5 kura natyrale për të shëruar infeksionin në vesh

Infeksionet bakteriale dhe virale janë të zakonshme, sidomos gjatë muajve të dimrit. Edhe pse fëmijët mund të bien pre e tyre, mund të ndodhë dhe te të rriturit. Këto infeksione mund të prekin zona të ndryshme të trupit.

Shkaqe të infeksioneve në vesh:

-Mbindërtimi i dyllit në vesh

-Sindroma e alkolit fetal

-Mungesa të vlerave ushqyese

-Defekte gjenetike

-Alergjitë ushqimore

-Alergjitë mjedisore

Shenja dhe simptoma të infeksionit të veshëve:

-Dhimbje në vesh -Dhimbje koke

-Ndjesi grricëse në vesh

-Lëngje që rrjedhin nga veshët

-Temperaturë të lartë

-Përzierje

-Të vjellura

-Probleme me gjumin

-Përgjigje të varfra ndaj tingujve

 

5 kura herbale për infeksionin e veshëve:

-Hudhra

Hudhra ka veti anti mikrobiale nga natyra dhe mund të japë veti çliruese-të dhimbjes, të cilat e rendisin si një kurat natyrale më të mira për infeksionin e veshëve.

Ja si mund ta përdorni:

1.Merrni të paktën 2-3 thelp hudhër të pagatuar.

2.Zieni 3-4 thelb hudhër në ujë për 5-7 minuta dhe shtoni pak kripë. Vendosni këtë në një rrobë të pastër dhe vendoseni pranë zonës së veshit të infektuar.

3. Përgatisni vaj hudhre (gatuani 2 thelb hudhre në 1-2 lugë gjelle vaj susami derisa të marrë ngjyrë të zezë. Kur vaji është pak i nxehtë, hidhni 2-3 pika vaj në zonën e infektuar.

 

-Borziloku

Indianet e pëlqenin kaq shumë borzilokun dhe vetitë e tij saqë e quanin borziloku i shenjtë. Përdoret për të kuruar infeksionet e vogla të veshëve dhe të clirojnë dhimbjen.

1.Nxirrni lëngun e 4-5 gjetheve të borzilokut duke i shtypur ato dhe aplikojeni këtë lëng direkt në veshin e infektuar. Mundohuni të shmangni lëngun të hyjë në kanalin e veshit.

2. Përgatisni vajin e borzilokut duke shtypur gjethet dhe duke e përzier me vajin e kokosit dhe fërkojeni butësisht. Më pas zhysni një top pambuku në të dhe vëndoseni përreth zonës së jashtme të veshit, preferohet dy herë në ditë.

 

-Qepa

Qepa punon si një kurë natyrale e mrekullueshme për të trajtuar infeksionet e veshëve. Ja si duhet të procedoni: 1.Prisni një qepë, vendoseni në një mikrovalë për disa minuta dhe shtoni disa pika likuid në zonën e infektuar.

-Uthulla e mollës

Uthulla e mollës punon si një kurë natyrale efektive për veshin e infektuar.

Ja si duhet ta përdorni 1.Përzieni sasi të barabarta të uthullës së mollës dhe ujit/alkolit dhe zhysni pak pambuk në këtë përbërje. Bllokoni veshin tuaj për 5-7 minuta, më pas hiqni pambukun dhe shtrihuni në anën e kundërt, për të hequr lëngun nga veshi që mund të ketë shkuar në kanalin e veshit.