E shtunë 01 Nën 2014
  • default style
  • red style
  • blue style
  • Increase font size
  • Default font size
  • Decrease font size
  • Narrow screen resolution
  • Wide screen resolution
  • Wide screen resolution
Dhjamosja Shtyp Email

Image Tek Kalleshi Center tajtimi me aparatura con ne renien ne peshe 6-7 kg per 10 seanca

Dhjamosja 
Djamosja vihet re tek njerezit qe kryesisht bejne nje jete sedentare, nuk merren me aktivitet fizik si dhe konsumojne ushqime mjaft kalorike por pa vlera ushqyese. Dhjamosja shkakton probleme te tilla si diabet, semundje zemre dhe kancer. Mbipesha eshte shkaku me vdekjeprures pas pirjes te duhanit. Tabelat e meposhtme tregojne ne varesi te gjatesise treguesin nese dikush eshte thjesht ne mbipeshe apo ka kaluar ne dhjamosje. Por keto tabela nuk marrin parasysh ndryshimet e konstruktit te trupit. Sasia e dhjamit ne trup eshte nje tregues me i mire per shendetin e dikujt sesa pesha e pergjithshme te tij. Nje trup muskuloz mund te kete peshe te madhe ,ngaqe muskujt peshojne.

Shkaqet e mbipeshes ose te dhjamosjes
Dikush mund te mendoj se dhjamosja eshte trashegimi apo fryt i mjedisit? Trupi i njeriut vetvetiu depoziton kalori te teperta qe t’i shfrytezoje ne rast nevoje per te ardhmen. Nje nder shkaqet tjera kryesore te dhjamosjes mbetet menyra e jeteses. Zakonisht mbipesha shkaktohet nga marrja e me shume kalorive sesa harxhon. Genet mund te krijojne terrenin per mbipeshe ose dhjamosje por ne fund te fundit pesha varet nga ushqimi dhe nga levizjet qe kryen gjate gjithe kohes individi, kur per nje kohe te gjate merren kalori te teperta, behet nje jete sedentare ose kombinohen te dyja bashke. Kjo çon ne dhjamosje. Trashegimia gjenetike nuk do te thote se medoemos individi duhet te jete i dhjamosur. Ajo qe percakton perfundimisht peshen tuaj eshte perzgjedhja e ushqimit te pasur me vitaminat e duhura , zgjedhja e cilesise se ushqimit si dhe aktiviteti fizik.
Cfare eshte treguesi i mases trupore BMI(Body Index Mass)
Treguesi i mases trupore eshte raporti i gjatesise me peshen dhe ndihmon te percaktoje nese dikush eshte mbipeshe apo i dhjamosur.Nese treguesi BMI eshte nen 18 individi eshte i dobet. Nese treguesi BMI varion nga 18.5-24.9 individi ka nje perberje trupore normale dhe mund te themi pa frike qe ai ka nje metabolizem dhe nje trup te shkelqyer. Nese ky tregues eshte nga 25-29.9 atehere individi eshte mbi peshe. Kur treguesi BMI eshte mbi 30 atehere individi eshte obez dhe nese treguesi BMI eshte mbi 35 individi shfaq shkalle te larte obeziteti. Per te llogaritur treguesin e mases trupore peshen tuaj ne kg e pjestoni me gjatesine te shprehur ne m, rezultatin e pjestoni dhe nje here me gjatesine. Psh nese pesha eshte 70 kg dhe gjatesia 1.60m treguesi eshte 27.3(90/1.6/1.6=27.3). Sipas kesaj llogaritje rezulton qe individi ka nje forme trupore normale.

Treguesi i Shendetshem Mbipeshe i dhjamosur
18.5-24.9 25-29.9 30 e me shume

Gjatesia Pesha ne kg
1.47m -53 54-64 +65
1.50m -55 56-66 +67
1.52m -57 58-68 +69
1.55m -59 60-71 +72
1.57m -61 62-73 +74
1.60m -63 64-76 +77
1.63m -65 66-79 +80
1.65m -67 68-81 +82
1.68m -69 70-84 +85
1.70m -71 72-86 +87
1.73m -74 75-89 +90
1.75m -76 77-91 +92
1.78m -78 79-94 +95
1.80m -80 81-96 +97
1.83m -83 84-99 +100
1.85m -85 86-102 +103
1.88m -87 88-105 +106
1.90m -89 90-107 +108

Cfare eshte nje kalori?
Kaloria eshte nje njesi matese e energjise qe del ne formen e nxehtesise. Ne momentin qe nje klient djersitet ai djeg kalori ose cliron nxehtesi. Ne shkencen qe merret me te ushqyerit nje kalori eshte sasia e nxehtesise qe duhet per te rritur nje grade celcius temperaturen e nje kg uje. Nevojat ditore per kalori ose energji ndryshojne nga njeri tek tjetri ne varesi te faktoreve te tille si gjatesia, pesha, mosha dhe aktiviteti fizik
Nje individ ben nje jete sedentare nese:
• Nese kalon pjesen me te madhe te dites duke pare televizor ose perpara kompjuterit
• Ben jo me shume se 100 m ne kembe
• Puna qe ben nuk i jep mundesi te levize
• Nuk ben 20-30min aktivitet fizik te pakten 1 here ne jave

Rreziqet e dhjamosjes
Specialistet thone se trupat ne forme dardhe ku dhjami i tepert grumbullohet ne pjesen e legenit mund te jene me te shendetshem se ato qe e kane trupin ne formen e molles ku dhjami grumbullohet ne pjesen e barkut sidomos nese beli i kalon 89cm. Dhjami ne bark shton rrezikun e tensionit te larte, semundjeve te arteries koronare, diabetit, apopleksise dhe disa llojeve te kancerit.

