Etiketa e të ushqyerit

Etiketa e të ushqyerit jep një informacion shume preçiz që lejon të krijosh një ide mbi ushqimin. Zakonisht tregohen vlerat ushqyese për 100 gr produkt dhe për porcion. Këshilla jonë është të marrësh parasysh gjithmonë informacionet për 100 gr, në mënyrë që të mund të krahasosh sa më shpejt ushqime të ndryshme që shiten në porcione të ndryshme.
Shumë shpesh në fakt kur bëhet fjalë për të publikuar ushqimet hiperkalorik, prodhuesit emfatizojnë përmbajtjen e ulët të yndyrnave ose të sheqernave për porcion duke kërkuar të mos enfatizojnë shumë faktin që porcionet në analizë janë shumë të vogla. Nëse lexojme vlerat për 100 gr truku nuk funsionon dhe nxirret natyra e vërtetë e ushqimit. Shënim: Nuk është e thënë që një ushqim hiperkalorik duhet të refuzohet a priori. Psh arrat janë të pasura në yndyrna dhe furnizojnë shumë kalori për 100 gr, por nëse konsumohet në sasi të duhura mund të futen qetësisht në dietën e çdo dite.
13.2 Vlerat Ushqyese
Etiketa e të ushqyerit tregon kalorite dhe sasinë e makroushqyesve të furnizuara nga një sasi e caktuar ushqimi. Në disa raste tregohet sasia e vitaminave te permbajtura ne ushqim, sasia e kolesterolit dhe disa vlera si përmbajtja e sodiumit ose ndarja e yndyrnave të ngopura dhe të pangopura. Një shembull i thjeshtë i etiketës tregohet si në vazhdim (vlerat ushqimore të miellit të grurit) .
Vlerat ushqyese
Vlerat mesatare për 100 gr produkt
Vlera energjitike 349 kcal 1461 kJ
Proteina 11,0
Karboidrate 74
Yndyrna 1
Vlera energjitike shprehet në kilokalori kcal dhe në kj. Vlera në kj mund të injorohet qetësisht përderisa në Itali arsyetohet gjithnjë duke konsideruar vetem kilokaloritë (të quajtura zakonisht kalori).
Etiketat e gabuara
Nuk është e rralle të gjesh etiketa të ushqyerit të gabuara në konfeksionet e ushqimeve. Për të verifikuar që etiketat te jenë në moskorrekte te pakten koherente, mjafton të llogaritësh energjinë të dhënë nga tre makroushqyesit dhe të verifikosh që korespondon me vlerën energjike të treguar në etiketë.
Kujtojmë që proteinat dhe karboidratet japin 4 kalori për çdo gram ndërsa yndyrnat japin 9 kalori për gram. Duke ju referuar etiketës së parë në shembull marrim si në vazhdim
Verifikim koherence
Energji Proteina 11,0 * 4 = 44 kcal
Karboidrate 74 * 4 = 296 kcal
Yndyrna 1 * 9 = 9 kcal
Total 44 + 296 + 9 = 349 kcal
Përpara se të arrijmë në konkluzionit që një etiketë e të ushqyerit është e gabuar duhet të kujtojmë që përveç tre makroyshqyesve kryesore ekzistojnë dhe tre makroushqyes të tjerë që mund të pasurojnë ushqime me energji, psh alkooli furnizon me 7 kalori për çdo 100 gr.
Mos u ndaloni përpara etiketës.
Është shumë e rëndësishme të nënvijëzosh që etiketa shërben për të patur një ide në lidhje me përmbajtjen e ushqimit; nuk na thuhet asnjë gjë në lidhje me cilësinë e përbërësve të përdorur (ngjyrues, konservant, etj) ose mbi teknikat e përgatitjes. Duke lexuar me kujdes listën e plotë të përbërësve është e vetmja mënyrë për të siguruar që ushqimi i blerë të jetë i pregatitur me përbërësit e shëndetshem.
Ushqimet e gatuara
Si bëhet kur doni të llogarisni etiketen e të ushqyerit të një recetë? Procedura është mjaft e thjeshtë, të gjithë ju duhet të dini përbërësit e përdorur dhe të kryeni disa llogaritje të thjeshta.