Çrregullimet e lidhura me sëmundjen celiake, ose më saktë me intolerancën e glutenit

Çrregullimet e lidhura me sëmundjen celiake, ose më saktë me intolerancën e glutenit – janë të mëposhtmet: – DERMATIT HERPETIFORMIS. Kjo karakteristikë është ndërmjet manifestimeve më të zakonshme të sëmundjes celiake (ose e intolerancës së glutinës të ndërmjetësuar). Dermatitis herpetiformis është një skuqje e lëkurës e kruajtshme ose e parregullt që shfaqet zakonisht në bërryla, në gjunjë dhe në shpinë. Kjo shmanget në momentin e eleminimit të glutinës.
– ÇRREGULLIMET E MËLÇISË. Çrregullimet e mëlçisë të lidhur me sëmundjen çeliake mund të akumulojnë forma të ndryshme, që nga anomalitë e vogla të gjetura deri në provimet e vlerave të mëlcisë ose kronike, që nga cerozat biliare primitive deri tek tumoret e rrugës biliare. Si format e tjera të intolerancës së glutinës së ndërmjetësuar, përfshirja e zorrëve dhe simptomat si diarreja shpesh nuk janë të pranishme, megjithëse mëlçia bën pjesë në sistemin gastrointestinal.
– ÇRREGULLIME AUTOIMUNE. Çrregullimet e lidhura nga atake të sistemit imunitar në dëmtimet e organeve të ndryshme janë të zakonshme tek personat me sëmundjen celiake. Njerëzit me sëmundjen celiake kanë më shumë mundësi për të zhvilluar artrit rheumatoid, tiroide të Hashimoto, sëmundje të indit lidhës (siç është lupus), astmë, inflamacion të zorrëve (siç është koliti ulceroz dhe sëmundja Crohn), përveç problemeve inflamatore ose imunitare. Artriti rheumatoid, një artrit i gjunjëve të dhimbshëm dhe të deformuar, përmirësohet nëse kurohet me ilaçe antiflamator, dhe ndonjëherë zhduket nëpërmjet heqjes totale të glutinës nga dieta. Rreziku për njerëzit me sëmundje celiake për të zhvilluar sëmundje të zorrëve inflamatore dhe autoimune, kolit ulceroz dhe sëmundje Crohn, është shumë e lartë: shtatëdhjetë e pesë herë më shumë, në krahasim me ato që nuk e kanë sëmundjen celiake.
– DIABET TË LIDHUR ME INSULINËN. Fëmijët me diabetin e tipit 1 të varur ndaj insulinës kanë një mundësi të lartë që të rezultojnë pozitiv ndaj celiakes, dhe kanë një probabilitet për ta zhvilluar tridhjetë herë më shumë sesa të tjerët. Nuk është e qartë nëse glutina është shkaku i këtij lloj diabeti, por kërkuesit kanë hipotizuar që një grup i diabetit të llojit 1 të zhvillojnë sëmundjen për shkak të ekspozimit ndaj glutinës.
– ÇRREGULLIM NEUROLOGJIK. Do të testojmë në mënyrë të përhapur problemet neurologjike të lidhur me ekspozimin e glutinës. Ekziston një rastësi e vecantë e lartë (50 përqind) ndërmjet njerëzve të sëmundjes celiake që zhvillojnë probleme, të pashpjegueshme, të humbjes së ekuilibrit dhe të koordinimit ose të humbjes së ndjeshmërisë dhe të kontrollit të muskujve (neuropatia perfierike). Ekziston edhe një çrregullim i tmerrshëm, encefalopati e glutinës, e karakterizuar nga problemet cerebrale të shoqëruar me dhimbjen e kokës, ataksi dhe dementia, që ndonjëherë mund të jetë fatale; në këto raste regjistrohen nëpërmjet rezonancës magnetike, anomali në lëndën e bardhë të trurit
– DOBËSITË USHQYESE. Anemia nga mungesa e hekurit është shumë e lartë ndërmjet njerëzve me sëmundjen celiake, dhe godet rreth 69 përqind. Janë të zakonshme edhe mungesat e Vitaminës B12, acidit folik, zinkut, dhe vitaminave A,D, E dhe K. Përveç kësaj liste, ekzistojnë edhe mijëra çrregullime që kanë qënë të lidhur me sëmundjen celiake dhe/ose intolerancës së glutinës së ndërmjetësuar, edhe pse janë më pak të shpeshta. Ka qënë dokumentuar që reagimet e menjëhershme nga glutina, godasin të gjitha organet e trupit të njeriut, pa përjashtim. Syri, truri, sinuset, kockat…… mendoni për një organ: sigurisht që do të gjeni anti trupa të glutinës. Në substancë, zgjatja e efekteve të glutinës është çuditërisht e gjërë. Mund të prekë të gjitha organet në të gjitha moshat.
Marre nga libri “ Te jetosh pa grure”