Si të pastroni dhe t’i detoksifikoni mushkëritë me ushqime natyrale

Detyra kryesore e mushkërive, një organ esencial respirator, është të marrë oksigjenin që në thithim dhe të lëshojë dioksid karboni kur ne e nxjerrim. Pasi ato kurrë nuk pushojnë, është e rëndësishme t’i mbajmë ato të shëndetshme. Të pastroni mushkuritë rregullisht është praktikë goxha e mirë. Një pastrim i mushkërisë ndihmon në detoksifikimin e vijave delikate respiratore, në të cilat shpesh akumulohen toksina mjedisore, organizma të dëmshme dhe irritues të tjerë. Gjithashtu promovon funksionimin e mushkërive, reduktojnë ënjtjen dhe inflamacionin si dhe i forcon duke i dhënë gjallëri. Për më tej, pastron mukusin nga rrugët e frymëmarrjes dhe përmirëson qarkullimin në mushkëri. Gjithashtu ndihmon për të trajtuar bronshitin kronik, astmën, infeksione në fyt si dhe frymën e keqe. Të pastroni mushkëritë nuk është një detyrë kaq e vështirë. Ju mund ta bëni thjesht duke kombinuar stilin e jetesës me disa ndryshime dietike.
? Frymëmarrje e thellë
Frymëmarrja e thellë mund të përmirësojë kapacitetin e mushkërive duke dërguar më shumë oksigjen ushqyes trupit tuaj. Kjo do të forcojë mushkuritë, të pastrojë rrugët e frymëmarrjes , të rrisë energjinë e të reduktojë stresin. -Shtrihuni me shpinë në një vend të rehatshëm. -Vendosni duart e juaja te stomaku në bazën e kafazit të brinjëve. -Mbyllni sytë. Merrni frymë thellë me hundë ndërkohë që numëroni deri në 5. -Mbani frymën për 2 sekonda, dhe më pas nxirreni duke numëruar deri në 5. -Përsëriteni 9-10 herë për sesion. -Bëjeni këtë ushqim frymëmarrje 2-3 herë në ditë.
? Vaj kastori
Për pastrimin e mushkërive, ju mund të përdorni gjithashtu një vaj kastori të përgatitur në kushte shtëpie. Pak vaj kastori eliminon mbetjet dhe ndihmon në nxjerrjen jashtë të toksinave nga uterusi, sistemi tretës dhe mëlcia. Gjithashtu redukton inflamacionin dhe përmirëson qarkullimin limfatik. Përdorni vetëm vaj kastori organik për të përgatitur pakon. -Zhysni 2-3 copa të një fanelle leshi në një kupë vaj kastori të ngrohtë. -Shtrihuni në një fletë plastike të madhe. -Vendosni pjesët e fanellës së leshit në gjoks dhe anësore, duke mbuluar zonën e mushkërive. -Mbuloni pjesët e fanellës me një fletë plastike të madhe. -Vendosni një batanije me ngrohje mbi fletën plastike për 1-2 orë. -Në fund hiqini dhe lajeni trupin me ujë të ngrohtë për të hequr qafe të gjithë vajin. -Përsëriteni 2 herë në javë për të paktën një muaj.
? Rigoni
Rigoni është një përbërje e pasur si carvacrol dhe terpenes që sillen si elementë pastrues të mëlcisë. Kjo barnë mund të ndihmojë në reduktimin e inflamacionit në mushkëri dhe të përmirësojë frymëmarrjen dhe shëndetin e traktit respirator. Pini 2 kupa caj rigoni nëse vuani nga astma apo probleme të tjera respiratore. Ju mund ta përgatisni cajin me rigon të freskët ose të tharë. Për të detoksifikuar mushkëritë, shtoni disa pika vaj rigoni në një gotë me qumësht të ngrohtë ose caj dhe pijeni të paktën njëherë në ditë.