Dhjamosja.Cila eshte zgjidhja?
Dietat qe kane si baze eleminimin e karbohidrateve dhe marrjen e me shume proteinave (mishrave) mund te cojne ne renien ne peshe. Por kur kjo vazhdon per nje kohe te gjate klienti mund te kete efekte anesore. Dietat me pak karbohidrate, nese behen pa mbikqyrjen e mjekut mund te jene te rrezikshme. Ato kane si qellim qe renia ne peshe te jete e shpejte duke nxitur rritjen e perqendrimit te trupave ketonike (nenprodukte te metabolizmit te yndyrnave) gje qe nuk eshte e mire per organizmin
Piramida e nje ushqimi te shendetshem
• Fruta e perime- 3 racione fruta dhe 3 racione perime ne dite
• Karbohidrate-dritherat, makaronat, buka, orizi
• Proteinat- Fasulet, bishtaja, peshku, mishi, veze, bulmet pak i yndyrshem, djathi
• Yndyrna-Vaj ulliri, fruta te thata si kikiriku, arrat etj qe permbajne vaj, vaj kolze, avocado (3-5 racione ne dite 1 racion eshte 1 luge gjelle vaj ose 2 luge gjelle fruta te thata
• Embelsirat
Per te rene ne peshe
• Lengjet e embla kane shume kalori. Po keshtu pijet alkolike.
• Shmangni patatinat, cokollatat. Zevendesojeni me molle, karota ose vafer
• Hani dicka te lehte para vaktit. Kjo ju prêt oreksin.
• Mos hani cdo gje qe ju vene perpara. Zgjidhni ato me pak kalori.
• Hani ngadale. Shijojeni ushqimin. Kushtojuni kujdes ngjyrave, aromave.
• Ngrihuni nga tryeza pa u ngopur.
• Ne restorante ndajeni racionin tuaj me dike tjeter.
• Embelsira nuk eshte e domosdoshme per te mbyllur vaktin. 

Cfare eshte celuliti ? 
Eshte nje lloj dhjami ne nje nenshtrese te lekures qe permban grupe te kontraktura te indeve lidhese. Ky ind lidhes qe varion ne trashesi dhe eshte i lidhur me qelizat dhjamore qendron aty fale nje rrjeti fibrash, qe mbron trupin tone, duke rrethuar muskujt dhe organet tona. Ai rrethohet nga nje leng qe e ushqen dhe i jep nje system konsumi efektiv. Kur gjithcka shkon mire me sistemin produktet e paperdorura dalin nga organizmi dhe si rezultat kemi linja te buta. Kur lyrnat, lengjet dhe helmet ngecen thelle ne organizem poshte epidermis indet lidhese trashen dhe forcohen duke dhene nje efekt gropezimi. Ndersa ne maturohemi lekura hollohet dhe pasohet nga nje shfaqje e madhe celuliti.

Ndryshimi midis celulitit dhe dhjamit
Edhe pse te gjthe kemi nga nje shtrese dhjamore, sasia individuale e tij varet nga pesha, menyra e jeteses dhe faktoret gjenetike. Kjo shtrese dhjami eshte nje lloj mbrojtesi per trupin dhe mbeshtjellese per organet, muskujt e nervat. Celuliti nuk behet pjese e organeve sic behet dhjami. Ai gjendet vetem ne disa zona te trupit: ne kofshe, vithe, bark dhe gjoks.
Burrat ne pergjithesi nuk kane celulit por dhe ne qofte se i shfaqet ai verehet ne bark dhe ne qafe. Celuliti nuk eshte patjeter nje faktor peshe. Nuk eshte e thene te kesh peshe te madhe qe te kesh celulit. Megjithese dieta dhe menyra e jeteses ndikon ne formimin e celulitit nje pjese e madhe e celulitit krijohet nga helmet dhe dhjamerat qe ndertojne trupin. Celuliti shfaqet tek grate pavaresisht nga pesha permasat dhe strukturat e trupit.

