë farmaceutike dhe industria ushqimore. E vërteta e hidhur është që ka një sërë provash që sugjerojnë që ata kanë sjellë te publiku disa informacione të pabaza. Kompanitë farmaceutike ju kanë bërë që të besoni që kolesteroli i keq (LDL) është faktori i vetëm që con në sëmundjet e zemrës. Por e vërteta është që faktori përcaktues është raporti midis kolesterolit total dhe kolesterolit të mirë (HDL). Industria farmaceutike promovon këto mendime të pabaza, pavarësisht që nuk ka prova shkencore që i mbështesin, pasi mjekimet më të përdorura për të trajtuar kolesterolin e lartë janë statinat, dhe sic dihet ato janë disa nga ilacet më të shitura. E vërteta është që raporti ndërmjet kolesterolit total dhe HDL-së përcaktohet nga lloji dhe sasia e karbohidrates që hani, jo nga sasia e yndyrës që konsumoni. Ju duhet të synoni një informacion më të mirë për të kuptuar se cfarë yndyrnat bëjnë,si ndikojnë në metabolizmin tuaj dhe se jo të gjitha yndyrnat janë të krijuara në mënyrë të barabartë.
-Jo të gjitha yndyrnat janë të krijuara në mënyrë të barabartë
Disa nga yndyrnat janë të mira për ju dhe ju ndihmojnë të humbni peshë, ndërsa të tjera ju bëjnë që të shtoni në peshë. Lloje të ndryshme ushqimi ndikojnë në trupin tuaj në shumë mënyra. Kjo mban të vertetën për yndyrnat. Janë disa lloje të caktuara yndyrnash që janë të shëndetshme për ju por ka dhe disa të tjera që nuk janë. Problemi është që shumë prej llojeve të shëndetshme të yndyrnave janë eliminuar nga dieta jonë, dhe shumë prej yndyrnave të dëmshme janë pjesë e saj pasi është e vështirë për t’i shmangur. Nëse një yndyrnë është e shëndetshme apo e pashëndetshme varet nga lloji i informacionit që yndyra ju komunikon gjeneve tuaja. Yndyrnat e mira komunikojnë një mesazh për humbje të shëndetshme peshe, ndërsa yndyrnat e dëmshme kontribuojnë në shtim në peshë. Për shembull, studimet kanë treguar që yndyra në vajin e peshkut, EPA lidhet me receptorët PPAR duke përmirësuar djegien e yndyrnave dhe ndjeshmërinë e insulinës, ndërkohë që yndyrnat trans ( të dëmshme) në fakt kanë efektin e kundërt, duke bllokuar metabolizmin tuaj dhe duke ngadalësuar djegien e yndyrës.
Mesazhi: Konsumoni yndyrna të mira dhe rrisni kapacitetin e djegies së yndyrnave. Lloji i yndyrës që konsumoni është më e rëndësishme sesa sasia që konsumoni. Celësi është që të dini cilat yndyrna janë të mira për ju dhe cilat jo.