? Xhinxher
Ju mund ta përdorni xhixherin për të detoksifikuar mushkëritë e juaja. Përmban përbërje kimike që ndihmon në funksionin e mushkërive në mënyrë efektive duke eliminuar ndotësit e ajrit nga rrugët e frymëmarrjes përpara se ato të irritojnë mushkëritë. Gjithashtu përmirëson dhe qarkullimin e gjakut. Pini 2-3 kupa caj xhinxheri cdo ditë për të pasur mushkëri të forta. Thjesht zieni 1 lugë caji xhinxher të grirë në 1 ose 1 ½ kupë uji. Lëreni të marrë valë për 5-10 minuta. Hidhini pak lëng limoni ose mjaltë për shije. Shënim: Njerëzit që marrin mjekime për zemrën apo presionin e lartë të gjakut duhet të shmangin sasi të mëdha të xhinxherit.
? Mente
Mentja është një tjetër opsion natyral për të pastruar mushkëritë e juaja. Menteja dhe vaji i mentes përmbajnë mentol që ndihmon në relaksimin e muskujve të traktit respirator. Për mushkëri të forta, përtypni 3-5 gjethe menteje cdo ditë. Ju mund të pini dhe 2 kupa caj menteje cdo ditë. Thjesht hidhni 1 lugë menteje të tharë në një kupë me ujë të ngrohtë. Mbulojeni dhe lëreni të ziejë për 5-10 minuta.
? Spec i kuq
Spec i i kuq ndihmon në reduktimin e dhimbjes së kraharorit që vjen si pasojë e kollës/ftohjes së vazhdueshme. Gjithashtu është ngrohëse dhe qetësuese. Bëni një shurup të shëndetshëm duke përzierë ¼ e lugës së cajit piper të kuq,1/4 e lugës së cajit xhinxher të grirë, një lugë gjelle mjaltë, një lugë gjelle uthull dhe 2 lugë gjelle ujë. Pini shurupin 2-3 herë në ditë.
? Lëng karrote
Karrotat kanë shumë vitamina dhe nutrient që ndihmojnë në lehtësimin e simptomave të të ftohtit. Bëni një lëng të freskët me 4-5 karrota dhe shtoni pak ujë për ta holluar. Për shije dhe benefite plus, shtoni 1 lugë caji mjaltë. Pijeni këtë lëng 3-4 herë në ditë derisa simptomat të përmirësohen.
? Rrushi
Rrushi ka veti që sillen si ekspektorant, duke liruar mukusin nga zonat e prekura të sistemit të frymëmarrjes. Sa më shpejt të hiqni qafe mukusin, aq më shpejt kolla do të mbarojë. Ju mund të hani thjesht disa kokrra rrush ose mund të bëni një lëng të freskët me to. Lëngu i rrushit me një lugë mjaltë gjithashtu do të ishte efektiv.
? Bajamet
Bajamet kanë veti që luajnë një rol proaktivë në shërimin e simptomave të kollës. -Zbusni 5-6 bajame në ujë për 8-10 orë. -Bëni një pastë të butë me bajamet e zbutura dhe shtoni një lugë caji gjalpë. -Hajeni 3-4 herë në ditë derisa simptomat të ikin. Këto kura natyrale mund të japin një lehtësim të simptomave të ndryshme pa efekte anësore. Por nëse ftohja vazhdon për më shumë se dy javë, konsultohuni me doktorin.
? Jamball
Një tjetër barnë efektive që mund të pastrojë mushkëritë e juaja është jamballi. Ka veti anti-inflamatore dhe antioksidante që ndihmojnë në reduktimin e inflamacionit në tubat bronkialë. Për më tej, ka veti anti-bakteriale dhe antivirale që ndihmojnë në parandalimin e infeksioneve të lehta të mushërisë, si dhe redukton irritimin e mushkërive për shkak të kollës së thatë apo ekspozimit alergjik. Pini 2-3 kupa caj të rrënjeve të jamballit, nëse vuani nga problemet e mushkërive apo respiratore. Për ta përgatitur, shtoni 1 lugë pluhur jamballi në një kupë me ujë të ngrohtë dhe ziejeni për 10 minuta. Një opsion është të përzieni ½ e lugës së cajit jamball pluhur me pak mjaltë dhe konsumojeni 2 herë në ditë për disa ditë me rradhë. Shënim: Kjo bimë mund të mos jetë e përshtatshme për gratë shtatzëna, të porsalindurit dhe njerëzit me diabet, me presion të lartë të gjakut ose ata që kanë nivele të ulëta të kaliumit.