Çfarë janë antioksidantët dhe në cilat ushqime i gjejmë?

Oksigjeni është baza e gjithë jetës bimore dhe shtazore. Është ushqyesi ynë kryesor, i nevojshëm nga çdo qelizë, në çdo sekond të ditës. Pa të ne nuk mund të çlirojmë energjinë ushqimore që drejton gjithë procesin trupor. Por oksigjeni është kimikisht reaktiv dhe shumë i rrezikshëm: në reaksionet normale biokimike, oksigjeni mund të bëhet i paqëndrueshëm dhe i aftë për të oskiduar molekulat e afërta. Kjo mund të shkaktojë dëmtime qelizash që mund të shkaktojnë kancerin, inflamacionin, dëmtimin arterial dhe plakjen. Të njohura si radikale të lira oskiduese, ky ekuivalent trupor i ndotjeve nukleare mund të çarmatoset për të larguar rrezikun. Radikalet e lira janë bërë në të gjitha proceset e oksidimit duke përfshirë duhanin, djegien e benzinës për të krijuar tymra, rreze, skuqje ose ushqimet në zgarë dhe procese normale trupore. Kimikatet të afta për të çarmatosur radikalet e lira janë quajtur antioksidant. Disa janë njohur si ushqyes esencial, siç është Vitamina A dhe beta karroteni, dhe Vitaminat C dhe E. Të tjerat, sic janë bioflavonoidet, anthocyanidins, pyenogenol, dhe mbi qindra identifikime të tjerë mbrojtëse të gjetura në ushqimet e zakonshme, nuk janë. Prandaj janë të nevojshme antiosksidantët si Vitamina A, beta karroteni, Vitaminat C dhe E. Balanca ndërmjet konsumimit të antioksidantëve dhe ekspozimit ndaj radikaleve të lira mund të jetë balanca ndërmjet jetës dhe vdekjes. Ju mund të ngjisni shkallët në favorin tuaj duke bërë ndryshime të thjeshta në dietën tuaj dhe nëpërmjet suplementeve antioksidante.
Testimi i potencialeve të antioksidantëve tuaj Aftësia juaj për të qëndruar larg sëmundjeve varet nga balanca ndërmjet konsumimit tuaj të radikaleve të lira të dëmshme dhe antioksidantëve mbrojtës. Në kohën që shkalla i largohet të qëndruarit shëndetshëm, shenja të hershme fillojnë që të zhvillohen, siç janë infeksionet e vazhdueshme, të nxirat, lëkura e dobët ose plakja e shpejtë e lëkurës. Një shenjë tjetër e statusit të antioksidantëve të dobët është aftësia për të detoksifikuar trupin pas një sulmi të radikaleve të lira. Kështu që, përshembull, nëse ju ndiheni të mpirë, pas disa ushtrimeve ose pas ekspozimit ndaj ndotjes, (siç është të ngecurit në trafik ose në një dhomë plotë me duhanpirës), aftësia juaj antioksidante mund të ketë nevojë për përmirësim. Një mënyrë më e përshtatshme për të përcaktuar statusin tuaj antioksidant është të pasurit e një profili antioksidant biokimik. Këto teste gjaku masin nivelet e beta karrotenit dhe Vitaminave C dhe E në gjakun tuaj dhe përcaktojnë sesa mirë sistemet e enzimave tuaja antioksidante (siç është glutathione peroxidase) janë duke funksionuar. Pjesa më e madhe e laboratorëve ushqyese e ofrojnë këtë test, por ndërkohë që kjo përcakton nëse ekziston ndonjë problem antioksidant, ajo nuk do të përcaktojë se cilët ushqyes mungojnë. Pyesni mjekun ose dietologun tuaj për këto teste, pasi këto janë shumë pak të pranishem për publikun në mënyrë direkte.
Antioksidantët – ushqimet më të mira Çdo vit shumë e më shumë antioksidantë janë gjetur në natyrë, duke përfshirë substancat tek manaferrat, rrushi, domatet, mustarda, dhe brokoli dhe tek barishtet. Këto substanca siç janë bioflavonoid, lycopene, dhe anthocyanidins, nuk janë ushqyes esencial por janë shumë të dobishëm për trupin.