Kush vuan nga celuliti dhe pse?
Grate jane viktimat e celulitit. Ai shfaqet tek vajzat ne moshen 14 vjecare dhe rritet me maturimin tone, ndersa shtresat e lekures hollohen dhe formohen. Celuliti shpesh formohet ne gra qe e shtyjne periudhen e shtatezanise dhe ne ato qe marrin pilula sepse sistemi i tyre i konsumit nuk mund te clirohet nga fluksi i madh i estrogjenit ne trup. Celuliti mund te zhvillohet pas nje plagosje traumatike nese sistemi i qarkullimit eshte crregulluar. Nje jete sedentare con ne nje forcim te indeve lidhese duke shkaktuar gropa nen lekure. Tek burrat celuliti duket shume rralle sepse qelizat dhjamore tek ata ndodhen thelle nen lekure. Tek grate qelizat jane me te buta ne nje forme dhe jane afer siperfaqes te lekures duke shkaktuar keshtu gropa, ndersa tek burrat qelizat jane me te prera dhe jane te vendosura me ne thellesi te lekures, pra I shkaktojne rralle ato gropa qe ne ia dedikojme celulitit. 

Faktoret qe ndikojne ne zhvillimin e celulitit:
• Trashegimia – Por ndryshe nga tipare te tjera te trashegueshme si forca apo thinjat e flokeve dhe fortesia e thonjve shume gjera jane te mundura ne luften kunder celulitit.
• Konsumi i paket i ujit – Uji ndihon ne sistemin e tretjes dhe te desintoksimit. Duhet te pini shume gota uje ne dite.
• Dieta – Te ngrenit pak (konsumi i alkolit, kafeines, ushqimeve pikante) ndikojne ne formimin e celulitit, sepse helmi qe ato prodhojne ngelin ne qeliza. Dieta nuk e lufton celulitin , perkundrazi e rrit mundesine ,sepse trupi eshte i etur per ushqim dhe duke kerkuar kompensim ndikon ne formimin e celulitit.Ky lloj shendeti bllokon arteriet dhe ngecet midis indeve,duke parandaluar eleminimin e substancace te paperdorshme dhe helmeve.
• Duhani – Dobeson lekuren per shkak te ngushtimit te kapilarev.Ai demton shume indet lidhese qe shkaktojne efekte gropezimi dhe celulit.
• Tensioni dhe stresi – Tensioni dhe stresi mund te shkaktojne kompresim te muskujve,por dhe indet lidhese qe mbulojne muskujt pesojne te njejten gje.Tensioni bllokon indet duke parandaluar purifikimin.
• Medikamentet – Mund te shqetesojne proceset natyrore te trupit,sistemin e tretjes.Dietat,pilulat ilacet e gjumit mund te shkaktojne celulit.Kontraceptivet orale rrisin estrogjenin ne trup dhe bejne qe te zmadhohen qelizat dhjamore.
• Mungesa e ushtrimeve dhe jeta sedentare – Ushtrimet ulin rreziqet e shendetit dhe ndihmojne ne luften kunder celulitit.Ato permiresojne tonet e muskujve ,qarkullimin dhe mireqenien ne teresi,duke ndihmuar ne thyerjen e blloqeve te indeve dhe purifikimin e trupit. 

 

Komente 

 
-1 #6 drago 2014-01-14 15:32
:lol: ;-) 8) :D :P :roll: me pel sh fq juaj
Cito
 
 
0 #5 tina 2013-03-22 18:26
mund te me tregoni ndoje diet em efektiveee ?
Cito
 
 
+1 #4 Ardian Kryeziu 2012-11-24 10:00
Pershendetje per juve. Me pelqen shume kjo teme ne lidhje me mbi peshen dhe ushqimin e shendetshem. Une jam Keshilletar per Mireqenie ne nje kompani amerikane, e cila eshte Lider ne fushen e ushqimeve te shendetshme. Une gjithmone kam pasur probleme me peshen dhe asnjehere nuk ka mundur ta rregulloj ate deri ne momentin qe jam njoftuar me kete kompani. Kam fillu t'i perdor ushqimet e mrekullueshme te saj dhe brenda nje muaji kam humb 7 Kg. dhe jam ndier shum i forte, pa e verejtur fare qe po heq kilogram. Brenda 3 muajve nga 90 kg tani kam 71 kg. Tani i ndihmoj shume personave qe kan probleme me peshen. Keshtu qe te gjithe ju qe keni problem me peshen, me kontaktoni ne emailin : ardian-kryeziu@hotmail .com, dhe do ju ndihmoj qe te rregulloni peshen ne menyren me te mire dhe me te lehte te mundshme...
Cito
 
 
+4 #3 klesta 2011-10-01 13:56
po eshte shume e vertet dhe uteresante gjithshtu po me cfare mund te dobesohesh brenda pak diteve ju lutem te me ktheni pergjigje faleminderit :roll:
Cito
 
 
-1 #2 bleona 2011-08-28 12:44
tung si jeni ajeni mir si po kaloni me pelqen shum kjo tem por une deshta te pyees se Amund njeriu te humb pesh me ndonje lloj te qajit ? apo cila osht menyra me emir per te humbur pesh? ju pershendes nga uen bleonna amund te me jepni nje pergjigje epres pergjigjen tuaj ? tung klm
Cito
 
 
0 #1 juxhin 2011-04-11 16:35
informacioni me interesant qe kam lexuar
kohet e fundit per mbipeshen dhe dhjamin.
Cito
 

Shto një koment


Security code
Rifresko

Foto Te Ndryshme